E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hetim i përbashkët

06/03/2005  AIncident italo-amerikan në Irak

Duke dalë nga spitali i Celio në mëngjesin e djeshëm, Pier Scolari ka thënë para telekamerave se amerikanët ishin lajmëruar për largimin e saj, duke shtuar se ndoshta vrasja kish ndodhur sepse “Giuliana kishte informacione për të cilat ushtarakët amerikanë nuk donin që të dilte gjallë. Kishin kaluar kontrollet e amerikanëve, kishin lajmëruar italianët në aeroport, sigurisht edhe amerikanët”

Plagoset gazetarja, menjëherë pas lirimit. Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Bush i telefonoi kryeministrit italian Silvio Berluskoni, për t'i shprehur keqardhje për këtë incident dhe për t'i premtuar një hetim të plotë

Një gazetare italiane është plagosur me armë zjarri nga forcat amerikane në një postbllok në Bagdad, vetëm pak orë pasi ishte liruar nga rrëmbyesit e saj. Gazetarja Xhuliana Sgrena po udhëtonte për në aeroport kur forcat amerikane hapën zjarr mbi makinën e saj, në një incident gjatë të cilit gjetën vdekjen një agjent i shërbimit të fshehtë italian një person tjetër.

Amerikanët thonë se automjeti i paidentifikuar po i afrohej postbllokut me shumë shpejtësi, dhe ushtarët u përpoqën ta paralajmëronin shoferin duke bërë shenjë me dorë dhe me drita përpara se ta qëllonin makinën.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Bush i telefonoi kryeministrit italian Silvio Berluskoni, për t'i shprehur keqardhje për këtë incident dhe për t'i premtuar një hetim të plotë.

Departamenti i Shtetit thotë se ambasadori amerikan në Itali u takua me zotin Berluskoni për ta garantuar për bashkepunimin e Shteteve të Bashkuara me zyrtarët italianë në Irak.

Hetimi i përbashkët italo-amerikan duhet të përcaktojë nëse vërtetë ka ndodhur kështu, thotë korrespondenti i BBC-së në Uashington.

Gazetarja italiane ka mbërritur më në fund dje në Romë pasi ishte mbajtur një muaj e rrëmbyer në Irak.

“U goditëm me një shi plumbash

“Nuk më trajtuan kurrë keq”, ishin fjalët e para për kolegët e Il Manifesto të gazetares italiane sapo ka mbërritur dje në Itali. Ata ekanë përshëndetur në pistë, sapo ka mbërritur, sëbashku me kryeminsitrin Berluskoni.

“Menduam se rreziku kishte kaluar pas lirimit tim”. Ka rrëfyer Sgrena. “Por krejt papritur erdhën ato të shtëna. U goditëm nga një rrebesh plumbash, unë po flisja me Nikola Kaliparin (agjenti)... ai u afrua ek unë për të më mbrojtur, më pas u lëshua dhe pashë që kishte vdekur”, ka vijuar gazetarja me zërin që i dridhej nga emocioni.

“Zjarri vazhdonte dhe shoferi nuk arrinte as tu shpjegonte që ishim italianë. Ishte e tmerrshme”.

Epilogu i lirimit të Sgrenas, me vrasjen e Kaliparit ka shkaktuar tensione mes niveleve të larta të qeverisë italiane dhe asaj amerikane.

Versioni i Pentagonit është që trupat e ShBA ishin përpjekur të paralajmëronin makinën ku udhëtonte Sgrena dhe agjentët, e cila udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt postbllokut, dhe më pas goditën në drejtim të motorrit për ta ndalur.

“Amerikanët ishin lajmëruar”

Kryeministri Berluskoni ka premtuar ndërkohë që do të ketë një hetim të gjerë. Dje edhe presidenti i Italisë, Çiampi ka kërkuar sqarime nga ana e SHBA. Drejtori i Il Manifesto, Gabriele Polo u tha gazetarëve se kish mësuar në qeveri që në atë postbllok janë lëshuar 300-400 plumba. Duke dalë nga spitali i Celio në mëngjesin e djeshëm, Pier Scolari ka thënë para telekamerave se amerikanët ishin lajmëruar për largimin e saj, duke shtuar se ndoshta vrasja kish ndodhur sepse “Giuliana kishte informacione për të cilat ushtarakët amerikanë nuk donin që të dilte gjallë. Kishin kaluar kontrollet e amerikanëve, kishin lajmëruar italianët në aeroport, sigurisht edhe amerikanët”, ka thënë Scolari.

“O bëhet fjalë si besoj unë për një veprim me tendencë, ose jemi në dorë të djelmoshave që, të frikësuar si janë, qëllojnë ndaj kujtdo”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›