Bylisi, edhe 3 pikë të tjera në renditje
• Ballshi ka arritur një fitore të pastër për javën e 27-të kampionatit për Kategorinë e parë duke mundur 3-0 ekipin mik nga Skrapari.
Pas 45 minutave të para pa gola, vendasit e kanë zhbllokuar rezultatin fillimisht në minutën e 49 me protagonist Bakiun. Pas 11 minutave lojë, mallakastriotët do të dyfishonin shifrat, por këtë herë me Klodian Asllanin. Në minutën e 70-të Bakiu do të shënojë golin e tretë dhe të dytin personal për këtë ndeshje duke e çuar Bylisin në kuotën e 61 pikëve dhe duke e bërë edhe më të sigurt kalimin në Kategorinë Superiore. Një gol në minutën e 8-të, një në të 24 dhe një në pjesën e dytë i kanë dhënë tre pikë të arta skuadrës laçiane ndaj Bilisht Sportit, e cila nuk pati asnjë mundësi për të reaguar gjatë gjithë 90 minutave. Fitore ka arritur edhe Lushnja, e cila ka mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Sopotin. Goli i vetëm u shënua nga Bubeqi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Gramshi ndaj Pogradecit. Gramshiotët duhet të prisnin 85 minuta që të bënin për vete të gjithë tifozerinë me golin e Maçollit. Ndërkaq me fitoren e arritur dje, lushnjarët tashmë e shohin veten me pikë të barabarta me Apoloninë e vendit të dytë, 57, e cila këtë javë është dorëzuar në qytetin e ngurtë, 4-1 nga Luftëtari vendas. Golat për gjirokastritët u realizuan nga Brahimi, Taçi, Perhati dhe Stoja, ndërsa për fierakët mendoi Roshi. Ndeshjet e vetme të mbyllura në barazim dhe me të njëjtin rezultat, 1-1 ishin Tomori-Dajti dhe Turbina-Naftëtari. Në takimin e luajtur në Cërrik, vendasit e kanë parë veten në disavantazh që në minutën e 28-të falë golit të Dautajt. Turbina do të barazonte vetëm tetë minuta nga përfundimi i krejt ndeshjes.