Licencat për ndërtim e transport, tarifë 1 euro
Lejet dhe licencat që jepen për veprimtari ndërtimi apo transporti, tash e tutje do të kushtojnë shumë lirë. Vetëm 1 euro mjafton për të marrë licencën pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Këshilli i Ministrave miratoi dje në mbledhjen e radhës caktimin e tarifës 1 (një) euro për pagesën e licencave, që u jepen nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, subjekteve, persona, fizikë dhe juridikë, privatë, për ushtrimin e veprimtarive në fushën e ndërtimit dhe transportit. Sipas këtij vendimi në fushën e punimeve të ndërtimit, përfshihen: licencë profesionale për mbikëqyrje dhe kolaudim punimesh në zbatim, në fushën e transportit rrugor; licencë për transport ndërkombëtar udhëtimesh, në fushën e transportit detar; leje për të vepruar në linja të rregullta ndërkombëtare detare; leje për ushtrimin e veprimtarisë së pilotimit; leje për veprimtarinë e tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore, në zonën portuale të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, Sarandës dhe në radat përkatëse etj. Ngarkohet Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi. Hartimi i këtij vendimi bëhet në vijim të procedurave për zbatimin e reformës rregullatore, në lidhje me përmirësimin e klimës së zhvillimit të biznesit në Shqipëri, ku janë marrë një sërë masash për lehtësimin e procedurave, si në aspektin dokumentar, procedural dhe të afateve. Në vazhdim të përmirësimeve në dispozitat ligjore dhe nënligjore, të cilat konkludojnë në lehtësimin e ndjeshëm të procedurave që bizneset duhet të ndjekin për t’u pajisur me licenca apo leje për ushtrim aktiviteti në fusha të caktuara, do të paraqitet për miratim dhe akti në vijim me të cilin miratohen tarifa simbolike për pajisjen me dokumentet e sipërcituara. Komisionet e posaçme dhe strukturat përkatëse të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit japin licenca për ushtrim aktiviteti në fushën e mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të ndërtimit për subjektet fizike e juridike, autorizime për shërbim linje për transport në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve me autobus dhe për leje për transport detar. Të gjitha licencat e parashikuara në këtë projektvendim propozohet të kenë tarifën prej 1 euro. Në zbatim të nenit 4 të ligjit “Për çmimet dhe tarifat”, i ndryshuar, caktohet kjo tarifë e cila u miratua dje nga Këshilli i Ministrave. Para se projektvendimi se të shkonte në qeveri, është dërguar për mendim në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Ministrinë e Financave. Ministria e Drejtësisë është shprehur dakord me këtë projektvendim dhe ka bërë sugjerime në lidhje me bazën ligjore dhe evidentimin e akteve me të cilat rregullohen tarifat. Po kështu, edhe Ministria e Financave gjithashtu është shprehur dakord dhe sugjeron parashikimin e efekteve financiare të këtij projektvendimi.
Doganat arkëtojnë 47.9 miliardë lekë në 6 muaj
Administrata doganore arkëtoi në buxhetin e shtetit 47 miliardë e 993 milionë lekë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti. Sipas burimeve zyrtare të DPD-së, shërbimi doganor realizoi planin e të ardhurave për 6-mujorin e parë të vitit 2008 në masën 105 %, duke arkëtuar 2 miliardë e 366 milionë lekë më shumë se plani. Burimet thanë për ATSH-në se krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar, administrata doganore realizoi të ardhurat në masën 115%, pra 15 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, ose 6 miliardë e 147 milionë lekë më shumë. Në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, u arritën rezultate pozitive edhe në zhdoganimin e mallrave të akcizës. Sipas këtyre të dhënave, gjatë periudhës janar-qershor u zhdoganuan 178 mijë e 530 mijë ton karburante, thuajse sa e njëjta periudhë e një viti më parë, kur u zhdoganuan 177.681 ton, me një rritje prej 849 ton karburante. Po kështu u zhdoganuan 3 mijë e 45 ton kafe, me një rritje prej 5 % ose 135 ton më shumë se 6-mujori 2007. Me rritje prej rreth 30 % rezultoi edhe zhdoganimi i cigares, ku gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti u zhdoganuan 1 mijë e 841 ton cigare, me një rritje prej 30% ose 422 ton cigare më shumë se 6-mujori 2007. Për sa i përket zhdoganimit të birrës, burimet thanë se u zhdoganuan 13 mijë e 714 hektolitra, thuajse e njëjta sasi e zhdoganuar gjatë pjesës së parë të vitit të kaluar.
Austri-Shqipëri, Dhomat e Tregtisë nxisin bashkëpunimin
Biznesi austriak është i interesuar për të investuar në Shqipëri. Gjatë vitit të kaluar, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë ka organizuar disa takime të kompanive të njohura austriake me partnerët e tyre shqiptarë. Një takim i tillë është organizuar mes VA TECH HYDO GmbH e POYRY ENERGY GmbH dhe specialistëve e biznesmenëve shqiptarë që veprojnë në fushën e energjetikës. Këto ditë, është Dhoma e Tregtisë e Landit Carinthia (Kërnten), që ka shprehur vullnetin për të promovuar bashkëpunim midis bizneseve shqiptare dhe atyre austriake. Ndërtimi i HEC-eve, zonat industriale, ujërat termale etj., janë disa nga fushat ku po performohet ky bashkëpunim. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës që zhvilloi në Austri kryetari i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë, Ilir Zhilla. Ftesa e Dhomës së Tregtisë të Landit Carinthia (Kërnten) për shefin e Dhomave të Tregtisë, është bërë në kuadrin e interesimit të sipërmarrjes austriake për të bashkëpunuar me partnerët e tyre në Shqipëri. Në takimin me Presidentin e Dhomës së Tregtisë të Landit Carinthia (Kërnten), Franz Pacher, Ilir Zhilla bëri një ekspoze të situatës ekonomike në Shqipëri, duke veçuar konsolidimin e biznesit shqiptar dhe të legjislacionit në fushën ekonomike. Z. Zhilla informoi homologun austriak për disa nga projektet konkrete, të realizuara tashmë nga sipërmarrja shqiptare, projekte që kanë nevojë për fonde investimesh dhe për më shumë bashkëpunim. Mundësitë e gjithanshme për investime në Shqipëri, u trajtuan edhe në takimin me Meinrad Hoofferer, Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë i Dhomës së Tregtisë të Landit Carinthia (Kërnten). Pala austriake shprehu interes të veçantë për intensifikimin e bashkëpunimit me sipërmarrësit shqiptarë, sidomos në realizimin e disa veprave në energjetikë, si dhe për përfshirjen në aktivitetin e zonave industriale. Drejtuesit më të lartë të Dhomës së Tregtisë të Landit Carinthia (Kërnten) morën përsipër të informojnë biznesin austriak në lidhje me këto projekte. Në vjeshtë, Presidenti i Dhomës së Tregtisë së këtij landi, Franz Pacher, do të vizitojë Shqipërinë, në krye të një delegacioni biznesmenësh austriakë. Pritet që gjatë kësaj vizite, vullneti për të lidhur bizneset reciproke të performohet në dokumente konkrete bashkëpunimi.