Pranga tregtarit për 200 mijë euro
• QAFE-THANE – Mosdeklarimi në doganë i shumës prej 200 mijë dollarë që kishte me vete, ka çuar në pranga një 24-vjeçar nga qyteti i Elbasanit.
Burime të policisë së doganës së Qafë Thanës, pohuan dje arrestimin e Elis Bahushit. Mësohet se ditën e djeshme, 24-vjeçari Babushi, tregtar, ka qenë duke kaluar në këtë pikë doganore nga Shqipëria në Maqedoni. Pasi ka kaluar në doganën shqiptare, ai është futur në atë maqedonase, ku edhe ka deklaruar shumën e parave që kishte me vete, veprim që duhet ta bënte në anën shqiptare. Pas konstatimit të këtij fakti, autoritetet maqedonase kanë komunikuar me homologët e tyre shqiptarë dhe Babushi është prangosur nga agjentët e sektorit të pastrimit të parave. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pohuar se do të udhëtonte drejt Kinës dhe se paratë i duheshin për të blerë mall. Ndërkohë që dy ditë më parë, në doganën e Kakavijës, u ndaluan dy shtetas grekë, të cilët nuk deklaruan shumën prej 450 mijë euro që mbanin me vete. Burimet policore pohuan dje se ata ndodhen nën arrest dhe ndaj tyre po hetohet në pistën e pastrimit të parave. a.k.