Theqafjet e idesë “antisemite”
03/06/2005 Siç është në dijeni lexuesi ynë, gazeta „Metropol“ e Tiranës ka sulmuar gazetën kombëtare „Bota sot“ në traktin publicistik „Antisemitizmi (racizmi antihebre) në mendimin shqiptar“ të botuar më 26 maj 2005. Trakti është i UDB-së, por e mban firmën e Kastriot Myftarajt.
Unë që kam botuar dhe kam redaktuar plot shkrime të gjoja autorit në fjalë, gjatë viteve kur ai botonte në „Botën sot“, e kam shumë të lehtë ta kuptoj se në asnjë fjalë, në asnjë pikë dhe asnjë presje, ai nuk ka të bëjë fare me tekstin e traktit. Për cilindo ekspert të shkrimit është e lehtë gjithashtu të kuptohet se ai është hartuar nga shtabe të posaçme që punojnë pranë laboratorëve të shërbimeve sekrete.
Konkluzioni i traktit të gjatë është shpifja se gazeta “Bota sot” financohet nga Irani. Në Tiranë është diçka e ligjshme që mediat, pra gazetat, revistat, radiot, televizionet, agjencitë e lajmeve të financohen nga vendet e huaja. Prapa secilës nga mediat e atjeshme qëndrojnë financime të vendeve të ndryshme të bëra kryesisht nga shërbimet sekrete dhe nga mafiet e atyre vendeve. Kjo ligjësi vepron pothuajse pa përjashtim edhe në Prishtinë. Gazeta kombëtare „Bot sot“ është e vetmja medie që ka financime transparente edhe në Perëndim, edhe në Kosovë.
Nga pikëpamja e shtabit të traktit në fjalë, që „Bota sot“ të jetë patjetër antisemite, ajo patjetër duhet të jetë e financuar nga Irani, meqë ky vend konsiderohet se bën politikën më anti Izrael. Që trakti të jetë bindës se vërtet „Bota sot“ është antisemite, atëherë patjetër duhet që shqiptarët të jenë antisemitë. Mjafton që shqiptarët janë shumica myslimanë që, sipas traktit, ata të konsiderohen automatikisht antisemitë. Renditja logjike e traktit, pra, funksionon në mënyrë të përmbysur: Meqë shqiptarët janë shumica myslimanë, ata janë automatikisht antisemitë. Meqë „Bota sot“ është gazetë kombëtare shqiptare, atëherë ajo është automatikisht antisemite. Meqë Irani është vendi me politikën më anti Izrael, atëherë ai automatikisht e financon gazetën kombëtare „Bota sot“.
Për të vërtetuar gjoja shkencërisht se antisemitizmi shqiptar është një ideologji dhe një praktikë me tradita të gjata ndër shqiptarët, trakti kapërcen një hark kohor njëshekullor nga Fan Noli, sipas tij përfaqësues i artikulimit të hershëm të antisemitizmit të hershëm shqiptar, te Enver Hoxha, sipas tij përfaqësues i fazës marksiste të antisemitizmit shqiptar dhe tek Abdi Baleta, sipas tij përfaqësues i atnisemitizmit shqiptar bashkëkohor, pra në shekullin XXI dhe mijëvjeçarin e tretë.
Nga vepra mijëra e mijëra faqesh e Fan Nolit, shtabi autorial i traktit ka gjetur të vetmit katër rreshta ku Noli kritikon fenë protestante të asaj kohe se është hebraizëm i maskuar dhe shpreh kundërshtimin e tij ndaj përhapjes së kësaj feje në Shqipëri në dëm të fesë ortodokse. Shtabi që ka përpiluar traktin mëton se me këtë citim do t’i nxjerrë shqiptarët jo vetëm si antisemitë, por edhe antiprotestantë dhe si kundërshtarë të qytetërimit anglosakson protestant. Meqë sot përkrahësit kryesorë të çështjes së Kosovës, pra çështjes më të mprehtë shqiptare, janë vendet kryesore të qytetërimit anglosakson, pra Amerika, Britania dhe Gjermania, atëherë trakti synon t’ua kujtojë atyre se meqë Kosova është çështje shqiptare dhe meqë shqiptarët janë antisemitë dhe antianglosaksonë e antiprotestantë, atëherë këta duhet të heqin dorë nga mbështetja për Kosovën dhe të dalin në anën e Serbisë. Trakti arrin deri aty sa thotë: „Nën rreshtat e mësipërm të Nolit do ta kishte vënë firmën me shumë kënaqësi edhe vetë Adolf Hitleri.“
Nga anët e anëve shtabi ka gjetur një citat të studiuesi amerikan Pol Johnson se „tepër kuptimplotë është fakti që të gjithë regjimet marksiste të bazuara në një shpjegim paranoik të natyrës njerëzore degjenerojnë në antisemitizëm“, për ta shpallur edhe Enver Hoxhën si antisemit. Kur dihet se Enver Hoxha dhe komunistët shqiptarë kanë urryer dhe urrejnë vetëm popullin e tyre dhe janë internacionalistët më të kulluar proletarë, është si të kërkosh dhjamë në plesht për të gjetur antisemitizëm tek ata. Nga rreth njëqind vepra të Enver Hoxhës, shoqëruar me komente të shumta, shtabi formulues i traktit ka arritur të mbushë vetëm dy faqe kompjuterike. Edhe Enver Hoxhën, në këtë kontekst, shtabi autorial e krahason me Hitlerin. Ndërkohë trakti nuk ka gjetur qoftë një rast të vetëm ku hebrenjtë shqiptarë të jenë trajtuar ndryshe nga qytetarët e tjerë shqiptarë për arsye të përkatësisë së tyre nga ana e regjimit të Enver Hoxhës.
Nga Enver Hoxha tek Abdi Baleta trakti „Antisemitizmi (racizmi antihebre) në mendimin shqiptar” kalon nëpërmjet citimeve të Kuranit, si dhe nëpërmjet citimeve të citimeve të Kuranit. Pjesa „Antisemitizmi islamik në mendimin shqiptar“ ka në krye komentin autorial „Antisemitizmi (racizmi antihebre) është një doktrinë e vërtetë urrejtjeje në mendimin islam. Prejardhja e antisemitizmit islamik është kuranor dhe atë e ka përpunuar edhe vetë Muhamedi. Në konceptin kuranor, hebrenjtë janë paganë të mallkuar nga Allahu, madje ata nuk janë njerëz, por kafshë.“ Në asnjërin prej citateve, sado të përfulatura dhe sado të shtrembëruara nuk vërtetohet ajo që thotë komenti paraprirës. Të gjithë ata që e njohin Kuranin e dinë se ai ua ndalon ndjenjën e urrejtjes besimtarëve myslimanë. Në mënyrën më të ligë në komentet e tij trakti i njëjtëson hebrenjtë dhe të krishterët me paganët. Ashtu siç e njëjtëson politikën arabe me Kuranin dhe Hadithet.
Nga kleriku ortodoks Fan Noli, tek komunisti ateist internacionalist proletar Enver Hoxha, tek Kurani dhe Hadithet, tabori autorial i traktit vjen te intelektuali shqiptar mysliman i sotëm Abdi Baleta. Mjafton fakti që Baleta i ka kritikuar pamfletet histerike të Oriana Falaçit që ai të konsiderohet si antisemit, si përçues i antisemitizmit shqiptar të parparirë nga Noli dhe Enveri në ditët tona. I vetmi vend ku Oriana Falaçi është duartrokitur, në të vërtetë, është Shqipëria. Kudo tjetër janë marrë me rezervë të caktuar mendimet e saj, të cilat çojnë mirëfilli në ballafaqim midis qytetërimeve më të mëdha të njerëzimit, çka askujt në botë, as në Perëndim dhe as në Lindje, nuk ia leverdis. I vetmi zë në Shqipëri që ka mbajtur qëndrim kritik ndaj pamfleteve të Falaçit është Baleta. Sipas traktit, meqë Baleta nuk e ka përshëndetur Falaçin, atëherë ai është antisemit, është kreu i antisemitizmit, ia ka lakmi vetë Hitleri, është prijës i mendimit islam bashkëkohor botëror antisemit e kështu me radhë. Trakti duket se zemërohet ndaj shqiptarëve myslimanë pse ata nuk dalin të thonë se Osama Bin Ladeni është prijësi i tyre, frymëzimi dhe frymëzuesi i tyre, meqë ata janë myslimanë dhe ai është mysliman. Nuk ka sot, pra, asnjë mysliman dhe asnjë të krishterë të përgjegjshëm në botë që të arrijë në përfundimin se Osama bin Ladeni është përfaqësues i botës islame, i mendimit apo veprimit islam. Ashtu sikurse nuk ka njeri në botë që të arrijë në përfundimin se Adolf Hitleri është përfaqësues i botës krishtere, i mendimit apo veprimit të krishterë.
Citimet nga shkrimet e Baletës për pamfletet e Oriana Falaçit janë marrë të gjitha nga gazeta „Rimëkëmbja“. Kjo nuk e pengon taborin autorial të traktatit të dalë në përfundimin se „Duke i botuar këto ide të vetat te "Bota sot", Baleta e ka shndërruar këtë gazetë të ashtuquajtur "kombëtare" në një tribunë të antisemitizmit, të ngjashme me gazetat naziste të kohës së Hitlerit, aq sa ekipit të kësaj gazete do t’i shkonte të vishej me uniforma SS dhe gazeta të vinte në ballinën e vet swastikën naziste.“
Kastriot Myftaraj, emrin e të cilit e kanë vënë në krye të traktit urdhëruesit e botimit të shkrimit, mëton se është konvertuar nga mysliman në katolik. Nga pozitat e katolikut të konvertuar atij i janë dukur antikatolikë, antikrishterë, antisemitë, antiamerikanë, antiprotestantë, antianglosaksonë të gjithë myslimanët shqiptarë. Nuk dihet sa larg kjo seri me anti- do të shkojë në të ardhmen. Egërsimi i tij ka marrë edhe përmasa tërbimi nga fakti se askush nga myslimanët shqiptarë, askush nga myslimanët në botë nuk është hidhëruar pse ai është shndërruar në katolik. Kurani vetë thotë se islamit nuk i duhen myslimanë sa për numër.
Ai duket se është tërbuar sidomos ngaqë askush nga katolikët nuk është gëzuar pse Kastrioti u bë katolik. Edhe nëse bëhet protestant askush nuk gëzohet. Çfarëdo përkatësie religjioze të marrë nesër a pasnesër ai, askush nuk ka për t’u gëzuar.
Sipas përfundimit të pakmësipërm na del se „Bota sot“ ato vite kur botonte Kastrioti ishte prokatolike, prohebreje, prokrishtere, proprotestante, proanglosaksone, vetëm nga fakti që aty botonte Kastrioti. Edhe gazeta „Metropol“, meqë tani aty boton Kastrioti, i ka të gjitha ato cilësi që i paska pasur dikur “Bota sot”, pastaj “Tema”, pastaj “Sot”, ku ai ka bashkëpunuar pas largimit nga „Rimëkëmbja“ dhe „Bota sot“. Nëse Kastrioti, sipas kësaj logjike, do të shpëtonte nga svastikat naziste, atëherë nuk do të shpëtonte askush nga ata që kanë botuar në këto vite në gazetën kombëtare „Bota sot“ dhe që përbëjnë ajkën e mendimit intelektual bashkëkohor shqiptar.
Trakti me emrin e Kastriotit në krye është botuar në një kontekst kohor kur vetëm pak ditë para botimit të tij, në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në bashkëpunim me lobin hebrenj-amerikan kanë mbajtur një veprimtari tejet madhështore dhe kuptimplotë për kontributin e kombit shqiptar ndaj kombit hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur hapësira shqiptare ishte e vetmja ku hebrenjtë dolën në mbarim të luftës me një numër më të madh se kishin pasur para luftës. Kongresistë, senatorë, klerikë të lartë amerikanë dhe botërorë hebrenj e përshëndetën kombin shqiptar si kombin më prohebrej në botë, po ashtu si kombin më proamerikan në botë. Gazeta kombëtare „Bota sot“ i bëri një jehonë të gjerë veprimtarisë gjatë përgatitjes, gjatë mbajtjes dhe vazhdon t’i bëjë jehonë edhe pas saj.
Trakti me emrin e Kastriotit në krye është botuar në kohën kur antisemitizmi është kulmuar në përmasat më të papara në Serbi, duke u shndërruar në sistem të plotë, mbështetur në botime akademike, në media të posaçme, madje në rrjete të posaçme të internetit, të gjitha të sponsorizuara drejtpërdrejt nga qeveria e Beogradit dhe nga kisha ortodokse e Serbisë, çka e pohojnë krerë të bashkësisë hebreje në Serbi dhe çka ka bërë që numri i hebrenjve të vijë duke u pakësuar dramatikisht dhe jeta e veprimtaria e hebrenjve të bëhet gjithnjë e më e rrezikuar. Ky kulmim i antisemitizmit në Serbi ka pasur jehonë të gjerë dhe ka ngjallur jo pak shqetësim edhe në Perëndim.
Trakti me emrin e Kastriotit në krye është botuar në një kohë kur vendimmarrja për fatin e Kosovës ka hyrë në fazën përfundimtare. Beogradi po investon pa asnjë kursim për ta theksuar përkatësinë myslimane të shumicës shqiptare të Kosovës si fundamentalizëm islamik që nuk meriton një shtet të pavarur dhe sovran. Nëse në Beograd trakti botohej para se të botohej në Tiranë, të gjithë do të qeshnin me këtë krijesë të propagandës së kryeqytetit të Serbisë. Por kur botohet në Tiranë, në vend që të qeshin, të gjithë zënë kokat me duar se si ai arrin të shohë dritë mu në mes të Tiranës.
Mbështetës kryesor për çështjen e Kosovës është pikërisht lobi hebrenj-amerikan dhe ai botëror. Argumenti kryesor që përmend propaganda dhe veprimtaria e përshkallëzuar antisemite në Serbi është se Kosovën e kanë çliruar nga pushtuesi serb hebrenjtë Medlin Ollbrajt, Uesli Klark e të tjerë, se çështjen e Kosovës e kanë nxjerrë në dritë dhe e përkrahin fuqimisht hebrenjtë Tom Lantosh, Benjamin Gilman e të tjerë, se për njohjen zyrtare të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës këmbëngul pikërisht lobi hebrenj.
Trakti me emrin e Kastriotit në krye është botuar në kohën kur fushata zgjedhore në Shqipëri ka filluar. Ky trakt në të vërtetë i bën shërbim shumë të keq opozitës aktuale, e cila, sapo të vijë në pushtet do të duhet të përballet edhe me çështjen e Kosovës e cila ndodhet në fazën më përfundimtare. Qarkullimi i ideve të tilla në radhët e saj do të krijonte përfytyrimin e një politike të papërgjegjshme ndaj Kosovës.
Por pabesinë më të madhe trakti „Antisemitizmi (racizmi antihebre) në mendimin shqiptar“ e ka absolutisht kundër Kosovës. Aty shkruhet: „Termi "çifutëri ndërkombëtare" tradhton një ndjenjë të fortë antisemitizmi. Në 11 prill 1981, Enver Hoxha, duke komentuar një operacion izraelit kundër terroristëve palestinezë në Liban, bën një paralelizëm krejt të pavend dhe diabolik midis serbëve dhe izraelitëve dhe shqiptarëve të Kosovës e palestinezëve: «Këto veprime çnjerëzore, ky terror i egër kundër palestinezëve ma shtojnë dhimbjen që ndiej këto ditë për vëllezërit kosovarë, të cilët i janë nënshtruar një terrori të egër nga ana e serbomëdhenjve titistë. Njëlloj si çifutët racistë të Tel-Avivit edhe titistët serbomëdhenj ushtrojnë dhunën dhe terrorin e paligjshëm dhe antinjerëzor kundër shqiptarëve të Kosovës vetëm sepse këta kërkojnë të drejtat e tyre politike e ekonomike në bazë e brenda Kushtetutës së vet Jugosllavisë. Por si izraelitët, ashtu edhe serbomëdhenjtë me këto veprime i bëjnë dëm vetëm vetes së tyre». (po atje: f. 393-394.) Enver Hoxha me këtë krahasim u bënte një nder të madh serbëve e një dëm të madh shqiptarëve të Kosovës, pasi serbët krahasoheshin me hebrenjtë, një popull ky historikisht i persekutuar dhe i dëbuar nga tokat e veta. Kështu Hoxha ushqente mitin historik serb të Kosovës si "Jerusalemi serb" prej ku serbët qenë dëbuar nga ana e shqiptarëve.”
Duke mos gjetur asnjë emër tjetër që ta vinin në krye të këtij trakti të pashembullt, urdhëruesi i botimit të tij, nuk besoj të jetë tjetërkush përveçse UDB-ja, ka venë në një emër që, në të vërtetë, nuk i ka bërë nder dhe nuk i bën nder askujt tjetër përveçse Serbisë. Qoftë ai dhe mos pastë të dytë!
Shënim: Titulli është i redaksië
Sqarim
Lidhur me shkrimin e botuar në gazetën “Metropol” me autor Kastriot Myftaraj dhe titull “Antisemitizmi (racizmi antihebre) në mendimin shqiptar”, sqarojmë drejtuesit, botuesit dhe lexuesit e “Bota Sot” se të gjitha përcaktimet rreth kësja gazete bërë nga autori i shkrimit nuk përfaqësojnë as mendimine redaksisë dhe kryeredaktorit të saj, as politikën edituese të saj dhe as qëndrimin e gazetës për një gazetë tjetër shqiptare. Ato janë vecse mendimet e tij personale.
“Metropol” kërkon ndjesë për etiketimet ndaj gazetës „Bota Sot“ dhe ndahet plotësisht nga epitete të tilla. Mendojmë si edhe ju që janë të pavlefshme dhe nuk qëndrojnë. As gazeta dhe rrjedhimisht as kryeredaktori nuk bartin komente të njëjta me Myftaraj, ( që është një bashkëpunëtor i largët i gazetës) për një nga gazetat më të mëdha në shqip. Përkundrazi e njohim dhe e vlerësojmë profesionalizmin e kësaj gazete, qëndrimin e saj të fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, informimin korrekt dhe ndikimin e saj në Kosovë dhe diasporë ku ka një numër të kosniderueshëm lexuesish.
Personalisht njoh dhe kam punuar me një pjesë të stafit të „Bota Sot“ dhe ndaj për ta konsideratat më të mira. Po ashtu jo rrallë një pjesë e analizave dhe komenteve të botuara në „Bota Sot“, ribotohen te „Metropol“ duke pasuruar sadopak faqet e gazetave të Tiranës me aktualitetin e Kosovës.
Lidhur me disa përcaktime të Baletës në një shkrim të „Bota Sot“, mund të them se Metropol është gazetë tërësisht e pavarur, edhe nga “Serbia, Surroi dhe Berisha i Baletës”, por edhe nga të gjitha paranojat e tjera të autorit të shkrimit “Pse Metropol bashkohet me sulmet kundër Bota Sot”.
Sami Neza
Kryeredaktor i “Metropol”