E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e Alitalia, 200 shqiptarë të bllokuar

Avion i "Alitalias" Romë, 11 Nëntor, 12:00, NOA - Greva e kompanisë së fluturimit Alitalia, ka prekur dhe Shqipërinë. Nga media italiane mësohet se në aeroportet e Italisë, ndodhen dhe 200 pasagjerë shqiptarë. Greva e punëtorëve të shoqërisë ajrore Alitalia ka bërë bllokimin e 200 pasagjerëve shqiptarë, thuhet në gazetat online italiane. Sipas tyre, shqiptarët kanë protestuar sepse pjesa më e madhe e pasagjerëve janë bllokuar që ditën e djeshme, por nuk është arritur asgjë konkrete në lidhje me këtë problem. Burimet thonë, se numri i pasagjerëve shqiptarë që mund te jenë të bllokuar për shkak të grevës, mund të shkojë në 400 persona. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›