E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryetari i Këshillit të Qarkut jep dorëheqjen

03/06/2005  Kandidati për deputet

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Fehmi Xhemo, ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pasi do të kandidojë për deputet. “Sot vendosa të jap dorëheqjen, për t’i hapur rrugë konkurrimit të ndershëm dhe të barabartë mes kandidatëve për deputet në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 3 korrikut”. Fehmi Xhemo, kandidon në zonën elektorale nr.84 në rrethin e Korçës. Në lidhje me këtë, ai ka sqaruar se, “ka qenë Partia Socialiste dhe forumet e saj, ato që kishin kërkuar dhe vendosur kandidimin e tij për deputet. Por, për të qenë i ndershëm dhe i barabartë në konkurrim, e ndërmora këtë akt edhe pse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe Kodi Zgjedhor nuk e parashikojnë një dorëheqje të tillë nga posti i kryetarit të Këshillit të Qarkut", tha Xhemo. Pas këtij deklarimi, ai ka falenderuar anëtarët e këshillit të Qarkut, kryetarët e komunave dhe bashkive si dhe mediat lokale dhe ato qendrore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›