“Kam qenë vazhdimisht nën presionin e prefektes”
02/04/2005 Jep dorëheqjen drejtoresha e Drejtorisë së Qarkut Fier, Siciljana Lisi
Prefektja: Lisi jo e denjë për drejtuese e arsimit fierak
Ka dhënë dorëheqjen kreu i arsimit fierak Siçiljana Lisi, e cila ka qenë në krye të Drejtorisë Arsimore të Fierit qysh para 1 viti. Në një takim mes drejtuesish të shkollave 8-vjeçare, atyre të mesme të Qarkut Fier dhe mediave, Siciljana Lisi i ka njoftuar të pranishmit për dorëheqjen e saj të parevokueshme. Zyrtarisht dorëheqja i është paraqitur dje ministrit të Arsimit, Luan Memushi. Sipas Lisit, ajo që ditën e parë të punës ka qenë nën presionin e prefektes së Qarkut, Rajmonda Stefa, e cila i ka kërkuar ndere dhe favore si psh., falsifikim dokumentesh të shkollës së mesme për një të afërmin e saj, i cili kërkonte qëndrim në Amerikë.
Pas akuzave të bëra dje ndaj prefektes së Qarkut të Fierit, Rajmonda Stefa, ish-drejtoresha Siciljana Lisi ka pranuar që të flasë për gazetën “Metropol”.
Përse e keni dhënë dorëheqjen, siç e shprehët edhe në takim me drejtuesit?
Unë, qysh në fillim, kam pasur mospërkrahjen e prefektes së Fierit, Rajmonda Stefa. Ajo qysh në ditën time të parë të punës nuk më ka thënë një fjalë të mirë inkurajuese: Krahë të lehta, ose diçka të tillë. Gjithnjë jam sulmuar prej saj.
Përse e thoni këtë?
Më ka kërkuar që të bëja një falsifikim të dokumenteve të një njeriu të saj, në një kohë kur ai nuk kishte mbaruar shkollën. Këtij i duheshin për në Amerikë. Nuk e kuptoj se si mund të pretendosh të rrish në Amerikë me shkollë 8-vjeçare. Më ka marrë edhe natën edhe në 5 të mëngjesit, ku më ka lënë të nënkutoja se, nëse nuk ia bëja, do të kisha pasoja. Sigurisht, nuk mund të shkelja ligjet dhe nuk mora përsipër një falsifikim të tillë.
Ju keni pasur konflikt edhe me kryetarin e komunës Qendër, Harilla Mile. Përse?
Drejtorit të shkollës së mesme bujqësore, Pirro Toska, i kisha sinjalizuar mbarimin e tij nga puna në arsim, për të vetmin shkak se kishte plotësuar moshën. Faktikisht, ai ka ndenjur në arsim edhe një vit më tepër se ç’duhej, se është 61 vjeç. Për arsye personale apo miqësore, kryetari i komunës Qendër, Mile, më ka sulmuar. Unë isha drejtore e Arsimit dhe kisha të drejtë të hiqja dhe të vendosja njerëz të rinj dhe energjikë, por prefektja ishte pedante dhe rekomandonte ajo se ç’duhej të bëja. Nuk e kuptoj pse e kishte aq të zorshme të dilte në pension një njeri që ka mbushur moshën. Shëndoshë manastiri se kallogrerë ka plot.
Tani e keni kërkuar dorëheqjen?
Dje kam shkuar në Ministrinë e Arsimit dhe i kam lënë mbi tryezë ministrit të Arsimit dorëheqjen time dhe pres firmosjen e tij. Gjithsesi ajo është e parevokueshme. Gjithashtu i kam kërkuar një vend tjetër pune, ku ta shohin ata të arsyeshme.
Stefa: Lisin e pushoi ministri nga puna
Krejt ndryshe është shprehur për largimin e Siciljana Lisit, prefektja e Qarkut Fier, Rajmonda Stefa, në një konferencë për shtyp, fill pas asaj të Lisit. Sipas Stefës, Lisi ka gënjyer gjithë të pranishmit, pasi nuk ka dhënë dorëheqjen me atë tekst vulgar, siç ua lexoi drejtuesve të shkollave, por e kanë pushuar nga puna. Sipas Stefës, pushimi i saj nga puna nga ministri i Arsimit, Luan Memushi, ka ardhur pas vërejtjes së tij të bërë më 9 shtator gjatë një kontrolli të MASH, ku janë gjetur shkelje dhe pasaktësi të rënda në dokumentacion dhe në burimet njerëzore. ”Ajo ka keqpërdorur burimet njerëzore, fondet e dhëna për Drejtorinë Arsimore dhe nuk e ka merituar edhe në shkallë arsimore që ajo të jetë në krye të arsimit fierak”, ka thënë ndër të tjera Stefa, ku mw pas ka sqaruar shkeljet dhe mangësitë e saj në detyrë. ”Më 9 shtator, MASH bëri kontroll në Drejtorinë Arsimore të Qarkut Fier dhe pasi e gjeti këtë drejtori për faqe të zezë, i ka tërhequr vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna”, tha Stefa. Më 20 shkurt të këtij viti, ministri Memushi nuk e ka rinovuar kontratën për drejtore të Drejtorisë Arsimore për shkak të mosreflektimit të saj në punë. Për këtë arsye sot ajo ka marrë pushimin nga puna në MASH dhe nuk ka paraqitur “dorëheqjen e saj”, të cilën e motivon me sulm partiak që i paska bërë prefektja. Përkundrazi, unë qysh në fillim e kam përkrahur si grua dhe si drejtuese, ka shtuar Stefa.