Topi dekreton anëtarin e ri të Komisionit të Konkurrencës
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi dje kandidaturën e z. Ëngjëll Skreli për anëtar të Komisionit të Konkurrencës, bëri të ditur zyra e shtypit e Presidencës. Komisioni i Konkurrencës është institucioni që vepron për të siguruar një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg në zbatim të ligjit "Për mbrojtjen e Konkurrencës". Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, me synimin që tregu të gjenerojë zhvillimin.
Topalli: MSA Shqipëri-BE do të ratifikohet plotësisht brenda muajit tetor
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti të hënën në një takim ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Lazar Comanescu, ku shprehu bindjen se "MSA Shqipëri-BE do të ratifikohet brenda muajit tetor të këtij viti nga të gjitha vendet anëtare të këtij bashkimi". Sipas burimeve zyrtare nga Kuvendi, gjatë takimit me kreun e diplomacisë rumune, kryetarja Topalli vlerësoi mbështetjen që Rumania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit në NATO dhe BE, ndërsa nënvizoi se “kur është fjala për anëtarësim në BE, Shqipëria ka një mbështetje të gjerë si nga politika dhe nga opinioni publik”. Duke vlerësuar vizitën e ministrit të Jashtëm rumun si një nxitje të re të zhvillimeve integruese mes dy vendeve, znj. Topalli theksoi se “Bukureshti ka sjellë impakte shumë pozitive për vendin tonë, pasi në këtë qytet Shqipëria mori ftesën për në NATO, u bë anëtare e CEFTA-s dhe Samitit të Frankofonisë”. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm rumun siguroi se "procesi i zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të ndalet". Ai theksoi se "Rumania do të jetë një avokat i fuqishëm që do të mbështesë pa rezerva Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit të saj në BE. Në këtë kuadër nuk do mungojnë shkëmbimet e eksperiencave dhe konsultimeve nga pala rumune për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE".