Bylykbashi: Ngritja e komisionit, hapësirë për mendime të tjera
Eksperti i Partisë Demokratike në hartimin e Kodit Zgjedhor, Oerd Bylykbashi, tha dje se ringritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore lë hapësirë që përveç rregullimit të afateve për shpalljen e datës së zgjedhjeve, të ndërhyhet dhe për heshtje të tjera në kod. Sipas tij, amendimi i nenit të kontestuar nga Presidenti sjell si nevojë ndryshimin e afateve për komisionet zgjedhore. Teknikisht, sipas tij, këto ndërhyrje janë të mundura, por gjithçka varet nga lëvizjet politike.
“Amendimi i nenit që përcakton afatin e dekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, mund të sillte si nevojë edhe rishikimin e një seri dispozitash të tjera në pjesë të tjera të kodit në mënyrë që të harmonizohen afatet dhe procedurat e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve nga institucionet, duke filluar që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, - tha Bylykbashi. Kështu, duke pasur parasysh se nga votimi i kodit mund të duhen maksimalisht dhe 2 muaj, shtoi kësaj dhe 3 javë për t’u dekretuar nga Presidenti dhe 2 të tjera për të hyrë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare, ngritja e KQZ-së shtyhet për në muajin e dytë ose të tretë të vitit të ardhshëm. Por sipas kodit të ri, listat paraprake të zgjedhësve duhet t’i dërgohen këtij institucioni brenda 6 muajve, afat i cili konsiderohet i skaduar me amendimin që do t’i bëhet kodit pas kthimit nga Presidenti. Prandaj ky mendohet se do të jetë një nga afatet e para në të cilat do të ndërhyhet.