E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon eurodeputeten Tanja Fajon

 

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta takoi dje eurodeputeten Tanja Fajon e cila ndodhet në Tiranë ku do marrë pjesë sot në konferencën me temë: “Regjimi pa viza për Shqipërinë – hapat e fundit”. Fajon ishte hartuese e rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian në 12 nëntor, lidhur me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në regjimin e lëvizjes pa viza drejt hapësirës Schengen. Sipas njoftimit për shtyp Meta e falenderoi eurodeputeten Fajon lidhur me këtë iniciativë të suksesshme dhe paraqiti një tablo të përditësuar të plotësimit të kushteve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave nga Shqipëria. Fajon shprehu angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe konfirmoi vullnetin e Parlamentit Evropian dhe institucionave të tjera komunitare për të proceduar sa më parë me marrjen e vendimit për heqjen e vizave për qytetarët tanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›