Buxheti suplementar, 300 milionë dollarë
Qeveria do hedhë një buxhet të ri për vitin 2008. Ky buxhet i cilësuar si suplementar mban shifrën 300 milionë dollarë, 20 milionë dollarë më shumë se vjet. Shifrën e bëri të ditur dje Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke e cilësuar këtë fakt si një arritje të vërtetë të qeverisë së drejtuar prej tij. Sipas kreut të ekzekutivit, të ardhurat buxhetore këtë vit rriten, nga 26.4 për qind në 28.2 për qind të PBB-së, gjë që bën të mundur realizimin e këtij buxheti shtesë. Kryeministri vuri në dukje se ky buxhet ka ardhur si rezultat i mirëmenaxhimit të të ardhurave dhe parave, si dhe nga lufta e suksesshme kundër korrupsionit, evazionit fiskal dhe kontrabandës. Duke folur para deputetëve, ai u shpreh se “ky buxhet nuk ka në bazë privatizimet e ARMO-s, apo privatizime të tjera, por është i tëri mirëadministrim dhe luftë kundër evazionit, kontrabandës dhe korrupsionit. Kjo është rritja më e madhe e të ardhurave që ka ndodhur, në harkun kohor 1-vjeçar, në tërë historinë e vendit”. Të ardhurat buxhetore, - theksoi Kryeministri, - nga viti i kaluar në këtë vit rriten nga 26.4 për qind në 28.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Duke argumentuar këtë rritje të ardhurash, Berisha theksoi se “kjo rritje dëshmon për një forcë të qartë të disiplinës fiskale, e cila midis të gjitha disiplinave është më e vështira, por më jetikja për çdo vend. 300 milionë dollaree të ardhura më shumë nga mirëadministrimi janë një mundësi e re, mundësia e dytë e madhe për vendin në tërësi, për qytetarët shqiptaree në veçanti”. Gjithashtu, ai bëri të ditur se ky buxhet suplementar bën të mundur uljen e deficitit buxhetor me 2.5 për qind. Duke bërë të qartë se ku do të shkojnë këto para, ai shtoi se kjo mundëson rritjen më të madhe në tërë historinë e vendit të rrogave dhe pensioneve dhe kompensimin e plotë të rritjes së çmimeve. Por, këto të ardhura, - vijoi Kryeministri, - mbështesin fuqishëm procesin e privatizimeve, bëjnë të mundur gjithashtu reduktimin e nivelit të borxhit të vendit dhe shndërrimin e Shqipërisë në një kantier të vërtetë ndërtimi në të katër anët e vendit.
Buxheti suplementar do përdoret:
Për investime
Rritje pensionesh e pagash
Uljen e borxhit publik
Për procesin e decentralizimit
Qeverisja vendore përfiton nga buxheti
Decentralizimi është cilësuar nga Kryeministri Berisha si një hap i rëndësishëm i qeverisjes së djathtë. Në këtë kuadër, ai ka bërë të qartë se një pjesë e mirë e buxhetit suplementar të këtij viti do t’i kalojë buxhetit të qeverive vendore. “Një nga sukseset më të mëdha të kësaj qeverie ka qenë bashkëpunimi me qeveritë vendore, të cilat, si asnjëherë tjetër më parë, kanë konkretizuar projekte shumë të rëndësishme në rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellës, qendra komunitare, për bashkitë dhe komunat e tyre”, - u shpreh ai. Në këtë kontekst, Kryeministri tha se një hap tjetër madhor në revolucionin fiskal të qeverisë ka qenë thjeshtimi i sistemit të taksave kombëtare dhe zvogëlimi i tyre, nga 23 taksa në 6 taksa kombëtare. Duke folur për shpërndarjen e tyre, Kryeministri tha se “një pjesë e tyre janë hequr, për një pjesë tjetër janë ulur tarifat, të tjerat i janë dhënë pushtetit vendor”. “Vetëm me këtë lëvizje, në buxhetin e qeverisjes vendore janë shtuar rreth 10 miliardë lekë të tjera, krahas atij fondi që do të marrin në mënyrë suplementare nga buxheti”, - shtoi Berisha.