Shkarkohet, shkeli tokën greke me uniformë
• Lirohet nga detyra e shefit të policisë, pasi shkel në tokën greke me uniformë shqiptare.
KORÇE / JORGJETA GJANÇI
Artan Brahimi, shef i policisë së rrethit të Devollit është liruar dje nga detyra pasi ka kaluar vijën kufitare në doganën e Kapshticës pa marrë leje dhe me uniformën policore veshur. Lajmi konfirmohet për "Panorama"-n nga drejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë, Emri Vata. Mësohet se edhe pse lirimi nga detyra për Brahimin është bërë dy ditë më parë, masa disiplinore i është komunikuar atij ditën e djeshme. Në këto rrethana ai ka qenë i detyruar të kryejë dorëzimin e armës dhe të zyrës dhe largohet nga detyra. Motivacioni që i është bërë i ditur ka qenë "shkelja administrative gjatë kryerjes së detyrës". Burime policore kanë bërë të ditur se, urdhri për lirimin nga detyra të Brahimit ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë pranë Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që nuk bëhet e ditur nëse është larguar nga radhët e policisë apo do të marrë një detyrë të re më të ulët se deri dje. "Ka kryer shkelje administrative gjatë ushtrimit të detyrës. Ai ka dalë jashtë kufijve shtetërorë pa marrë lejë nga ministri apo zëvendësministri, siç e parashikon rregullorja e Policisë së Shtetit", është shprehur Vata, në një komunikim për mediat. Ndërkohë që burime pranë Komisariatit të Policisë në rrethin e Devollit kanë pohuar se, shkak për këtë masë disiplinore ka shërbyer hyrja e shefit të Komisariatit të Devollit me uniformën e oficerit të policisë shqiptare në tokën greke, pa marrë lejë nga eprorët e lartë të Policisë së Shtetit, ministrit apo zëvendësministrit. Oficerë të këtij komisariati kanë pohuar për gazetën se, Brahimi gjatë ushtrimit të detyrës së tij në këtë post prej mëse një viti, e ka pasur në praktikën e tij komunikimet e shpeshta me krerët e lartë të Policisë Kufitare greke. Në rastet kur lindnin probleme të pengimit të emigrantëve në sportelet doganore greke apo krijimit të radhëve të gjata të tyre në hyrjet e dy doganave, kreu i policisë së Devollit bënte biseda telefonike me eprorët e Policisë Kufitare greke. Në mjaft raste ata shkëmbenin vizita pune në mjediset e dy doganave. Mendohet se një fakt i tillë ka shërbyer për lirimin nga detyra, ndonëse jozyrarisht pohohet se Brahimi ka kaluar me pretekstin se do të shkonte në një Duty Free Shop. Ky veprim është pikasur nga efektivët e SHKB-së, të cilët kanë sinjalizuar Drejtorinë e Policisë së Korçës e më pas ato Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndërsa bëhet e ditur se, Brahimi gjatë gjithë ditës së djeshme nuk ka qenë në mjediset e Komisariatit të Policisë së Devollit si edhe kontaktimi i tij përmes telefonit ka qenë i pamundur, për shkak se rezultonte i fikur.