Buxheti shtesë, 270 milionë dollarë për investimet dhe borxhin
Projektbuxheti / Qeveria miratoi buxhetin suplementar për vitin 2008, të ardhurat nga fisku mundësuan buxhetin
Buxheti suplementar i miratuar dje:
Totali 270 milionë dollarë, ose rreth 20 miliardë lekë
Rreth 12 miliardë lekë shkojnë për infrastrukturë
Një fond prej 2 miliardë lekësh shkon tek pushteti vendor
Rreth 6 miliardë lekë do të përdoren për zbutjen e borxhit
Të ardhurat nga tatimet dhe doganat i kanë krijuar qeverisë shqiptare mundësinë për miratimin e një buxheti suplementar për të tretin vit radhazi. Janë rreth 14 miliardë lekë tejkalime nga të ardhurat fiskale që shkojnë në buxhetin shtesë, i cili në pjesën më të madhe shkon për investime publike, ku 80 për qind zënë investimet në infrastrukturë. Kryeministri Berisha u shpreh se buxheti suplementar, i cili do t’i dërgohet Parlamentit dëshmon për suksesin spektakolar të qeverisë në fushën e financave e rritjes së shpejtë ekonomike, si dhe e luftës së pandërprerë kundër kontrabandës, evazionit dhe informalitetit.
Buxhetit të shteti i shtohen rreth 270 milionë dollarë në gjysmën e dytë të vitit 2008. Buxheti shtesë prej 270 milionë dollarë, i siguruar kryesisht nga tejkalimi i të ardhurave fiskale si dhe rialokimeve, do të përdoret për investime publike dhe kryesisht investimet në infrastrukturën rrugore, si dhe për mbulimin e deficitit buxhetor. Qeveria në një mbledhje jashtë radhë, miratoi dje projektbuxhetin suplementar të dërguar nga Ministria e Financave, me një vlerë rreth 270 milionë USD. Më shumë se gjysma e buxhetit vjen prej administrimit të mirë fiskal dhe pjesa tjetër nga rialokime të fondeve.
Ky buxhet nuk ka përfshirë brenda tij të ardhurat që sigurohen nga shitja e kompanisë ARMO, e cila është shitur me një vlerë prej 125 milionë euro, si dhe të ardhura të tjera që do t’i shtohen buxhetit nga shitja e disa ndërmarrjeve strategjike.
Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Berisha u shpreh se buxheti suplementar i cili do t’i dërgohet Parlamentit dëshmon për suksesin spektakolar të qeverisë në fushën e financave e rritjes së shpejtë ekonomike, si dhe e luftës së pandërprerë kundër kontrabandës, evazionit dhe informalitetit. Buxheti shtesë që ka një vlerë rreth 20 miliardë lekë do shkojë kryesisht për investime në infrastrukturë, një pjesë tek pushteti vendor dhe ajo çka mbetet do të përdoret për të zbutur borxhin. Kryeministri ka sqaruar në detaje dhe mënyrën e përdorimit të parave të buxhetit suplementar dhe sektorët e shfrytëzimit të tyre. “Është normale që çdo qytetar shqiptar të shtrojë pyetjen: Çfarë bëhet me paratë tona? Dua të informoj qytetarët se me këto para shtesë, 12 miliardë do t’i japim infrastrukturës, kryesisht rrugëve në mbarë vendin. 2 miliardë do t’i jepen qeverisë vendore dhe restoja do të përdoret për pakësimin e deficitit buxhetor”. Kryeministri theksoi se e gjithë kjo është rezultat i zbatimit të disiplinave të sakta financiare. “Disiplinat financiare që ne kemi vendosur kanë bërë të mundur që t’i drejtohemi Parlamentit sot, pa llogaritur ARMO-n dhe të ardhura të tjera nga privatizimi, me një buxhet prej rreth 270 milionë dollarësh, ndërsa me të ardhurat e ARMO-s dhe privatizimit, buxheti që ne parashikuam në fillim të 2008 rritet edhe me 500 milionë dollarë të tjerë”, - tha Kryeministri. Kryeministri informoi se krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2005, të ardhurat nga TVSH-ja, në vitin 2008 janë 74 % më të larta. Ai bëri të ditur se faktikisht në raport me GDP-në të ardhurat nga TVSH-ja në Shqipëri janë në nivelet më të lakmueshme dhe më të mira të rajonit, qartësisht mbi mesataren e rajonit. Kryeministri bëri të ditur se po kaq impresionuese janë të ardhurat nga tatim-fitimi. “Pas uljes së kësaj takse me 2.5 herë krahasuar me vitin 2005, dikush mund të mendojë se të ardhurat do të binin, por kjo nuk është e vërtetë. Të ardhurat krahasuar me 2005 me gjithë uljen e nivelit 2.5 herë të kësaj takse janë rritur me 8 %”. Ndër të tjera, Kryeministri informoi se të ardhurat nga sigurimet shoqërore me gjithë uljen e nivelit të kontributeve prej 31 % janë rritur me 30 %, ndërsa të ardhurat nga akcizat janë rritur me 90 %. Kryeministri theksoi se angazhimi parësor i qeverisë që ai kryeson do të mbetet lufta kundër korrupsionit, e cila tashmë do të vijojë më eficente se kurrë. “Duke shprehur vlerësimin tim më të madh dhe falënderimin për të gjithë punonjësit e financave të Shqipërisë, që ia dolën të konsolidojnë në këtë vend një disiplinë fiskale për të cilën Shqipëria kishte më shumë nevojë se për çdo gjë tjetër, sërish zotohem para shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit do të jetë përparësia numër 1 e kësaj qeverie”, - tha Kryeministri. Kryeministri informoi se buxheti i shtetit, i cili është dhe arka e dytë e shqiptarëve, ka inkasuar 44 miliardë lekë, rreth 600 milionë dollarë më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2005.
Buxheti shtesë, kryesisht nga tejkalimi i të ardhurave
Të ardhurat nga administrata qendrore fiskale këtë vit u tejkaluan me 7 për qind, duke arritur 6.3 miliardë lekë më shumë se plani, ose 19 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Tejkalimi i të ardhurave në një nivel shumë më të lartë se vitet e tjera ka krijuar mundësinë për hartimin e projektbuxhetit shtesë për vitin 2008. Ndryshe nga buxheti shtesë i vitit të kaluar, ku një pjesë e mirë e tij u sigurua nga privatizimi i kompanisë “Albtelekom”, këtë vit të ardhurat fiskale zënë pjesën kryesore të këtij buxheti. Kryeministri Berisha, duke bërë një paraqitje të rezultateve të 6-mujorit të parë të vitit 2008, bazuar në të dhënat e autoriteteve përkatëse, tha se “të ardhurat nga administrata qendrore fiskale këtë vit u tejkaluan me 7 për qind, ndonëse ishte një plan shumë më i madh se në vitin 2007. Në këtë mënyrë, u realizuan 6.3 miliardë lekë më shumë se plani, ose në total 19 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”.
Ndërsa në administratën doganore, tejkalimi i të ardhurave është 7 për qind, ose 13 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ndërkohë që të ardhurat nga tatim-fitimi janë 8 për qind më të larta se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2005, me gjithë uljen e tarifës prej rreth 2.5 herë”, - theksoi Kryeministri. Gjithashtu, vijoi ai, ka një rritje të madhe të akcizës. “Në tërësi, rritja e të ardhurave, nga 283 miliardë lekë të planifikuara për buxhetin fillestar, ka arritur në 304 miliardë lekë me buxhetin shtesë. Po t’i referohemi PBB-së kjo është një rritje shumë e madhe që shkon nga 26.4 për qind në 28.2 për qind, pra ka një rritje prej 1.8 për qind”, - tha Kryeministri. Duke sjellë në vëmendje periudhën e qeverisjes së mëparshme, Kryeministri kujtoi përpjekjet e tij dhe të opozitës së atëhershme në Parlament, duke kërkuar rritjen me 0.5 për qind të PBB-së, si shtesë për fondin e pensioneve. “Kur ne ishim në opozitë, kemi kërkuar në Parlamentin e asaj kohe, për një ditë të tërë rritjen me 0.5 për qind të PBB-së, pasi donim që këto para t’u kalonin pensioneve. Pavarësisht këmbënguljes sonë në Parlament, për rreth 24 orë, kjo kërkesë e jona nuk u pranua dhe u quajt e pamundur”, - nënvizoi Kryeministri. Kryeministri vuri në dukje se nga viti i kaluar deri këtë vit, të ardhurat janë rritur me 1.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Ky buxhet i jep mundësi të madhe shpejtimit të projekteve, hapjes së projekteve të reja dhe konsolidimit të mëtejshëm të disiplinës fiskale”, - u shpreh Kryeministri, ndërsa siguroi shqiptarët se “pavarësisht nga vitit elektoral, nuk do të njohin lëkundje në asnjë aspekt”.
BOX
Berisha: Deficiti buxhetor ulet ndjeshëm nga buxheti shtesë
Një pjesë e mirë nga buxheti shtesë me një vlerë prej 6 ose 8 miliardë lekë do të shkojë për mbulimin e borxhit publik. Kryeministri informoi se buxheti suplementar bën të mundur që deficiti buxhetor i brendshëm të ulet nga 2.3 % e prodhimit të brendshëm në 1.6 % e prodhimit të brendshëm, duke shënuar uljen e tij historike më maksimale. “Bën të mundur uljen e deficitit të përgjithshëm nga 7.9 % në 5,2 të prodhimit të brendshëm në normën e kërkuar nga FMN. Në këtë buxhet investimet kapitale rriten 2,5 herë krahasuar me vitin 2007”. Kryeministri theksoi se qeveria që ai kryeson ka ulur 32 % në terma reale shpenzimet operative krahasuar me 2005. “Qeveria shkon në Parlament me këtë buxhet dhe del para qytetarëve shqiptarë e qetë sepse ajo ka ulur 32 % në terma reale shpenzimet operative të saj krahasuar me 2005. Kjo përbën një meritë të veçantë të të qenit modest dhe i përkorë dhe joabuziv. Ky është një detyrim moral dhe ligjor për të gjithë zyrtarët”.
Buxheti i shtetit për vitin 2008 është:
Të ardhurat 303.783 milionë lekë
Shpenzimet 360.207 milionë lekë
Deficiti 56.424 milionë lekë
Parashikimi / Deri në fund të vitit pritet shitja e disa ndërmarrjeve tek investitorë strategjikë
Privatizimet strategjike do çojnë buxhetin shtesë në 400 milionë dollarë
Buxheti suplementar:
14 miliardë lekë nga taksat e tatimet
4 miliardë nga rialokimet
125 milionë euro nga shitja e ARMO-s
Të ardhura nga privatizime të tjera (OSSH)
Buxheti shtesë llogarit rreth 380-400 milionë dollarë
Si do të përdoret:
300 milionë dollarë për investime
95 për qind për investime publike
80 për qind e investimeve për rrugët
7-8 miliardë lekë për mbulimin e borxhit
Këtë vit buxheti shtesë nuk do të përdoret për rritjen e pagave dhe pensioneve, ashtu sikundër u përdor buxheti suplementar i vitit të kaluar. Ai në 95 për qind do të përdoret për investime. Ndryshe nga buxheti shtesë i vitit të kaluar, ku pjesa më e madhe e fondit është siguruar nga të ardhurat e privatizimeve strategjike, kryesisht nga shitja e “Albtelekom”-it dhe më pak nga të ardhurat e taksave dhe tatimeve, këtë vit buxheti suplementar kryesisht sigurohet nga rritja e të ardhurave nga taksat dhe tatimet.
Në 6-mujorin e dytë 2008 rritet fondi i investimeve, kryesisht për ato në infrastrukturë. Kjo bëhet e mundur nga buxhetit suplementar, i cili u miratua dje në qeveri dhe do të kalojë së shpejti në Parlament. Ndryshe nga buxheti shtesë i vitit të kaluar, ku pjesa më e madhe e fondit është siguruar nga të ardhurat e privatizimeve strategjike, kryesisht nga shitja e “Albtelekom”-it dhe më pak nga të ardhurat e taksave dhe tatimeve, këtë vit buxheti suplementar kryesisht sigurohet nga rritja e të ardhurave nga taksat dhe tatimet. Nga të ardhurat nga tatimet e taksat janë 14 miliardë lekë, pjesa tjetër e buxhetit shtesë do të sigurohet nga privatizimi i sektorëve strategjikë, ku është përfshirë vlera prej 125 milionë eurosh që është siguruar nga shitja e kompanisë ARMO. Përveç vlerës 14 miliardë lekë që është siguruar nga tejkalimi i të ardhurave, pritet që në buxhetin shtesë të miratohen edhe fondet që do të sigurohen nga shitja e privatizimeve strategjike. Fond që pritet t’i shtohet këtij buxheti shtesë nga privatizimet tragjike, është ai i konfirmuar nga shitja e ARMO-s, e deklaruar publikisht rreth 130 milionë dollarë, e cila do përdoret 50 për qind për investime dhe 50 për qind për uljen e stokut të borxhit, ndërkohë janë dhe një sërë privatizimesh në proces, siç është INSIG-u, aksionet në Bankën e Bashkuar, aksionet në AMC dhe po kështu, është bërë dhe njoftimi i privatizimit të KESH-it, që mund të realizohet këtë vit, këtë vit ndoshta, por ka gjasa edhe për vitin që vjen. Pak ditë më parë në një intervistë për “standard”, zëvendësministri Shehu ka sqaruar se buxheti suplementar bashkë me fondet nga privatizimet shkon në rreth 400 milionë dollarë.
Nga këto, 125 milionë euro është privatizimi i konfirmuar i ARMO-ja dhe shifra 14 miliardë lekë nga taksat, po ta kthesh në dollarë shkon në 180 milionë dollarë, pra i gjithë buxheti shtesë shkon më shumë se 300 milionë dollarë. Ndërsa vlera e shitjes së ARMO-s, 125 milionë euro, bëjnë rreth 180 milionë dollarë. E gjitha shkon rreth 380 apo 400 milionë dollarë dhe po të heqim pjesën që e kalojmë për të zbutur borxhin, pra shifra 300 milionë, është vetëm investime. Pra në buxhetin shtesë, shifra 300 milionë dollarë është shuma e investimeve që do të realizohen duke i konsideruar të dyja burimet, edhe tejkalimet nga tatimet dhe taksat, edhe të ardhurat nga privatizimet strategjike.
Një pjesë e mirë e buxhetit thithet nga rruga Durrës-Kukës-Morinë. Investimet janë parashikuar për të gjitha projektet e rrugëve, por duke përfshirë dhe rrugën Durrës–Kukës. Pra, një pjesë i merr kjo rrugë e rëndësishme dhe pastaj do të kenë prioritet të gjitha rrugët kombëtare, segmentet duke filluar nga Fier-Vlorë, vazhdimi i bregdetit të Sarandës, është pjesa e Tepelenës, ajo e Korçës dhe segmenti Bllatë- Bulqizë. Ndërkaq, mbulohet edhe borxhi publik, i cili është thjesht emetim më pak, i bie rreth 7-8 miliardë lekë, pra qeveria nuk do të marrë hua. Vitin e kaluar kishte më shumë të ardhura nga privatizimi dhe disa të ardhura që ne i morëm nga “Albtelekom”-i, siç ishte dividenti i pashpërndarë, ndërsa këtë vit ndryshimi është se tejkalimi i të ardhurave është më i madh në krahasim me një vit më parë. Në këto 300 milionë dollarë që parashikohet të jetë buxheti suplementar, raporti i tejkalimit të të ardhurave dhe të ardhurat nga privatizimi i sektorëve strategjikë, është në favor të tejkalimit të të ardhurave nga taksat e tatimet.
Ndryshimet që i bëhen buxhetit 2008
Qeveria miratoi dje ndryshimet në ligjin për "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”. Buxheti i shtetit, për vitin 2008, është: i ndarë në të ardhura 303.783 milionë lekë, shpenzimet në 360.207 milionë lekë dhe deficiti në
56.424 milionë lekë. Sipas projektbuxhetit shtesë të miratuar dje, buxheti i shtetit përbëhet nga fondi i konsoliduar, buxheti i sigurimeve shoqërore dhe buxheti i sigurimeve shëndetësore. Në bazë të ndryshimeve, fondi i konsoliduar, për vitin 2008, është: të ardhurat në 252.724 milionë lekë, shpenzimet në 309.148 milionë lekë dhe deficiti në 56.424 milionë lekë. Fondi i konsoliduar përbëhet nga buxheti qendror që janë të ardhurat në 237.142 milionë lekë dhe shpenzimet në 293.566 milionë lekë dhe nga buxheti i pushtetit vendor, ku të ardhurat janë 31.646 milionë lekë; nga të cilat, granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror në 16.064 milionë lekë dhe
shpenzimet në 31.646 milionë lekë. Buxheti i sigurimeve shoqërore, për vitin 2008, është; skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror: ku të ardhurat nga kontributet janë 63.360 milionë lekë, nga transferimet nga buxheti i shtetit janë 45.650 milionë lekë; 17.710 milionë lekë dhe shpenzimet 63.360 milionë lekë. Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributeve të sigurimeve, shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategori specifike të personave të vetëpunësuar. Për vitin 2008, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.