Buzek, Topallit: Integrimi, sfidë e përbashkët
Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, i dërgoi një letër kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në të cilën ai shkruan se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është një sfidë e përbashkët. Më tej ai uron për detyrën Topallin. “Më lejoni të shfrytëzoj rastin për t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për rizgjedhjen tuaj së fundmi si kryetare e Parlamentit të Shqipërisë. Ju uroj suksese në punën angazhuese që ju pret. Duke ju falënderuar për ftesën tuaj për të vizituar vendin tuaj të bukur, pres me kënaqësi të punojmë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian”, - shkruan në letrën e tij Jerzy Buzek.