E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja Mjaft!, shaka me premtimet elektorale

02/04/2005  Si ka lindur 1 prilli

Lëvizja “Mjaft” me pankarta para parlamentit, shpalosi edhe një herë premtimet elektorale të partive dhe deputetëve, si të ishin të realizuara. Por, ishte vetëm një shaka.

Shumë njerëz u gënjyen dje, jo vetëm nga njëri-tjetri, por dhe nga gazetat e televizionet. Por, si ka nisur 1 prilli.

Kulturat e lashta, që përfshijnë popujt rom dhe hindu, festojnë vitin e ri më 1 prill. Mbyllja e vitit ndiqet nga ekuinoksi veror dhe për shumë vende të Evropës ka qenë 25 marsi dita e fillimit të vitit të ri, për disa të tjerë 1 prilli. Por, më 1582, Pope Greogory urdhëroi që të përdorej kalendari i ri, që ishte përsëritje e kalendarit Julian. Sipas kalendarit të ri, dita e parë e vitit u vendos 1 janari. Shumë vende të Evropës i rezistuan këtij ndryshimi, një deri dy shekuj. Skotlanda deri më 1660, Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia deri më 1700 dhe Anglia deri më 1752. Në 1564, Franca adoptoi reformën kalendarike dhe vendosën 1 janarin ditën e parë të vitit të ri, por shumë njerëz refuzuan të përdorinin kalendarin e ri dhe vazhdonin të përdorinin kalendarin e vjetër, kur viti niste më 1 prill. Kështu që “të reformuarit” nisën të tallnin tradicionalistët, duke ju dërguar pusulla me budallallëqe, duke u përpjekur që t’i bënin të besonin gjëra të gënjeshtra. Në Francë, fëmijët për të qeshur me 1 prillin vizatonin një peshk dhe jua ngjisnin në derë fëmijëve dhe familjeve që dëshironin 1 prillin për vit të ri, ndërsa në Angli dhe kolonitë e saj, popujt që e pranuan të fundit kalendarin gjeorgjian, vazhdojnë dhe sot ta kenë 1 prillin ditën e shakave. Pra, 1 prilli ka hyrë me kaledarin gjeorgjian si dita, ku lejohet çdo budallallëk.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›