E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Mbështetje e solidaritet bluzave të bardha

Kryetar i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, dhe kryetarja e grupit kuvendor të deputetëve socialistë, Valentina Leskaj vizituan dje në Spitalin Ushtarak mjekun e plagosur Agron Ylli. Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Ruçi, u shpreh për mediat se “është koha për t'u ofruar mbështetje e solidaritet njerëzor të gjitha bluzave të bardha. Goditja e bluzave të bardha po kthehet në një fenomen shumë shqetësues për të gjithë”, - u shpreh Ruçi, i cili vuri theksin tek fakti se në 6 muaj janë goditur tre mjekë. Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së bëri apel ndaj mazhorancës të heqë dorë nga politikat diskriminuese ndaj sektorit shëndetësor."Shprehja që dëgjova sot jo rëndom, por nga profesorë që kanë dhënë në vite e në vite dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish është: "Kush e ka radhën?!" E pra shoqëria shqiptare duhet të ngrihet që të thotë SOS. T'i themi ndal këtij fenomeni që të mos ndodhë, që kur të kemi halle, të kemi probleme t'i drejtohemi bamirësve popullorë, kur mjekët nuk janë të mbrojtur nga e gjithë shoqëria, kur mjekët dhe mjekësia nuk janë të mbrojtur nga shteti", - tha Ruçi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›