Patozi: Sot votojmë ligjin për dosjet
Mazhoranca rikonfirmoi dje votën pro ligjit për dosjet. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha se mazhoranca do të votojë në Parlament ligjin për pastërtinë e figurave. Patozi tha se shumica është e vendosur ta miratojë, sepse ligji ka mbështetjen e të gjithë komunitetit dhe spektrit politik të djathtë. Patozi komentoi qëndrimin e socialistëve kundrejt ligjit duke komentuar votën kundër të tyre me kryetarin socialist Edi Rama, i cili sipas tij, ka ndërmarrë një nismë për të kundërshtuar ligjin për dosjet vetëm e vetëm për të mbrojtur një grup ekzekutorësh që vazhdojnë të jenë akoma nëpër institucione të ndryshme, kryesisht në drejtësi.
“Ligji që do të miratohet nesër, është depozituar në Kuvend nga PD-ja afro 3 vjet më parë, kur asnjë nga këto çështje nuk ekzistonte dhe sigurisht ne nuk e kemi çuar fare ndërmend që të ndryshonim konceptin apo vizionin tonë për fatin apo karrierën e disa personave, pavarësisht se në çfarë pozicioni apo vendi pune ndodhen ata sot. Ky ligj që nuk kursen Presidentin e Republikës, Kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, ministrat, deputetët dhe të gjitha nivelet më të larta të shtetit dhe të administratës publike, sigurisht që nuk mund të jetë një mëshirëmadh apo mëshirëplotë me një grusht xhelatësh apo persekutorësh të ish-regjimit që mund të kenë mbetur kacavjerrë në institucionet tona”, - tha Patozi.
Sipas Patozit, Edi Rama dhe partia e tij po kërkojnë pa sukses që të bindin publikun që vetëm ata që janë përfshirë në procese të rënda politike, ata që kanë firmosur ekzekutimin dhe varjen e poetëve, dhe jo pjesa tjetër e shëndoshë, kanë besimin e plotë dhe mbështetjen e tyre.
Ligji për dosjet i është nënshtruar një debati të gjerë dhe të ashpër sidomos në tri vitet e fundit me propozime të ndryshme si nga opozita ashtu dhe mazhoranca e ndërsa sot, Parlamenti do të votojë më në fund realisht një projekt konkret. Pavarësisht dëshirës që ligji të kalojë me konsensusin e të dyja palëve, këtë herë demokratët nuk tërhiqen duke treguar vendosmëri se procesi i hapjes së dosjeve duhet të nisë dhe nuk mund të zvarritet më.
Socialistët deklaruan votën kundër këtij ligji dy ditë më parë përmes numrit dy të grupit parlamentar, Erion Braçe. Ai tha se ligji për dosjet e ish-bashkëpunëtorëve që mazhoranca do të kërkojë të kalojë në Kuvend në mënyrë të njëanshme synon të bllokojë dosjet në ngarkim të ministrit Basha, dosjen e Gërdecit dhe çështjen Fazlliç. “Ligji i famshëm për hapjen e dosjeve nuk do të hapë dosje. Nuk do të hapë dosjet as të zyrtarëve të lartë, as atyre që i kanë shërbyer UDP-së serbe”, - është shprehur Braçe”.
Ai është shprehur se ligji synon vetëm ndëshkimin apo spastrimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese që është prokuroria dhe gjykata.
Pavarësisht kundërshtive të opozitës, Patozi konfirmoi edhe se mazhoranca i ka votat e duhura. "Si çdo premtim që mbahet, edhe ky ligj do të miratohet nesër në seancë", - mbylli deklaratën e tij Patozi.