Nuk ia dhamë rezultatet Edi Ramës

03/06/2005 "Mjaft" deklaron se nuk ka manipuluar të dhënat mbi kompaninë, Gallupi ynë nuk ishte i SHBA
PD: Në telefon Veliaj na dha rezultatin 45% PD, 22% PS
Brahim Shima
Armand Maho
Sondazhi i publikuar nga "Mjaft", mbi zgjedhjet në Shqipëri, ka vijuar të sjellë debate në mediat shqiptare dhe në opinionin publik. Vetë krerët e "Mjaft", me një deklaratë për shtyp janë shprehur se nuk kanë manipuluar në asnjë rast të dhënat e sondazhin, apo të dhënat mbi organizatën Gallup international, që ka mundësuar përpunimin e statistikave. Erion Veliaj ka bërë të ditur, një ditë pas sondazhit, se Gallup International nuk ka të bëjë me Gallup Organization, që e ka qendrën në Uashington. Por për sondazhin është kërkuar bashkëpunimi i Gallup International me qendër në Londër. Në konferencën e dhënë dje për shtypin, Veliaj ka bërë të ditur se ia ka paraqitur rezultatet e sondazhit partive politike një ditë para bërjes publike, pra në ditën e martë. Ndërsa është theksuar se kryetarit të Bashkisë, Edi Ramës, nuk i është paraqitur rezultati se i sati ka dalë në listën e preferencave për politikanët. Në lidhje me verifikimin e të dhënave të marra nga intervistat, Veliaj tha se dy të tretat e të pyeturve janë verifikuar. Megjithatë theksohet se vetëm "Mjaft" e ka të drejtën e vërtetimit të të dhënave, pasi emrat e të intervistuarve mbeten sekret.
Qëndrimi
Veliaj shprehet se Gallup International është kompania që ka ndërmarrë më shumë sondazhe në Evropën Juglindore dhe komisioni i kësaj kompanie përbëhet nga emra tepër të njohur të politikës botërore. Deklarata e Veliajt ka ardhur një ditë, pasi shtypi i shkruar ka bërë të ditur se Gallup International nuk është kompania e mirënjohur Gallup, e cila zotëron 75 për qind të sondazheve në Botë. "Publiku dhe mediat shqiptare janë mjaft familjare me Gallup International, pasi ishin pikërisht të këtij institucioni të dhënat e ofruara në raportin e fundit të Komisioniot Ndërkombëtar për Ballkanin, të kryesuar nga Xhuliano Amato dhe të pasqyruar me entuziazëm në shtypin tonë. "Mjaft" shprehet i bindur përe cilësinë dhe autenticitetin e sondazhit të ofruar.
Reagimi
Nga ana tjetër, dje përfaqësuesi i kompanisë amerikane, që po ndihmon PD-në në fushatën elektorale, Steven Stuart, është shprehur se është zhgënjyes fakti që për të bërë një sondazh të tillë është zgjedhur një kompani, që është në konflikt me organizatën Gallup në SHBA. Përgjegjësi i fushatës mediatike të Presidentit Bush shprehet se falsifikimi i emrit nga një kompani bullgare është një fyerje për çdo organizatë dinjitoze. Në të kundërt me këtë janë shprehur ambasadat që kanë financuar projektin, të cilat dje kanë shprehur përshëndetjen e tyre për të dhënat.
PD akuzon për manipulime
Basha: Veliaj më deklaroi shifra të tjera
Zhëdhënësi i fushatës në Partinë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar dje se rezultatet e sondazhit të organizuar nga MJAFT dhe Gallup janë dhënë më parë në shifra krejt të ndryshme nga vetë drejtori i kësaj lëvizjeje, Erion Veliaj. Sipas tij, drejtori i MJAFT e ka komunikuar në telefon dhe i ka thënë se 45 për qind e të intervistuarave kanë qenë të mendimit se do i fitojë PD zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kundrejt 22 për qind që mendonin se do i fitonte PS. “Arsyeja e mbajtjes së kësaj konference është për të korrigjuar një pasaktësi nga konferenca për shtyp e bërë nga organizata "Mjaft" pak më parë. Në këtë konferencë u deklarua se unë kam marrë rezultatet e sondazhit të bërë nga "Mjaft" para se ky sondazh të bëhej publik, kjo nuk është e vërtetë. Unë ndihem i shqetësuar nga pasaktësia e kësaj deklarate, e cila fatkeqësisht është në vazhdën e disa pasaktësive të tjera në veprimet e fundit të kësaj organizate. Të martën në darkë, ndërsa isha me miq, jam telefonuar nga drejtuesi i lëvizjes "Mjaft", zoti Erion Veliaj dhe më është thënë se sondazhi i kryer nga ai tregon Partinë Demokratike me një avantazh të vogël mbi Partinë Socialiste, pa dhënë shifra dhe se pyetjes se kush do t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare i është përgjigjur 45% e shqiptarëve zgjodhën PD-në dhe 22% PS-në”, tha Basha. Sipas tij, të njëjtin informacion Veliaj ia ka dhënë dhe një pjese të mirë të drejtuesve të shtypit, ku Basha përmend emra të tillë si Mero Baze, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Edmond Leka, Arban Hasani etj. Sipas Bashës, të gjithë këta persona janë të gatshëm të dëshmojnë për këtë fakt.