Vasili: Shteti të ndërhyjë në sistemin e shëndetësisë
Lëvizja Socialiste për Integrim i bëri apel dje qeverisë shqiptare që të ndërhyjë në sistemin e shëndetësisë. Duke marrë shkas nga plagosja e një mjeku dy ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, tha se
qeveria, në vend që të zgjidhë krizën e tmerrshme të sistemit shëndetësor, ky Kryeministër mjek, për fatkeqësinë e tij, ka zgjedhur instrumentin më të shëmtuar, që të kriminalizojë klasën e mjekëve. “Dhe në këtë fushatë kriminale, ku në vend që të dënohen hajdutët e vërtetë, ata që apo grijnë fondet shtetërore, po shpërdorojnë e po bëjnë tendera të paqenë, e plot poshtërsira të tjera për shtetin shqiptar, po konsiderohen shumë më minorë, shumë më të pafajshëm, në raport me mjekët, të cilët luftojnë në vijën e parë me jetën, edhe atëherë kur kjo jetë, po për hir të këtij Kryeministri, merrej me mijëra në vitin ‘97”, - tha Vasili.