E Diel, 1 Nëntor 2026

Buxheti nis debati në Parlament

 

Komisionet parlamentare nisin sot debatin për projekt buxhetin e vitit 2010. Komisioni i parë që do të marrë në shqyrtim draftin e miratuar një javë më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, është ai i Ekonomisë dhe Financave. Shpenzimet e përgjithshme për vitin e ardhshëm rreth 410 miliardë leke (4.6 miliard USD), me një rritje prej rreth 2 për qind, krahasuar me buxhetin suplementar të vitit 2009. Sipas parashikimeve buxhetore të Qeverisë, në vitin 2010 pensionet e fshatit do të kenë një rritje deri në 15 për qind, në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që pensionet e qytetit do të rriten me 7-8 për qind, ndërkohë që pagat do të rriten 4-10% ku më shumë do të përfitojnë punonjësit me paga të ulëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›