NATO, NJE NGUSHELLIM I KOTE ELEKTORAL
"Po tani që jemi në NATO do të guxojnë të vjedhin votat? - pyesin ca e ca. Ndërsa ca e ca të tjerë (këta janë më të shumtë) nuk pyesin; përkundrazi, pohojnë të sigurt: tani që jemi në NATO nuk do të guxojnë të vjedhin votat e nuk do të guxojnë të prishin zgjedhjet. Po ç‘lidhje bëjnë midis anëtarësimit në NATO të Shqipërisë dhe një procesi zgjedhor? Sigurisht, shumica nuk është se mendojnë që ushtarët e NATO-s do të luajnë rolin e një policie elektorale, apo të një aradhe vëzhguesish; aq më pak mendojnë që burokracia ushtarake dhe politike e NATO-s do të transformohet për ca ditë në një korpus të administrimit të zgjedhjeve shqiptare.
Çështja është shumë më e thjeshtë. Dhe e kuptueshme: shqiptarët që bëjnë afermacionin e mësipërm dhe ata që pyesin me shpresën se do të marrin për përgjigje pikërisht këtë afermacion, besojnë se anëtarësimi në NATO do t‘i bëjë politikanët tanë më skrupulozë, më të kujdesshëm; do t‘i bëjë gjithashtu më të ndërgjegjshëm se një tollovi tjetër elektorale në këto rrethana, e shoqëruar me një tollovi sociale e politike, do të ketë tjetër jehonë e tjetër peshë në skenën ndërkombëtare.
Ka ca të tjerë pastaj, që e shohin NATO-n si një fuqi mistike. Madje, edhe si një Zot; si një Zot arbitrar e tekanjoz amá, që mund të sjellë kohën e mirë dhe diellin në politikën shqiptare, por edhe shiun, breshrin e furtunën. Ky takëm njerëzish as pyesin, as pohojnë; thjesht shprehen në mënyrë kapitullante: e po, tani i di NATO këto punë. E pas kësaj, ndihen të relax-uar, tamam si ata fëmijët, të cilët, me të dëgjuar një përrallë që ka për personazh trimin me fletë e me zemër të mirë që fanepset për të fashitur ndonjë katrahurë mes vdekatarëve të zakonshëm, bien në një gjumë të qetë e të bukur. Nuk ke ç‘i bën: NATO e ka edhe këtë përmasë trashendentale këtejpari. Ne shqiptarët jemi të vetmit që kemi prirjen për të mistifikuar dhe gjërat më të thjeshta e më normale të kësaj bote; jemi të vetmit që, pasi u japim ca ngjarjeve tepër banale një ngarkesë e ngjyrim fantastik, s‘e kemi për gjë më tej t‘u japim këtyre ngjarjeve një shpjegim gati metafizik; e pas kësaj, herë-herë ushqejmë veten me iluzione e pritmëri të kota, dhe herë-herë mbjellim frikë e pasiguri të tepërt mes vedi.
Kështu kemi qenë historikisht, gjë që duket në mënyrën më të përkryer te një parabolë konica-iane, në qendër të së cilës është një qytetar anglez i fillimit të shekullit XX, saktësisht një lord, i cili, me t‘u konvertuar vetë në fenë islame e me t‘u pagëzuar me emrin Abdullah, ia doli të konvertonte edhe një duzinë të tjerë me "inglizë". Dhe nami i neofitit Abdullah vjen dhe në Shqipërinë otomane të asaj kohe, ku e gjithë ngjarja merr përmasa legjendare e ku gati të gjithë besojnë se nën ndikimin e Abdullahut e në harkun e fare pak viteve, e gjithë Anglia do të konvertohej në fenë islame.
Mund të mendohet se parabola e Konicës është një fiction, një gjetje artistike për të denoncuar dukurinë e mistifikimit të gjërave e personazheve banale në Shqipëri, por nuk është kështu: Abdullahu është personazh real dhe jehona e tij në viset shqiptare të Perandorisë Otomane është një gjë e prekur prej vetë Konicës në një prej udhëtimeve të tij të rralla në vendin e tij e tonin. Ja, siç mund të preket - jo në përmasa konica-iane, sigurisht - jehona e një Abdullahu tjetër të ditëve të sotme, të cilit ca shqiptarë i japin kot më kot ca funksione e ca fuqira, që nuk i ka (sidozot elektorale). Është fjala për NATO-n.
Po, është e vërtetë, anëtarësimi në NATO nuk para shkon me sherret e politikës shqiptare, të cilat, të dala nga rropullitë e kësaj shoqërisë sonë e të ngritura mbi oreksin (më saktë, nepsin) për pushtet të politikanëve tanë, na kanë sjellë katrahurat e turpshme zgjedhore gjatë njëzet viteve të shkuara. Mirëpo, NATO në vetvete nuk mund ta parandalojë një katrahurë tjetër zgjedhore. Nëse kjo e fundit është e projektuar nga ndonjë mendje e mbrapshtë, ajo do të ndodhë se s‘bën. Anëtarësimi në NATO është thjesht një apel për ca përgjegjshmëri më shumë. Asgjë tjetër. Në këtë kuptim, ne duhet të besojmë se kjo ngjarje e rëndësishme mund të ketë një rol pozitiv elektoral, në po atë masë që duhet të besojmë se e njëjta ngjarje do të na prodhojë një sistem më të mirë drejtësie, apo do të na prodhojë institucione më eficente. Shkurt hesapi, NATO, dua të them anëtarësimi në NATO, nuk ka asnjë rol për të luajtur në këtë drejtim. Zgjedhjet pra do të rrjedhin në atë mënyrë që duan aktorët apo lojtarët lokalë. Duhet uruar që këta aktorë apo lojtarë të duan më shumë një proces normal zgjedhor, që mund të pjellë edhe humbjen e tyre, e jo një fitore të arritur pas një procesi zgjedhor të njollosur me vjedhje votash.