E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti, prokuroria e kënaqur me qeverinë

Reagimi

Prokuroria e Përgjithshme është e kënaqur me buxhetin që qeveria i ka akorduar për vitin 2010. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se kërkesat e tyre janë plotësuar nga ekzekutivi si në paga dhe në investime. Zyrtarët që merren me çështjet ekonomike në akuzë deklaruan se gjatë këtij viti kanë marrë garanci nga qeveria për një shtesë në buxhet për sa i përket shtimit të punonjësve të rinj, pas hyrjes në fuqi të ligjit “për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”. Sipas burimeve zyrtare, nevojitet krijimi i një strukture dhe një buxhet shtesë. Ndërkohë, e vetmja ngrirje e buxhetit ka të bëjë me rikonstruksionin e godinës së Prokurorisë së Elbasanit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›