Bylisi. Pikë rreziku te bazilikat
03/06/2005 Bazilika e Gllavenicës, aty ku është pagëzuar mbreti bullgar Boris, së bashku me bazilikat e tjera të Bylisit, ndodhet në gjendje të rëndë. Kjo situatë ka shtyrë një grup restauratorësh të hartojnë një projekt “Bylysi antik dhe bizanti”, të drejtuar nga Agron Islami
Bazilika e Gllavenicës, aty ku u pagëzua mbreti bullgar Boris, dhe të tjerat në zonën antike të Bylysit, ndodhen në gjendje tejet të vështirë. Arkeologët kanë lëshuar alarmin, duke paraqitur pranë Institutit të Monumenteve një projekt për restaurimin e bazilikave që ndodhen në zonën e Bylisit. Pas reagimeve të shumta të intelektualëve të Ballshit, u bë i mundur që Instituti i Monumenteve të çel një fond prej 4 milionë lekësh për të bërë rrethimin e bazilikës së Gllavenicës. Kështu një grup restauratorësh sapo kanë nisur zbatimin e këtij projekti, që pritet të rivitalizojë bazilikat, ku vëmendja e restauratorëve është përqëndruar sidomos te bazilika e Gllavenicës.
Kushdo kalimtar që udhëton për në Mallakastër, nuk mund të mos i bjerë në sy shtrirja e gjerë kodrinore e saj, që e bën krahinën më të madhe në vend, përsa i përket zonës kodrinore, lagjen e lumenjve Vjosë, Velabisht e Lutfinjë, si dhe pafundësia e ullishteve.
Por jo vetëm kaq… Kushdo që kalon nëpër këtë krahinë prej më shumë se 140 fshatrash, nuk mund të mos vizitojë dot qendrën më të madhe ilire, Bylisin, pasi në këtë trevë ka jetuar fisi ilir i Bylinëve.
Klima e mirë, pozicioni gjeografik i përshtatshëm dhe toka pjellore, kanë ndikuar në zhvillimin kulturor dhe ekonomik të kësaj treve. Qendra e parë e banuar ka qenë Cakrani, i cili ndodhet fare pranë qendrës së sotme të këtij fshati dhe që i përket neolitit të mesëm, 3500 vjet para erës së re. Në vazhdim të kësaj kulture ilire, janë zbuluar më shumë se 15 vendbanime të tjera, mes të cilave spikasin qendrat Drenovë, Kutë, Rabie, Margllic, Dimal, Bylis dhe Gllavenicë, ose qendra e sotme e Ballshit. Sipas arkeologëve vendës, Bylisi me kulturë ilire, ndryshe
nga Apolonia dhe Dyrrahu, ku kanë sunduar kryesisht kultura greke dhe romake, njohu zhvillime të fuqishme për kohën kur përjetoi qytetërimin masiv.
Kulmi i këtij zhvillimi politik, kulturor dhe artistik, njihet në shekujt e tretë dhe të dytë para erës së re, duke vazhduar deri në shekullin e gjashtë të erës sonë. Gjatë kësaj kohe u vu re një zhvillim kulturoro-artistik, i cili lulëzoi me ndërtimin e mjediseve, që shërbenin për veprimtari sportive të ndryshme. Kështu u ndërtua teatri me 900 vende si dhe shëtitore moderne. Krahas Bylisit, sipas arkeologut Neritan Ceka, lindi dhe u zhvillua edhe Gllavenica, e cila u quajt Kefalini, e më pas mori emrin Gllavenicë, toponime këto të emrave Bylis dhe Ballsh. ”Gllavenica shërbeu si një qendër administrative nga mali i Shpiragut e deri në Vlorë”, thotë njëri prej arkeologëve, Shuaip Mane. Pas shekullit të gjashtë, peshkopata e Gllavenicës u bë një qendër e rëndësishme fetare e antikitetit të vonë dhe e mesjetës së hershme.
Bazilika kishte 3 korridore me zbukurime, skulptura, piktura dhe kollona. Arti dhe kultura e Bylisit u zhvendos drejt Gllavenicës, pas rënies së qytetit antik të Bylisit në shekullin e gjashtë të erës së re. Bazilika e Gllavenicës, në Ballsh, mori zhvillim në kohën e peshkopit Shën Klemen, në vitet 886-916. Në këtë bazilikë është pagëzuar mbreti bullgar Borisi.
Epitafi i Gllavenicës është i vitit 1373, dhuratë e Karl Topisë për peshkopatën dhe kjo ka një rëndësi të madhe historike, kulturore dhe gjuhësore. “Por rëndësia e
Tij, shtoi arkeologu Mane, shkon edhe më tej, pasi ai është i pari ndër tre të tillë në Gjermani dhe në Francë. Këtë epitaf e mori peshkopi i fundit, i cili iku nga Gllavenica në Berat, ndërkohë që gjendja e sotme e kësaj bazilike është tepër e mjerueshme”.
Gjatë këtyre viteve të tranzicionit, kanë qenë të shumtë ata që kanë dashur të ndërtojnë mbi këtë vepër antike me vlera të papërsëritshme, ndërkohë që edhe kisha greke i hodhi kthetrat për të ndërtuar mbi këtë sipërfaqe.
Bazilika e Gllavenicës ka vlera historike për gjenezën e vazhdimësisë iliro-shqiptare, ndaj dhe për të duhet të tregohet një kujdes i veçantë, jo për të ndërtuar objekte kulti, por për të zbuluar vlerat shkencore, historike, kulturore të paraardhëve të kësaj krahine, Bylinëve.
Intervistë me restauratorin Edmond Haxhiraj
40 milionë lekë për projektin
Z.Edmond, ju jeni bashkautor në një projekt të titulluar “Bylisi antik dhe bizanti”. ǒpërmban ky projekt?
Projekti “Bylisi antik dhe bizanti” është një bashkautorësi e një grupi restauratorësh, ku peshën kryesore të këtij projekti e ka Agron Islami. Është miratuar nga Instituti i Monumenteve, dega e restaurimeve dhe synon njohjen me restaurimet në qendrën antike të qytetërimit të lashtë ilir, atë të Bylisit. Gjithashtu, ne kemi një ekip restauratorësh, të cilët kemi filluar punën qysh më 16 maj 2004 dhe në vazhdim, duke punuar pa ndërprerje.
Sa është fondi i dhënë për këtë projekt?
Fondi i dhënë për këtë projekt është rreth 40 milionë lekë të vjetra dhe synon ripërtëritjen e disa objekteve dhe monumenteve, mozaikëve me shumë vlerë në këtë qytet antik. Kjo merr shumë më tepër vlerë, sidomos tani me hapjen e sezonit turistik.
Në cilën fazë të punimeve jeni?
Po ndërhyhet në mozaik, do shikohen dhe do të hapen nëse janë dëmtuar shumë nga koha dhe reshjet, dhe do të mund të riparohen me sa të kemi mundësi.
Për sa kohë do të vazhdojë ekspedita?
Shpresojmë deri sa ne të kemi arritur restaurimin e shumë objekteve me vlerë të këtij qyteti ilir.