RRESHEN-KALIMASHI, SKANDALI QE PO VARROS DREJTESINE
Edhe pse po i afrohemi fundit të tunelit të superskandalit të rrugës Rrëshen-Kalimash, dritë nuk shihet kund. Akuza se janë shpërdoruar 232 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë, rrezikon të pëlcasë si një flluskë sapuni, por me efektet e një bombe për prestigjin e prokurorisë dhe drejtësisë në tërësi. Ndërsa po afron 10 prilli, ditë kur Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim akuzat ndaj ministrit Lulzim Basha, ekzistojnë të gjitha mundësitë që duke e hapur çështjen, Gjykata e Lartë ta mbyllë përfundimisht atë. Dhe nuk do ketë të bëjë fare me të drejtën, nëse ka pasur apo jo kurrupsion, nëse ministri Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorët e afërt të tij kanë shpërdoruar apo jo paratë e shqiptarëve, nëse akuzat e prokurorisë kundër tyre qëndrojnë apo jo.
Thuajse e qartë, por me procedura të errëta, çështja e këtij skandali mjaft të debatuar e me peshë të madhe politike jo vetëm për zgjedhjet në prag, por edhe për cilësinë e drejtësisë në shtet dhe raporteve të saj me politikën edhe për nesër, ka degjeneruar në një përleshje procedurale mes prokurorisë dhe të akuzuarve. Prandaj, Gjykata e Lartë nuk do të nisë të gjykojë nëse Basha, Teliti, Toma dhe të tjerë kanë shpërdoruar detyrën (dhe bashkë me të edhe paratë e shqiptarëve), por nëse prokuroria ka shkelur procedurat ligjore në procesin e hetimit. Dhe nëse do të rezultojë kështu, nuk do të ketë rëndësi nëse janë shpërdoruar apo jo qindra milionë euro. Gjykata e Lartë mund ta mbyllë pa e shqyrtuar këtë çështje skandaloze, pa dhënë drejtësi. Mund ta mbyllë duke qenë në rregull me ligjin edhe pse jo qartësisht me të drejtën. Ligji do zbatohet, por e drejta nuk do gjendet. Kush e ka fajin për këtë divorc sa skandaloz, aq edhe absurd mes ligjit dhe drejtësisë? Prokurorë që kanë neglizhuar habitshëm procedurat ligjore në hetim apo gjykatës që përdorin gjethen e fikut të procedurës për të fshehur motivimin e tyre politik? Apo bashkërisht, prokurorë e gjykatës, të bashkuar në instinktin e vetëmbrojtjes, i shmangen një ballafaqimi kërcënues me politikanë të lartë për një skandal përvëlues, duke gjetur strehë apo alibi të ligjshme te procedurat?
***
Cilado qoftë e vërteta, nuk është vështirë të kuptosh se skandali Rrëshen-Kalimash bashkë me atë të Gërdecit përbëjnë sot një qendër rreth së cilës, si në një ciklon, vërtiten shtjella dhe presione të fuqishme politike. Rrëshen-Kalimashi është një nga ato çështje që do të rrënojë ose jo përfundimisht reputacionin e një qeverisjeje, të një lideri si Sali Berisha dhe të një kampi të tërë politik. Ndihet se presioni i këtij krahu mbi prokurorinë (edhe mediatikisht me akuza për përdorim politik) është i pazakontë. Ndërkaq, duket se ky kamp politik po shfrytëzon të gjitha "aleancat" apo influencat që ka mundur të krijojë në radhët e gjyqësorit. Nuk janë të përjashtuara, ndonëse vështirë të provueshme, edhe mjete të tjera sikundër shantazhet mbi gjykatësit, gjëra këto që janë në natyrën e çdo politike kur bëhet fjalë për raste të tilla ku një alternativë qeverisëse luhatet mes ndershmërisë dhe korrupsionit, duarve të pastra dhe duarve të zhyera, lavdisë dhe turpit, fitores dhe disfatës.
Ajo që nuk të mbush me besim në qëndrimin e kësaj pale është etja e saj për ta mbyllur çështjen, përpjekjet e ethshme që akuzat e ngritura nga prokuroria për shpërdorim detyre nga një ministër, një zëvendësministër dhe shumë zyrtarë të tjerë të lartë, të mos hetohen. Përpjekja që gjykimi të shmanget duke shfrytëzuar ndonjë mangësi të mundshme në procedurat e hetimit, nuk mund të mos ngjallë dyshime për këdo që është interesuar të marrë vesh të vërtetën që është premisë e drejtësisë. Publiku do të dijë nëse qeveritarët kanë bërë apo jo korrupsion dhe nuk do të jetë i kënaqur (përjashtuar fanatikëve të pushtetit) kur të mësojë se janë procedurat që nuk lejojnë që një gjë e tillë të dalë në dritë. Një qeverisje "me duar të pastra" duhej të ishte vetë e interesuar që procedurat të mos pengonin që gjykimi të hedhë dritë mbi duart e saj. Por një qeverisje që kërkon të lajë duart me parregullsinë e procedurave, zhgënjen. Sepse janë po këta politikanë që në të kaluarën, kur ua ka dashur interesi politik, nuk kanë pyetur fare për procedurat. Rastet janë pa fund, por një i tillë i spikatur është ai i shkarkimit të Kryeprokurorit Arben Rakipi. Procedurat parlamentare u dhunuan hapur, madje u denoncuan edhe nga Komisioni i Venecias, por politika nuk u ndal dhe e shkarkoi Kryeprokurorin. Sot, po e njëjta politikë ka marrë lupën në dorë dhe përpiqet të bllokojë gjykimin e një korrupsioni, duke u kapur pas disa mangësive në procedurat e hetimit.
Nuk është më pak zhgënjyes qëndrimi i opozitës politike. Në një kohë kur kali i saj i betejës në zgjedhjet e ardhshme është korruptimi i qeverisjes, opozita duket sikur nuk do ta shikojë komprometimin e rrezikshëm të procesit të hetimit dhe gjykimit të atij që ajo vetë e ka cilësuar si një nga korrupsionet më të mëdha të qeverisë. Si shpjegohet kjo heshtje deri në mungesë shqetësimi e opozitës për këtë fikje të këtij superskandali nën hirin e mangallit të procedurave? Zakonisht zbardhje skandalesh të tilla dhe ndëshkimet e qeveritarëve që pasojnë ato, nuk mund të mos rrisin autoritetin e pushtetit të drejtësisë që deri më sot ka mbetur fare pa autoritet. Mos vallë janë edhe klane të fuqishme dhe të korruptuara edhe në radhët e opozitës që i tremben një fuqizimi të pushtetit të drejtësisë që do ta nxirrte jashtë kontrollit të politikës? Mos vallë tremben se një pushtet i pavarur drejtësie që godet korrupsionin e qeverisë së sotme, do të bënte një të tillë gjë edhe kundër korrupsionit të qeverisë së tyre nesër? Të gjitha këto janë hamendësime, por të mbështetura nga një fakt komprometues, heshtja e opozitës politike për puçin procedural që po i ndodh drejtësisë në pallatin e drejtësisë.
***
E gjitha duket si një histori absurde, që e ka zanafillën më 6 nëntor të vitit të kaluar, kur prokuroria mbylli hetimet për skandalin e Rrëshen-Kalimashit dhe u përpoq që t‘i komunikojë akuzën ish-zv.ministrit Armand Teliti dhe ish-drejtorit juridik të rrugëve, Andi Toma. Por as të akuzuarit dhe as avokatët e tyre nuk pranuan të nënshkruajnë akt-akuzën, që në gjuhën juridike do të thotë se të akuzuarit nuk janë njohur me akuzën, gjë e domosdoshme kjo para se dosja të shkojë në gjykatë. Është i habitshëm fakti që prokuroria këtë rast, në vend që t‘ua dërgojë akt-akuzën me postë të akuzuarve (duke provuar kështu edhe njohjen e tyre me të), këmbënguli ta thërrasë edhe dy herë të tjera palën e akuzuar, duke e shtyrë afatin e hetimit edhe për çdo herë nga një muaj. Pra, historia përsëritet tri herë. Tri herë prokuroria thërret palën e akuzuar dhe mbrojtjen e saj të firmosë aktakuzën dhe të tri herët përballet me refuzimin e kësaj të fundit. Por jo vetëm me kaq pak. Herën e tretë, avokatët e Telitit dhe Tomës e hedhin në gjyq prokurorinë, duke e akuzuar se ka shtyrë pa të drejtë afatin e hetimeve për një gjë që nuk po e realizon. Por çfarë nuk ka realizuar prokuroria? Pikërisht atë që pala e akuzuar nuk do ta bëjë, njohjen me aktakuzën!
Dhe të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, e kanë quajtur të paligjshme shtyrjen nga prokuroria të afatit të hetimeve përtej datës 6 nëntor 2008. Por nëse kolegji i Gjykatës së Lartë do të vendosë po kështu pas pak ditësh, i tërë procesi i hetimit për superskandalin rrezikon të përfundojë në kosh. Sepse pas 6 nëntorit janë bërë nga prokuroria edhe shumë veprime të tjera, përfshi edhe ngritjen e akuzës për ministrin Basha. Por gjithë këto veprime rrezikojnë të shndërrohen në "nul" (pra edhe ministri të mbetet pa akuzë), nëse Gjykata e Lartë e vlerëson si të paligjshme zgjatjen e hetimeve pas 6 nëntorit dhe bashkë me të edhe të gjitha veprimet e kryera nga prokuroria në atë periudhë. Është gati e pabesueshme të shohësh se disa arsyetime rreth yçklash procedurale, që thuajse nuk kanë të bëjnë fare me thelbin e skandalit, rrezikojnë ta varrosin krejt skandalin dhe bashkë me të edhe drejtësinë. Shumë enigma mbeten pa sqaruar: Përse prokuroria nuk e shmangu në kohë një grackë të tillë procedurale që minon krejt hetimet e saj? Budallallëk i ca prokurorëve, apo gjetje e një alibie ligjore për të shmangur një përplasje të tmerrshme dhe me shumë kosto me botën e politikës? Përse gjykatësit e të gjitha shkallëve, si asnjëherë tjetër më parë, e vlerësuan si të paligjshme zgjatjen e hetimeve, duke mos i dhënë prokurorisë as edhe një shans disaditor për të bërë me postë komunikimin e akuzës? Përse befas gjykatësit u përqendruan kaq shumë te procedura, duke e shndërruar në pengesë për atë që është thelbësore, që kërkon të dijë edhe publiku dhe që mund të dalë vetëm nga një gjykim: nëse në investimin gjigand të segmentit të Rrëshen-Kalimashit ka pasur apo jo korrupsion? Janë pikëpyetjet e një situate absurde, që denoncon edhe një herë sesa fort bota e korruptuar e politikës e ka mbërthyer pushtetin e drejtësisë në një kohë kur interesi publik dhe shpëtimi i shtetit nga kanceri i korrupsionit dhe mafies kërkon që pushteti i drejtësisë të mbërthejë pa shpëtim botën e korruptuar të politikës. Por kjo ka pak gjasa të ndodhë, edhe pse po flitet shumë për pavarësi të drejtësisë, nëse Gjykata e Lartë do të hedhë në kosh skandalin e Rrëshen-Kalimashit, duke i qëndruar besnike germës së ligjit, por jo frymës së tij. Do të jetë e kobshme për të ardhmen e drejtësisë në këtë shtet pa drejtësi.