Kërkime edhe në konviktet e studentëve,ende pa emër kufoma e “Arës së Sallakut”

03/06/2005 Enigmë autorësia dhe motivet e vrasjes se djegies së një femre
ELBASAN - Policia lokale, pas veprimeve paraprake në mbledhjen e provave materiale, ka bërë përpjekjet e para për identifikimin e trupit të pajetë të vrarë dhe djegur barbarisht dhe të gjetur dy ditë më parë, përgjatë aksit rrugor Tiranë-Elbasan.
Një foto e kufomës gjysmë të djegur së bashku me të dhënat përshkruese të viktimës është shpërndarë në të gjitha komisariatet dhe gjithashtu në mediat lokale. Kështu ka nisur puna për gjetjen e identitetit të saj.
Gjithashtu, janë pyetur drejtuesit e konvikteve të Elbasanit për ndonjë person të humbur, apo të zhdukur gjatë ditëve të fundit. Dyshimet fillimisht mësohet se janë zhvendosur te studentët e ardhur në Elbasan.
Shefi i komisariatit të Elbasanit, Ahmet Bala, ka deklaruar se, “janë bërë të gjitha përpjekjet jo vetëm në mbledhjen e provave materiale, por edhe në përcaktimin e pistave të mundshme të krimit”.
Një prej këtyre pistave është tentativa e trafikimit, që mund të jetë bërë, rezistenca e fortë e kësaj të fundit që më vonë mund të ketë çuar në krimin makabër, që mund të jetë kryer për të fshehur gjurmët.
Ngatërresa e identitetit të kufomës me të zhdukurën nga shtëpia, Alketa Muratit
Burri identifikon viktimën si gruan e tij,policia ia gjen te të afërmit në Tiranë
ELBASAN – Viktima e gjetur e ekzekutuar dhe pjesërisht e djegur dy ditë më parë u dyshua nga disa familjarë se i përkiste një 17-vjeçare nga Sukthi, e martuar dhe në muajin e gjashtë të shtatëzanisë. Këto dyshime ranë posht, sepse e zhdukura prej disa ditësh, Alketa Murati, u gjet në orët e vona të ditës së djeshme te të afërmit e saj në Tiranë.
Familjarët e Alketës dyshuan se kufoma e gjetur në anë të rrugës nacionale Elbasan–Tiranë, i përkiste Alketa Muratit, me origjinë nga Dibra, banuese në Sukth të Durrësit. Sipas tyre, të cilët menjëherë pas njoftimit u paraqitën dje në Elbasan, për të identifikuar kufomën, mësohet se Alketa ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e së dielës.
Vetëm disa ditë më pas, pikërisht mbrëmë, e dyshuara si viktimë, Alketa Murati, u gjet në banesën e të afërmve të saj në Tiranë.
Dyshimet
Llazan Gjoni, 22 vjeç, bashkëshorti i Alketës, pasi ka mundur të shohë trupin e pajetë të femrës gjysmë të karbonizuar, hodhi dyshimet e para se ajo mund t’i përkistet gruas së tij, e cila priste edhe një fëmijë pas tre muajsh.
Zhdukja e Alketës nga mëngjesi i të dielës ka bërë që familjarët e saj të nisen nga lajmi i transmetuar në media për të mbërritur në komisariatin e policisë, ku janë takuar me shefin e krimeve dhe më pas kanë shkuar në morgun e qendrës spitalore, ku ndodhej edhe trupi i djegur. Mbrëmjen e së mërkurës, ata nuk janë lejuar të bëjnë identifikimin, ndërsa të enjten në mëngjes do të ishte e mundur edhe këqyrja e trupit nga bashkëshorti i Alketës, Llazani i cili ka deklaruar se nga shenjat e fytyrës dhe ato pak detaje që ka mundur të shikojë për shkak të djegies së kufomës, ngjason me Alketën.
Tiparet ende të dukshme të fytyrës, flokët gështenjë e të gjata dhe pjesë të trupit kanë ngjallur dyshimet e 22-vjeçarit dibran, ndërsa ekzistonte edhe një detaj që duhej vlerësuar mirë. Alketa ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe nëse do të vërtetohej kjo atëherë konfirmimi do të ishte ai zyrtar.
Alketa Murati (Gjoni), ishte martuar me Llazan Gjonin në muajin nëntor të vitit 2004 dhe nga ajo kohë ata jetonin në Sukth në lagjën “Stallë”.
Sipas deklarimeve të bashkëshortit, Alketa kishte tezen e saj brenda në Tiranë dhe të vetmen që ka vizituar gjatë kësja kohe ka qenë ajo.
Eksperti
Mjeku i vetëm ligjor rajonal në Elbasan ka marrë detyrën për të vërtetuar nëse femra e vrarë dhe e djegur ka qenë shtatzënë ose jo.
Kjo ka qenë edhe pjesa më e vështirë e pritjes së grupit të familjes Gjoni dhe efektivave të policisë kriminale.
Por, si përfundim, eksperti mjeko-ligjor ka deklaruar se trupi do të përcillet për në Tiranë pranë institutit të ekspertizës mjeko-ligjore.
Ditën e premte kufoma gjysmë e karbonizuar do të jetë në duart e ekspertëve për të mundësuar identitetin e saj dhe gjithashtu për ti hapur rrugë pistave të hetimit për policinë.
Gjatë gjithë kohës familjarët e Llazanit kanë pritur që ekspertiza të jepte versionin zyrtar për shtatzëninë gjë që do të konfimonte se trupi ishte i Alketës, megjithë sigurinë se bëhej fjalë pikërisht për vajzën e tyre.
Bashkëshorti i Alketës, Llazar Gjoni, rrëfen largimin e gruas
“Dyshova për gruan nga flokët e tiparet”
ELBASAN - Llazar Gjoni kishte vetëm disa muaj i martuar me Alketa Muratin. Dje ai ka qenë ndër të paktët që është përballur me trupin gjysmë të karbonizuar të gruas së gjetur dy ditë më parë në vendin e quajtur “Ara e Sallakut”. Vetëm pak momente pasi ai ka pohuar dyshimin, me të cilin ishte nisur që nga Sukthi se trupi i përkiste gruas së tij, Llazan Gjoni ka dhënë një intervistë për gazetën “Metropol”.
Bashkëshorti 22-vjeçar, nyja lidhëse midis ditës kur Alketa ishte zhdukur dhe identifikimit të kufomës, tregoi të gjitha rrethanat që e kishin çuar atë deri në morgun e spitalit të Elbasanit. Si e dëgjoi lajmin, dhe çfarë mendoi ai në ato momente?
Si pritët lajmin e gjetjes së trupit gjysmë të karbonizuar të një femre?
Alketa kishte tri ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte bërë e gjallë gjatë kësaj kohe. Kur po dëgjoja lajmet, mendoja vetëm se i kishte ndodhur një gjë e rëndë. Nuk e di si u largua, pasi gjatë kësaj kohe nuk kemi patur probleme, kishim vetëm 7 muaj martesë, aq sa nuk kishim bërë as celebrimin. Ime shoqe u ngrit mëngjesin e së dielës rredh orës 05.00-05.30 të mëngjesit, u largua dhe nuk e pashë më. Çfarë duhet të mendoja me shumë për t’u nisur drejt Elbasanit, kur dëgjova lajmin në televizion?!
Si dyshuat kur trupi ishte gjysmë i karbonizuar?
Trupi ishte i djegur pothuajse krejt, por flokët, tiparet e fytyrës dhe shumë detaje të tjera të konfirmonin se bëhej fjalë për gruan time. E vetmja gjë për mua që konfirmon plotësisht se është Alketa, është shtatzënia e saj.
Pse menduat se mund të ishte Alketa e vrarë, kishte arsye për largimin?
Jo, nuk kishte asnjë arsye për t’u larguar nga shtëpia. Kishim pak muaj martesë dhe i vetmi vend që ajo kishte qenë ishte një teze në Tiranë. Kishim marrëdhënie të mira dhe prisnim një fëmijë. Nuk di të them për largimin e saj atë ditë. Nuk kishte shfaqur asnjë shenjë mërzie dhe nuk më kishte lënë të kuptoj se ishte e shqetësuar gjatë kësaj kohe. Largimin e saj të papritur u përpoqa ta kuptoj dhe kam pritur gjatë këtyre ditëve ndonjë telefonatë, por kjo nuk ka ndodhur. Me të dëgjuar lajmet u frikësova se trupi i përkiste Alketës, ngaqë ajo nuk ishte bërë e gjallë.
Policia e Durrësit konfirmoi “humbjen” e bashkëshortes së Llazan Gjonit
“Prindërit e Alketa Muratit denoncuan zhdukjen”
DURRES – Policia e Durrësit ka konfirmuar dje zhdukjen e Alketa Muratit, prej disa ditësh.
Sipas drejtorit të Policisë së Qarkut të Durrësit, Muharrem Bardhoci, mësohet se kanë qenë prindërit e Alketës, që tri ditë më parë kanë denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tyre. Sipas Bardhocit, mësohet se para denoncimit të prindërve të vajzës, kishte qenë dhëndërri i tyre, që kishte pyetur për gruan e tij tek ata. Pas përgjigjes negative, prindërit kanë kërkuar ndihmën e policisë. Na ana e saj, policia e Durrësit, menjëherë fotografinë e të zhdukurës e ka shëprndarë në gjithë vendin, ndërsa inspektorët kanë filluar kërkimet.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit, ku në aksin rrugor është gjetur trupi i pajetë i një vajze të djegur, Bardhoci bën të ditur se pas këtij lajmi, prindërit e vajzës, që kishin denoncuar zhdukjen, kanë udhëtuar drejt Elbasanit, për të parë kufomën e gjetur.
Mbrëmë në darkë, pas “zhurmës” së bërë për identitetin e mundshëm të kufomës së gjetur në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, burimet e policisë së Durrësit njoftuan se e denoncuara e zhdukur, Alketa Murati, u gjet në Tiranë te disa të afërm të saj dhe u kthye në banesën e saj në Sukth.