Prokurorët do të "spiunohen" në mënyrë elektronike
Një sistem i ri vlerësimi për prokurorët e Republikës së Shqipërisë, por më shumë monitorim nga eprorët dhe zyrtarët më të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme. Në bashkëpunim me ekspertët italianë dhe spanjollë, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka ndërmarrë një nismë të re për vlerësimin e karrierës së prokurorëve, duke filluar nga muajt e fundit. Çdo prokuror që punon në mënyrë të rregullt dhe pa gabime do të ngrihet në detyrë, ndërsa të tjerëve më me pak produktivitet do t‘i tërhiqet vëmendja për një punë të mirë. Ekspertët ndërkombëtarë kanë rekomanduar që prokurorët dhe hetuesit në të gjithë vendin, që punojnë për sistemin e akuzës, të monitorohen në mënyrë elektronike dhe eprorët dhe zyrtarët e lartë të Prokurorisë së Përgjithshme. Një gjë e tillë do të realizohet në kuadër të transparencës së organit të akuzës në përballjet me gjykatat dhe hetimet për çështjet e rëndësishme, shpeshherë të debatuara.
Kontrolli i prokurorëve
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm do të monitorojë online dhe në çdo kohë kërkesat e prokurorëve në gjykatë për çështje të caktuara. Informacionet do të kalkulohen në çdo kohë në mënyrë elektronike dhe një përmbledhje e të dhënave do t‘i serviret Prokurores së Përgjithshme. Në këtë kuadër do të vlerësohet puna e gjithkujt në organin e prokurorisë dhe do të arrihet të vlerësohen për punën që kryejnë, qoftë me shpërblime në fund të vitit, ose me ngritje në detyre. Gjithsesi, monitorimi mund të "fundosë" të korruptuarit, pasi në çdo kohë zyra e prokurorit të Përgjithshëm do të vlerësojë bazën ligjore të kërkesave dhe dosjes së prokurorit. Në këtë rast prokurorët mund të marrin masa paralajmëruese e deri në largim nga puna, në bazë të ligjit "për prokurorinë", ku janë të gjitha sanksionet për personat që shkelin këtë ligj. Burimet nga akuza qendrore thanë se Drejtoria e Kontrollit dhe Ndjekjes Penale do të ketë çdo informacion në dispozicion për dosjet dhe çështjet më të ndjeshme për opinionin publik, ndërsa në çdo kohë mund t‘u rekomandojë titullarëve të çdo prokurorie masat që duhet të marrin. Nëse vërehet një shkelje apo një lapsus i një prokurori, ai menjëherë do të ndreqet. E gjithë kjo, sipas prokurorisë, realizohet për një transparencë në sistemin e akuzës, shembull i cili duhet të merret edhe nga gjyqësori, ndërsa duhet të ketë një kontroll të rreptë për avokatët që abuzojnë me ligjin.
Informimi i kryeprokurores
Prokurorët në Republikën e Shqipërisë u janë nënshtruar urdhrave të kryeprokurores Ina Rama, në lidhje me çështjet problematike që kanë hetuar dhe hetojnë. Urdhri është lëshuar në fund të vitit të kaluar dhe në datën 1 janar 2009 është bërë i zbatueshëm për të gjithë prokurorët. Nëse një çështje me ndjeshmëri publike pushohet, prokurori i çështjes duhet të motivojë bazën ligjore që ka përdorur. Me një letër informon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për hapat që ka ndërmarrë. Nëse është e nevojshme, akuza qendrore zhvillon një analizë dhe nëse vërehet se prokuroria ka gabuar, atëherë i rekomandohet prokurorisë përkatëse të kryejë hapat e duhur ligjorë. E njëjta situatë vërehet edhe në çështjet në gjykatë, kur prokuroria dështon. Për çdo pafajësi të individëve, prokurori në fjalë duhet të informojë numrin një të akuzës.
S.Ç