E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcillen për në varreza Valbona dhe Anxhela Dalani

Pallati i shembur ne Gjirokaster, ku gjeten vdekjen nene e bije Gjirokastër, 11 Nëntor, 12:53, NOA - Përcillen për në banesën e fundit, nënë e bijë, të vdekur nën rrënojat e pallatit të shembur në Gjirokstër. Familja Dalani ka përcjellë sot në mesditë Valbona dhe Anxhela Dalani, në një ceremoni ku i janë bashkuar qindra qytetarë dhe drejtues të pushtetit lokal në Gjirokastër. Ceremonia është zhvilluar në në varrezat e qytetit, ku janë varrosur nënë e bijë, Valbona dhe Anxhela Dalani. Ato gjetën vdekjen në rrënojat e pallatit ku banonin, kur ai brenda pak sekondash u shemb përdhe dhe i zuri poshtë. Trupat e tyre u gjetën dje, fillimisht e ëma, Valbona e cila u gjet në mesditë e më pas edhe Anxhela, trupi i të cilët u gjet fare i padëmtuar, në një largësi 6 metra nga e ëma. k.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›