E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, BE i propozon Greqisë të shkurtojë punonjësit

Inspektorët ndërkombëtarë për borxhe zhvilluan një takim me ministrat e qeverisë greke, për të diskutuar mënyrat e shkurtimit të numrit të punëtorëve në sektorin publik.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane dhe ata të Fondit Monetar Ndërkombëtar kërkuan që, të paktën, qeveria t'i vërë "në rezervë" 30 mijë punëtorët në sektorin publik, që nënkupton shkurtimin e tyre me një pagë të reduktuar.

Ministri i Financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, dhe ministri për reforma në sektorin publik, Dimitris Repas, propozuan që punëtorët, të cilët do të vendoseshin si "rezervë", të jenë më të moshuarit, apo ata që janë afër pensionit. Propozimet finale pritet të diskutohen gjatë takimit të kabinetit qeveritar të dielën pasdite. Kabineti do të diskutojë gjithashtu draft-buxhetin për vitin 2012, i cili do t'i dorëzohet Parlamentit të hënën.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›