Ervin Skela, tani simboli i Kotbusit
• Vazhdon të bëjë gjithçka te Kotbusi dhe padyshim tani është simboli i kësaj skuadre.
Ervin Skela i ka dhënë sërish fitoren (1-0) skuadrës së tij, teksa ka mposhtur ish-ekipin e tij Arminia Bielefeldit me penalltinë që shndërroi në gol në minutën e 51-të të ndeshjes. Ky ishte goli i katërt radhazi për Ervin Skelën dhe kjo ishte fitorja e tretë radhazi që ai i jep Kotbusit, pas atyre ndaj Hertës dhe Duisburgut. Ky ishte goli i shtatë në këtë sezon për fantazistin e Kombëtares shqiptare dhe aktualisht ai është një ndër lojtarët më në formë të kampionatit gjerman. “Jam i kënaqur për fitoren, sepse kemi hedhur një hap tjetër të madh në luftën për mbijetesë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. A jam i kënaqur? Më duket vetja si në ëndërr, pasi deri pak kohë më parë nuk e besonim me të vërtetë se mund të ecnim kaq mirë”, është shprehur Skela pas ndeshjes. Ndërkaq edhe trajneri i tij, Bojan Prasnikar, ka thurur elozhe për mesfushorin shqiptar. “Ishte një ndeshje e madhe nga ana jonë, megjithëse në fund rrezikuam shumë. Skela? Ai ka qenë vendimtar për skuadrën dhe tashmë është një siguri për ne fakti që kemi një lojtar të tillë”, ka thënë tekniku i Kotbusit. Roma vazhdon të interesohet për mesfushorin e Kombëtares, Lorik Cana dhe lajmi është publikuar edhe në median italiane. Menjëherë pas publikimit të këtij informacioni në uebsajtin calciomercato.com, ka pasur një reagim të fortë nga tifozët e skuadrës, por një pjesë e tyre kanë qenë ata të Milanit, të cilët kanë shigjetuar drejtuesit e klubit kuqezi. “Nuk e kuptojmë se përse Milani nuk blen futbollistë të tillë. Kam dëgjuar për këtë Canën dhe është një lojtar i ri, i cili mund të na shërbejë. Galiani duhet të shikojë për të tillë dhe jo të marrë futbollistë si Emerson apo ndonjë tjetër, që i ka kaluar koha”, ishte shkrimi i një prej tifozëve në forumin e uebsajtit calciomercato.com. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, luajti si titullar me Hanoverin në ndeshjen kundër Eintrahtit dhe ndihmoi skuadrën e tij që të fitonte me rezultatin 2-1. Kapiteni i përfaqësueses fitoi duelin me shqiptarin tjetër, Faton Toski, i cili luajti si titullar me Eintrahtin. Edmond Kapllani u fut në fushë në minutën e 57-të kundër Rostokut në vend të Porçelos, por nuk arriti të shënonte. Ekipi i tij u mund me rezultatin 2-1.