Dekretet e Topit për Gjykatën e Lartë, gati seancat dëgjimore në Kuvend
Gjinushi: “Kuvendi t’i votojë kandidaturat brenda kësaj legjislature”. Fatos Beja: “Kemi nisur procedurat e shqyrtimit të kandidaturave”
Shaban Sulçe
Kuvendi nis procesin e shqyrtimit të dekreteve të presidentit për 6 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Shumë shpejt në Komisionin e Ligjeve pritet të zhvillohen seancat dëgjimore me gjithsecilin prej kandidatëve, gjë që parashikohet edhe në rregulloren e re të Kuvendit, tashmë të ndryshuar. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, ka deklaruar dje se ka nisur komunikimin zyrtar me 6 kandidatët e dekretuar nga presidenti Topi. Këta të fundit kanë filluar të përgatisin dosjet personale me kërkesat kushtetuese për zgjedhjet e tyre dhe do të jenë gati për t’iu përgjigjur pyetjeve nga ana e deputetëve të maxhorancës dhe të opozitës.
“Ka nisur puna që prej së premtes. Do të vijojmë me kërkesën e institucioneve përkatëse dhe javën e ardhshme do të nisim me dëgjimin e kandidatëve dhe prezantimin e tyre”, - u shpreh Beja.
Opozita
Ende nuk dihet nëse maxhoranca do të jetë e gatshme për të kaluar në Kuvend çështjen e dekreteve të presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Madje, gjatë diskutimeve të djeshme në Kuvend, kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi akuzoi maxhorancën se po tenton që ta shtyjë këtë çështje në muajin shtator. Gjinushi kërkoi nga Kuvendi që të zgjedh anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë brenda legjislaturës aktuale. Ndërkohë ende nuk dihen mendimet e maxhorancës për kandidaturat e reja të përzgjedhura nga presidenti Topi për anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Nga ana tjetër, Partia Socialiste është shprehur se nuk është dakord me këto kandidatura, ndërkohë që parti të vogla parlamentare janë shprehur pro tyre.
Dekretet
Më 8 korrik, Presidenti i Republikës firmosi dekretet e reja për anëtarë të Gjykatës së Lartë, pas rrëzimit të dekreteve të mëparshme nga ana e deputetëve të maxhorancës. Për dekretimin e gjashtë emrave të rinj të Gjykatës së Lartë, presidenti Topi u bazua në kriteret e propozuara nga grupi i ekspertëve, i cili u ngrit fill pas rrëzimit nga Kuvendi të kandidaturave të para për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Kandidaturat e reja të presidentit Topi tashmë do të shqyrtohen nga Kuvendi në bazë të Rregullores së re të miratuar vetëm dy ditë më parë në seancë parlamentare. Kjo është prova e dytë e presidentit Topi me kandidaturat në Kuvend.
Kandidaturat
Presidenti i Republikës ka firmosur kandidaturën e Aleksandër Muskajt për një nga postet vakante të Gjykatës së Lartë. Muskaj është gjyqtar prej shtatëmbëdhjetë vitesh, ish-anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Ai ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Një tjetër kandidaturë është Arjana Fullani, gjyqtare për njëmbëdhjetë vjet, aktualisht drejtore e Shkollës së Magjistraturës prej tetë vitesh. Ka marrë titullin “Master” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, bashkautore e tekstit “E drejta familjare”. Presidenti Topi ka dekretuar Andi Çelikun, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë për 6 vjet, aktualisht avokat prej dhjetë vitesh. Kandidaturat e tjera janë Evelina Qirjako, juriste prej nëntëmbëdhjetë vitesh dhe Guxim Zenelaj, gjyqtar për katër vjet, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë për trembëdhjetë vjet, ish-Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, aktualisht anëtar i KLD-së, si dhe Majlinda Andrea, gjyqtare prej gjashtëmbëdhjetë vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
15 Korrik 2008