Të Rejat e Vjetra nga BE-ja
06/03/2005 Raundi i fundit i negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian la një shije të hidhur, jo aq për atë çka u tha, që tashmë dihej dhe pritej, por për mënyrën se si gjërat u thanë. Për çdo qytetar shqiptar, pavarësisht bindjeve politike ishte me të vërtetë fyese të shikoje se sa poshtë kish rënë shteti shqiptar përballë një burokrati të BE-së. Pavarësisht nëse kritikat ishin të drejta apo jo është ofenduese të shikosh se në çfarë gjendje është katandisur shteti në përgjithësi dhe qeveria jonë në veçanti në raport me procesin e integrimit. Aq më tepër kur kjo qeveri është produkt i asaj që u quajt “Koalicioni për Integrim”. Në këtë shfaqje prekëse të bënte përshtypje edhe përulësia dhe sikleti i palës shqiptare, e cila i ngjasonte strucit që përpiqet ta fshehë kokën në rërë.
Pavarësisht nga hapësira mediatike që iu kushtua kësaj ngjarjeje aty, fatëkeqësisht, u thanë shumë pak gjëra të reja nga delegacioni i BE-së si dhe asgjë e re nga pala shqiptare. Kjo e fundit vazhdoi të prodhonte retorikën boshe të integrimit evropian që nuk e beson edhe vetë artikuluesja, ministrja e Integrimit. Ndërkohë delegacioni i BE-së vazhdoi me kritikat e ashpra që qortojnë të gjithë, duke mos bërë përgjegjës asnjë. E njëjta qasje, që ka prodhuar vazhdimisht krizat e brendshme, me gjithë qëllimet e mira që mund të kenë pasur aktorët nga jashtë.
Ndonëse delegacioni i BE-së foli ashpër për mosarritjet e palës shqiptare, ai nuk i përcaktoi qartë përgjegjësitë, në emër të paanësisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme. Kështu si gjithmonë fajtore mbeti klasa politike dhe politika shqiptare. Ndonëse parime të tilla si paanësia dhe mosndërhyrja në punët e brendshme janë të kuptueshme në diplomaci, në rastin konkret ato jo vetëm nuk qëndrojnë, por vijnë edhe era hipokrizi.
Së pari, BE-ja jo vetëm që është pjesë e realitetit shqiptar, por një nga pjesët më thelbësore të tij. Në fakt, Qeveria dhe qeverisja e sotme është në thelb edhe një produkt i qëndrimit të BE-së ndaj zgjedhjeve të 2001-shit, duke e njohur fitoren e Partisë Socialiste, por duke i mohuar shumicën e mjaftueshme për të zgjedhur Presidentin, nga ku lindi edhe kushtëzimi për një president konsensual. Pra, në vetvete, qëndrimi i BE-së zëvendësoi procesin elektoral lokal, duke përcaktuar se kush dhe sa i fitoi zgjedhjet parlamentare të 2001-it. Dhe ky ishte i vetmi verdikt, që u pranua dhe aplikua nga të gjithë, gjë që akoma s’ka ndodhur me procesin elektoral. Pavarësisht se sa absurde dhe jo demokratike mund të duket diçka e tillë sot, është fakt që qeverisja e sotme ka pasur BE-në dhe procesin e integrimit si një nga burimet themelore të legjitimitetit. Madje, legjitimiteti i qeverisë së sotme ka qenë gjithnjë e më tepër i importuar nga jashtë sesa i mbështetur nga brenda vendit. Shpesh vetë procesi i integrimit është përdorur për të legjitimuar qeverisjen socialiste apo aktorë të veçantë brenda kësaj qeverisje, gjë që e ka zbehur gjithnjë e më tepër legjitimimin nëpërmjet votës së lirë. Për këtë arsye edhe vetë BE-ja është pjesë e përgjegjësisë për krizën, në të cilën ndodhet sot demokratizimi shqiptar dhe procesi i stabilizim-asociimit.
Kështu që, është hipokrizi të thuash se BE-ja nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, jo vetëm sepse diçka e tillë nuk është e vërtetë, por edhe sepse kjo gjë është kërkuar nga vetë aktorët lokal, të cilët e kanë përqafuar tashmë këtë ndërhyrje. Por, ndërsa ruajtja e imazhit të mos ndërhyrjes është hipokrizi, ideja se qasja e BE-së është apo mund të jetë e paanëshme është fatkeqësi. Në rastin konkret, kur fajësohen të gjithë nuk është fajësuar askush. Askush nuk merr përsipër përgjegjësitë dhe pas ndonjë zgjidhje të çastit kriza rifillon nga fillimi. Në fakt ky ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga problemet themelore në qëndrimin ndërkombëtar ndaj zhvillimeve politike shqiptare. Ky qëndrim i fsheh preferencat e veta politike nën petkun e paanësisë, duke ruajtur statu- kounë, gjë që favorizon gjithmonë forcën politike në pushtet.
Në rastin konkret u qortuan të dyja forcat politike, por mosarritjen e marrëveshjes për ndarjen e zonave elektorale. Pa dashur të futemi në detajet e kësaj marrëveshjeje duhet theksuar që në fillim që opozita shqiptare hoqi dorë nga varianti i saj dhe pranoi propozimin e OSBE-së, dhe ishte Partia Socialiste, ajo që e bllokoi një proces të tillë. Mbase Partia Socialiste kishte të drejtë në qëndrimin e saj, mbase varianti i OSBE-së ishte i gabuar, por një gjë mbetet e qartë, mungesa më e madhe e vullnetit për zgjidhjen e këtij ngërçi qëndronte te forca në pushtet dhe jo tek e gjithë klasa politike. Për më tepër vullneti i mirë gjithmonë fillon dhe duhet të fillojë nga ajo forcë që ka më shumë në dorë dmth forca politike në pushtet. Kjo s’do të thotë aspak se opozita nuk ka detyrimin politik dhe moral që t’i përgjigjet vullnetit të mirë me të njëjtën monedhë, por kjo mund të ndodhë vetëm pasi ky vullnet të jetë shfaqur. U desh ndërhyrja e ndërkombëtarëve që diçka e tillë të ndodhte, pra që Partia Socialiste të hapte rrugë, ndërkohë që bllokimi i procesit, në emër të paanësisë, iu faturua të gjithëve. E njëjta gjë ndodhi edhe me balancimin e KQZ-së dhe shumë momente të tjera të reformës elektorale. Ky qëndrim nuk bën gjë tjetër veçse e fsheh dhe e thellon problemin, që praktitkisht do të thotë se ai anon fort nga njëra anë: nga ana e fajtorëve.