Bypass-i i Fierit e Vlorës, Ministria e Financave marrëveshje me BERZH

Ministria e Financave ka nënshkruar sot një marrëveshje me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe Vlorës.
Fondi që BERZH do të japë për ndërtimin e bypass-it të këtyre dy qyteteve është 125 milionë euro.
Sipas ministrit të financave Ridvan Bode, Bypass-i i Fierit do të kushtojë 70 milionë euro dhe do të lidhë autostradën ekzistuese Fier-Vlorë me boshtin e jugut.
Bode ka theksuar gjithashtu se kreditë për ndërtimin e Bypass-it të Fierit dhe të Vlorës do të shlyhen për një afat kohor prej 15 vjetësh dhe nuk rëndojnë koston e borxhit të vendit.