“Të këqinjtë janë tmerrësisht të zgjuar"

06/03/2005 Intervistë me Bill Gates / Njeriu më i pasur i botës, thotë se nuk i ka plotësuar të gjithë dëshirat
Themeluesi i Microsoft, 49-vjeçari Bill Gates, flet për problemet delikate të sigurisë së kompjuterave, konkurrencën, ndarjen e programeve dhe si jeton me problemet e shëndetit dhe të famës. Përveçse është njeriu më i pasur në botë, Gates është themeluesi i kompanisë më të fuqishme të programeve kompjuterikë në botë
Ajo që ne si Microsoft sollëm në industrinë e kompjuterave ishte një fushë konkurrence, e cila nuk kishte ekzistuar kurrë në asnjë industri në botë. Me Windowsin ne sollëm krahasueshmëri. Kush është më i shpejti, më i sigurti, më pak i kushtueshmi? Kjo dinamikë është një motor shumë i fuqishëm për konkurrencën...
Shkoj në punë çdo ditë, edhe për arsyen se ëndrra që kam, për atë që duhet të bëjë kompjuteri si mjet ende nuk është realizuar. Afro 30 vjet më parë, unë themelova Microsoftin së bashku me Paul Allen, pasi aftësitë dhe mundësitë e kompjuterave atëherë nga zhgënjenin. Që atëherë, thjesht kam punuar për të bërë realitet ëndrrën, që kompjuterat të na kuptoijnë më mirë dhe punojnë më shumë.
Ju shkuat në Gjermani për të iniciuar një projekt për më shumë siguri interneti. Përse kjo iniciativë tani?
Entuziazmi për mënyrën se si kompjuterat, interneti dhe programet e mirë kompjuterikë mund të ndihmojnë njerëzit, është sot ndoshta më i madh se kurrë. Kanë ndodhur shumë gjëra fantastike gjatë viteve të fundit. Thjesht mendoni se si kontaktet me postë elektronike apo biznesi dixhital me foto e muzikë janë zhvilluar anekënd botës. Por, ndërsa ne punojmë për zhvillime të mëtejshme të mrekullueshme, disa probleme vërtet serioze po hyjnë me forcë në axhendë, dhe tani na duhet të sigurohemi që nuk do të kthehen në probleme. Kjo varion nga bezdia, që shkakton një adresë e mbushur me e-maila parazitë, deri në rrezikun që kompjuteri juaj është “pushtuar” nga piratë, që spiunojnë në të dhënat tuaja. Ka shumë gjëra për të bërë, sidomos për Microsoftin.
Doni ta arrini të vetëm këtë?
Gama e problemeve është shumë e gjerë. Dhe jo vetëm kompani të veçanta po përballen me kërkesa, por e gjithë industria. Në përmbushjen e këtyre kërkesave, ne duhet të punojmë së bashku me qeveri dhe agjenci publike. Politika duhet të garantojë kuadrin ligjor.
Dhe konsumatorët?
Përdoruesit e kompjuterëve duhet të konsiderojnë më intensivisht pyetjet praktike. Për shembull: A kam nevojë për azhornime të rregullta të programeve? Vetëm kjo është diçka gjigande për ne. Kur ne ofrojmë një përmirësim për Windowsin, përmes internetit sot, ka disa qindra milionë që e pranojnë ofertën, por edhe qindra milionë të tjerë që nuk e bëjnë. Apo një tjetër pyetje: Si e përdorin internetin fëmijët e mi? Kjo është një sfidë sot, sepse nganjëherë fëmijët e përdorin internetin shumë më mirë se prindërit. Një gjë që duhet të bëjmë ne është ta bëjmë më të lehtë përdorimin e kompjuterit, me qëllim që të rrisim ndërgjegjësimin e njerëzve në lidhje me këto pyetje.
A i keni nënvlerësuar ju çështjet e sigurisë? Pak vite më parë, shqetësimet kryesore të industrisë suaj ishin si t'i bënit më efikasë kompjuterat dhe të pajisnit sa më shumë shtëpi që të ishte e mundur. Tani shqetësimi kryesor është siguria. Duket se edhe Microsoft është ndërgjegjësuar për rrezikun pas 11 shtatorit.
Sulmet terroriste të 2001 u treguan njerëzve se çfarë sjell mungesa e sigurisë. Problemet me sigurinë e kompjuterave kanë të bëjnë më shumë me suksesin e pabesueshëm të vetë kompjuterave. Sa më i suksesshëm u bë kompjuteri, aq më të qartë u bënë pikat e dobëta, si për shembull: si mund të ndaloj dikënd që vjedh karta krediti në internet? Në disa fusha, “të këqinjtë” janë tmerrësisht të zgjuar – dhe nganjëherë më dinakë nga sa e kishim parashikuar ne.
Nga e prisni sfidën më të madhe? Prodhuesit e viruseve? Piratët?
Gjithmonë ka njerëz, që do të përpiqen të shfrytëzojnë internetin për të na shqetësuar me gjëra që janë të lira dhe të lehta për t'u përhapur në të gjithë botën. Ne do të jemi në gjendje që, deri në një farë mase ta kontrollojmë këtë, sepse burimet lejojnë që të gjurmohen. Njerëzit, që krijojnë reklama për një kompani, zakonisht marrin para nga ajo. Kjo i bën të gjurmueshëm. Në këtë drejtim, kemi ecur shumë përpara. Më shumë më shqetëson fakti, a do të realizohet ëndrra jonë e përgjithshme?
Cila është kjo ëndërr?
Që të komunikojmë me njëri-tjetrin globalisht, pa mungesë besimi dhe në mënyrë më krijuese. Për ta bërë këtë, për shembull, është shumë e rëndësishme që identiteti yt të jetë i sigurtë në internet. Në fund të fundit, kjo ka të bëjë me një premtim, premtimin e epokës dixhitale. Nga ana tjetër, unë nuk besoj se vështirësitë e sotme mund ta vënë seriozisht në rrezik përmbushjen e këtij premtimi.
Microsoft është vetëm një pjesë e zgjidhjes, por edhe pjesë e problemit, për shkak të fuqisë që ka në treg. Kur një kompani ofron më shumë se 90 për qind të programeve për kompjutera personalë, atëherë është e pashmangshme që të bëhet shënjestër për piratët, që janë të interesuar të shkaktojnë sa më shumë dëme që të jetë e mundur.
Përveç Windows, aktualisht ekzistojnë edhe një numër i madh sistemesh operimi, si për shembull sistemet e Apple, Linux, ose Unix...
... por në mbretërinë e kompjuterave personalë, roli i tyre në botë nuk është shumë i madh
E vërteta është: Sa më pak sisteme operimi të ketë brenda një kompanie, aq më mirë është, nga pikëpamja e sigurisë.
Më falni?
Thjesht sepse duhet të shpenzosh miliarda dollarë për të garantuar sigurinë e secilit sistem. Kompania jonë ka një numër shumë të madh njerëzish, përgjegjësia e vetme e të cilëve janë pikërisht këto çështje të sigurisë.
Për konkurrenti juaj i vogël, Apple, për shembull, është shumë më rrallë viktimë e sulmeve të tillë me viruse.
Nuk është shumë e saktë. Sigurisht që ne jemi shënjestra më e madhe, por kjo ndodh sepse kemi sistemin më të përhapur. Por edhe te të tjerët kjo ndikon në të njëjtën mënyrë. Në shumë drejtime, Linux është edhe më i dëmtuar.
Brenda pak orësh, një virus për Windows mund të përhapet si epidemi në të gjithë botën...
Mbi të gjitha, për shkak të popullaritetit tonë botëror. Por, këtë ne e dimë. Dhe duhet t’i kushtojmë ende më shumë kohë dhe para. Megjithatë, emailet parazitë apo vjedhja e të dhënave nuk janë çështje të sistemit operativ. Për këtë, duhen edhe ligje e standarde globale.
Edhe një herë: Windows është më i goditshmi.
Mund ta shohësh nga shumë këndvështrime. Shpejtësia, me të cilën komuniteti i Linux reagon ndaj problemeve nuk është shumë e lartë – kjo sepse ky sistem, ndryshe nga i yni, thjesht nuk mban mijëra njerëz në pritje për të zgjidhur problemet. Në këtë kuptim, një sistem i shpërndarë operativ ka edhe benefice vendimtare. Gjykimet e tilla nuk ndihmojnë, sepse të gjithëve na duhet të marrim seriozisht problemet. Edhe prodhuesit e Linux e dinë që nuk ka shërim mrekullie në Linuxland. Edhe ata duhet të vazhdojnë të punojnë dhe bëjnë progres.
Në 15 vitet e fundit, microsoft ka qenë herë pas here shënjestër e padive në gjykatë dhe konflikteve gjyqësorë. Kompanisë tuaj i është kërkuar të paguajë miliarda dollarë si penalitete. Akuzuesit kanë të gjithë të njëjtën ankesë: Microsoft vijon të ndërfusë inovacione të tjera në platformën e Windows pa asnjë kosto, gjë që i asgjëson konkurrentët për një periudhë afatgjatë. Përse keni këtë strategji?
Cilën strategji? Në sferën e programeve kompjuterikë, ku ne operojmë, vetëm një gjë ka rëndësi: përfitimi i klientit. Dhe ka patur më shumë përmirësime se në çdo sektor tjetër ekonomik. Mjafton të shihni se çfarë mund të bënin Microsoft Office apo Windows 10 vjet më parë dhe sa kushtonin këto programe atëherë dhe çfarë mundësish ofrojnë ata sot dhe me çfarë çmimi. Kostot po ulen; kapacitetet dhe aftësitë po rriten me shpejtësi të madhe. Me të vërtetë do të dëshironim që sektorët e tjerë të kishin kësi përmirësimesh si sektori ynë, për sa i takon inovacionit dhe revolucionit.
Kjo nuk i përgjigjet pyetjes për strategjinë e kompanisë, ku ju herë pas here ndesheni me roje kartelesh.
Kur dikush blen një Windows, kjo nuk më sjell mua ndonjë fitim për pak kohë. Unë fitoj sërish diçka vetëm kur bind klientin se produkti im është bërë shumë më i mirë dhe që ia vlen kostoja për ta marrë. Kështu që jemi të detyruar të përmirësojmë vazhdimisht produktet. Kjo është ndoshta edhe arsyeja përse ne kemi buxhetin më të madh për kërkim zhvillim se çdo grup tjetër kompanish në botë. Këtë nuk e bëjmë për gallatë, ndonëse me kënaqësi e pranoj që është e këndshme.
Pra, a ndodh vetëm për shkak të konkurrentëve ziliqarë që Microsoft kapet vazhdimisht nga radarët e sistemit të drejtësisë?
Nëse i hidhni një sy listës së kompanive më popullore në SHBA, do të kuptoni që Microsoft është gjithmonë në krye. Përse? Sepse produktet tanë përdoren në të gjithë botën dhe i ndihmojnë shumë njerëzit. Ne jemi të suksesshëm dhe tani na dalin të gjithë problemet që vijnë me suksesin...
Nga zhgënjimi i klientit deri te miliardat në gjykata?
Klientët presin shumë nga ne. Dhe kështu duhet të jetë. Kjo është fantastike. Në fund të fundit janë ata që vendosin çdo ditë se çfarë duhet të zgjedhin. Ka me qindra konkurrentë që besojnë se programi i tyre është më i mirë. Kjo është shenjë e konkurrencës së shëndoshë.
Komisioni Evropian vendosi një gjobë prej 500 milionë euro për Microsoft, duke thënë se ka abuzuar me fuqinë në treg. Si do të përfundojë?
Ne po apelojmë ndaj këtij vendimi. Do të kalojnë shumë vite përpara vendimit përfundimtar, dhe deri atëherë ne do të punojmë së bashku me Komisionin për të zbatuar menjëherë dhe plotësisht kushtet.
Megjithëkëtë, për herë të parë ju u detyruat nga Brukseli që të “holloni” Windowsin. Microsoft u detyrua për herë të parë ta shesë atë pa Media Playerin.
Kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndryshojmë strategjinë. Tashmë Windows ekziston në disa versione. Ajo që është e re është që na kanë kërkuar të ofrojmë një produkt me aftësi të reduktuar.
Në proceset gjyqësore në SHBA ju gjithmonë thoni se nuk mund ta ndani Windowsin. Por tani kjo po ndodh, apo jo?
Po flasim për copëza. Gjithmonë mund të ndash diçka. Mund të presësh një këmbë, një dorë. Unë thjesht nuk mendoj se është në interes të klientëve tanë që të kërkohet t'u ofrohet atyre një produkt me një aftësi më të vogël se realja. Ajo që ne si Microsoft sollëm në industrinë e kompjuterave ishte një fushë konkurrence, e cila nuk kishte ekzistuar kurrë në asnjë industri në botë. Me Windowsin ne sollëm krahasueshmëri. Kush është më i shpejti, më i sigurti, më pak i kushtueshmi? Kjo dinamikë është një motor shumë i fuqishëm për konkurrencën...
... po që një organ politik tani për herë të parë po ngadalëson, dhe ju tregon se çfarë duhet të ofroni.
Jo, jo. Ne tashmë gjendemi përballë mijëra rregullave dhe statuteve në disa vende, dhe ne i marrim të gjitha seriozisht. Në këtë kuptim, kjo nuk është hera e parë që një direktivë ka pasoja për Microsoftin.
Sidomos në Gjermani, konkurrenti juaj i vogël Linux po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. Edhe qyteti i Mynihut, ku ju keni një qendër vendosi të ndryshojë. A është ky sistem operimi apo pagesë një kërcënim për ju?
Jo, thjesht konkurrent. Kaq.
Pesë vjet më parë, ju u tërhoqët zyrtarisht nga posti i drejtorit të Microsoft. A vazhdoni të përfshiheni në tema të mëdha – si për shembull kërkesa për blerje disa kohë më parë e prodhuesit gjerman të programeve SAP?
Natyrisht u përfshiva në diskutimet nëse ishte e mundur të bashkohehsin dy kompanitë. I kam miq ata të SAP, ashtu si edhe drejtori ynë, Steve Ballmer. Por diskutimet ngecën në një pikë.
Pra, çështja e blerjes nuk është më në tryezë?
Nuk ka patur më bisedime.
Cili është synimi juaj më i rëndësishëm për vitet e ardhshëm?
Duhet të garantojmë që të ruhet besimi që ekziston te ne. Në këtë mënyrë mund të sjellim zhvillime edhe më brilante, si për shembull njohja kompjuterike e të folurit apo të shkruajturit, dhe të bëjmë shpikje të tjera.
Nëse do të juy duhej t’i përshkruanit vajzës suaj 8-vjeçare, Katerinë, me tre fjali se çfarë pune bëni, çfarë do t'i thonit?
Ajo përdor një kompjuter. Ajo tashmë e di shumë mirë se sa e ndihmon për të kontaktuar me miqtë. Mendoj se tashmë ka një ide shumë konkrete për atë që bëj unë. E di që i ati punon me programe kompjuterikë.
Kur shkruan fjalinë “Bil Gates është djall" në Google, merr me mijëra rezultate. A ju shqetëson kjo?
Nuk kam kërkuar kurrë për një fjali të tillë. Pastaj, nëse e kuptoni ashtu si duhet motorin e kërkimit, kjo nuk do të thotë se do të gjesh me saktësi këtë fjali në këto faqe interneti.
Zemërimi që hasni ndonjëherë, është pjesë e biznesit për ju?
Deri tani kam parë shumë pak nga këto antifaqe interneti. Edhe kjo ka ndryshuar që nga koha e revolucionit të kompjuterit personal. Me kalimin e viteve kam bërë donacione edhe për bamirësi. Për këtë, më admirojnë. Roli im në industrinë e programeve kompjuterikë dhe roli im si themelues i një fondacioni bamirësie janë të dy që mund të shkaktojnë zili apo xhelozi. Por nuk më shqetëson mënyra si më shohin. Bëj atë që bëj, sepse mendoj se po jap një kontribut.
Fondacioni që ju drejtoni me bashkëshorten Melinda administron thuajse 30 miliardë dollarë nga pasuria juaj private. A ndihmuat ju gjithashtu për katastrofën e Tsunamit në Azi?
Po. Por duhet edhe të shohësh se çfarë u ofruam vendeve të goditur në vitet e mëparshëm. Ne nuk japim vetëm kur shfaqen kriza. Kur erdhi Tsunami, ne dhuruam menjëherë 3 milionë dollarë. Por, ajo që dhuruam vitin e mëparshëm ishte 10 herë më e rëndësishme sepse bën të mundur zhvillimin afatgjatë.
Ju jeni njeriu më i pasur në botë. A ka ende gjëra që ju pëlqejnë, por që ende nuk i keni arritur?
Shkoj në punë çdo ditë, edhe për arsyen se ëndrra që kam, për atë që duhet të bëjë kompjuteri si mjet ende nuk është realizuar. Afro 30 vjet më parë, unë themelova Microsoftin së bashku me Paul Allen, pasi aftësitë dhe mundësitë e kompjuterave atëherë na zhgënjenin. Që atëherë, thjesht kam punuar për të bërë realitet ëndrrën që kompjuterat të na kuptoijnë më mirë dhe punojnë më shumë
Dhe kur do të realizohet?
Jam tip optimist. Gjithmonë mendoj: dakord, pas dhjetë vjetësh do ta kemi arritur. Por kështu mendova 10 vjet më parë. Dhe është e qartë që nuk jemi dhe aq larg.
Pjesë e zgjidhjes, pjesë e problemi
Duhet të komunikojmë me njëri-tjetrin globalisht pa mungesë besimi dhe në mënyrë më krijuese. Për ta bërë këtë, për shembull, është shumë e rëndësishme që identiteti yt të jetë i sigurtë në internet. Në fund të fundit, kjo ka të bëjë me një premtim, premtimin e epokës dixhitale. Nga ana tjetër, unë nuk besoj se vshtirësitë e sotme mund ta vënë seriozisht në rrezik përmbushjen e këtij premtimi.