Turbekulozi kanos Fierin,shtrohen 50 vetë në spital
• Rrezik epidemie turbekulozi në Fier. Vetëm dy ditët e fundit, më shumë se 50 persona të prekur nga kjo sëmundje ngjitëse, janë paraqitur në spitalin e qytetit.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Shifra e të prekurve konfirmohet nga burime të gazetës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik. Bëhet e ditur se rastet kërcënuese të tuberkulozit i mbartin më tepër banorë të zonave rurale, por nuk kanë munguar edhe rastet me të prekur nga qyteti i Fierit. Burimet bëjnë të ditur se fshatrat Drizë, Zhupan dhe Seman, janë vatrat e prekura më tepër nga sëmundja. Ajo që tremb më shumë banorët është fakti, se infeksioni është ngjitës dhe transmetohet me anë të spërkalave të personave që kanë kontakt me njëri-tjetrin. Një 25-vjeçare e prekur, e cila nuk pranoi të identifikohej, pohoi se ishte tronditur kur kishte marrë vesh se ishte e infektuar. “Jam 25 vjeçe dhe nuk mendoja kurrë të prekesha nga ky virus. Pyes veten se ku e gjeta. Më kanë thënë që në rast se kurohem nuk do të kem probleme, por kjo sëmundje ka hijen e rëndë. Është e dëgjuar si sëmundje vdekjeprurëse, që vetëm para çlirimit ekzistonte. Më ka hyrë paniku, kam edhe familjarët dhe të afërmit që u kam futur frikën, pasi të gjithë duhet të shkojnë të kontrollohen në spital”, është shprehur e prekura. Nga ana e Shëndetit Publik nuk jepet asnjë statistikë zyrtare. Bluzat e bardha janë munduar të mos e paraqesin si alarmante situatën, duke hedhur poshtë edhe zërat për një epidemi të mundshme. Sipas mjekes në këtë spital, Juliana Gjerazi, bëhet e ditur se infeksioni është përshkallëzuar, si rrjedhojë e kontaktit të personave të sëmurë me njëri-tjetrin, për shkak të rrethanave të krijuara në ambientet ku ata jetojnë. Ajo thotë se të sëmurët kanë paraqitur shenja kolle të gjatë, gëlbazë, humbje oreksi, rënie në peshë etj. Ndërkohë që nga bluzat e bardha, të cilët janë munduar të ruajnë anonimatin e të prekurve, mësohet se të prekurit që janë paraqitur në gjendje më të rëndë janë nisur për diagnostikim në sanatorium, ndërsa shumë të tjerë kurohen me profilaksi. Mundësia e përhapjes së këtij virusi në çdo mjedis është i ndjeshëm, prandaj sipas mjekëve, kërkohet një vigjilencë dhe përkujdesje nga të gjithë punonjësit e shërbimit spitalor dhe familjarët e të prekurve.
Mjekja: S’ka vend për panik
“Nuk duhet të dramatizojmë qytetarët. Nuk ka asnjë rrezik dhe kjo sëmundje mjekohet. Mjafton që në rast se njëri prej familjarëve të vërtetohet se është i prekur, atëherë të gjithë familjarët e tjerë duhet të paraqiten për të bërë ekzaminimin mikrobiologjik, kulturën e sputumit, për të bërë një matoux, testin kutan të turbekulinës e me radhë, në varësi të shenjave të para që shfaq”, ka pohuar mjekja Juliana Gjerazi.