Opozita fiton betejën për “pensionet e minatorëve”
Seanca e djeshme ka nisur menjëherë me debat midis përfaqësuesve të opozitës dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Shkak është bërë heqja nga kalendari i punimeve të Kuvendit të projektligjit për pensionet e minatorëve. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shprehu çudinë për mënyrën se si administrata kuvendore dhe kryetarja e Kuvendit kishin zhdukur nga kalendari çështjen e pensioneve të minatorëve. “Projektligji për pensionet e minatorëve ka qenë në kalendar, por ai është zhdukur dhe nuk figuron në kalendarin e ri”, - tha Leskaj. Të njëjtin shqetësim shprehu edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, por menjëherë pas tij ka ndërhyrë Topalli, e cila ka deklaruar se projektligji për pensionet e minatorëve do të rifutej në kalendarin e punimeve të Kuvendit.
15 Korrik 2008