E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari i Kuvajtit, mesazh urimi Topallit



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mori një letër urimi nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohamed Al-Kharafi, me rastin e rizgjedhjes së saj në krye të Kuvendit të Shqipërisë. “Është kënaqësi për mua t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj përgëzimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen Tuaj si kryetare e Kuvendit të vendit tonë mik, Shqipërisë. Rizgjedhja e Shkëlqesisë Suaj konfirmon besimin në aftësitë Tuaja për të përmbushur angazhimet e këtij pozicioni. Kam bindjen se përpjekjet tuaja do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve midis dy parlamenteve tona në interes të të dy shteteve. I uroj Shkëlqesisë Suaj suksese dhe vendit mik, Shqipërisë, sa më shumë mbarësi”, - shkruan kreu i Parlamentit të Kuvajtit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›