Ministrat e jashtëm arabë takohen sot për Sirinë
Ministrat e jashtëm arabë po takohen sot në Kajro për të diskutuar zbatimin e sanksioneve ndaj Sirisë pas dështimit të saj për të vënë në jetë planin e Ligës Arabe për ndërprerjen e dhunës në protesta kundër regjimit të presidentit, Bashar Al Asad.
Më herët këtë muaj, liga pezulloi Sirinë, ndërsa kërcënoi atë me sanksione jospecifike si pasojë e injorimit të planit të saj për paqe nga Damasku zyrtar.
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 3 500 persona kanë vdekur që kur nisën protestat kundër regjimit të Asadit.