E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, kritika buxhetit suplementar: “Nuk ndihmon fshatin”



Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kritikuar buxhetin suplementar të propozuar nga qeveria. Rama ka thënë se ky buxhet nuk parashikon asgjë për fshatin dhe bujqit, duke mos zgjidhur problemet e rënda financiare në këtë sektor.
“Duke parë me shumë shqetësim, ecurinë e mbrapsht të punëve në bujqësi për shkak të braktisjes së plotë të bujkut dhe të fermerit shqiptar nga kjo qeveri, dua të nënvizoj sot njërin nga shumë problemet e Buxhetit Shtesë. Asnjë lekë nga Buxheti Shtesë për fshatin që punon, asnjë investim në mbështetje të bujqve dhe fermerëve shqiptarë, asnjë shenjë se kjo qeveri mund të kuptojë se pa ndihmuar fshatin të prodhojë e të shesë, nuk mund të ketë çmime të arsyeshme për ushqimin e familjeve shqiptare. Asnjë lekë nga Buxheti Shtesë, pavarësisht se po shohim çdo javë pamje dëshpëruese bujqish dhe fermerësh të mbetur në mëshirë të fatit, që detyrohen t’i hedhin prodhimet e tyre në rrugë apo në lumë, sepse u mungon ajo ndihmë e pazëvendësueshme e shtetit, që vetëm bujku dhe fermeri shqiptar nuk e ka, në një botë ku s’ka bujqësi pa mbështetje shtetërore”, - tha Rama.

15 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›