vangjush tushi, dimri i nudove korcare
16/12/2004 Vangjush Tushi
Dimri i nudove korçare
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së Piktorit të Popullit, Vangjush Tushi; i dënuar për agjitacion e propagandë, piktori korçar, që fitoi çmim në Romë, do humbte jetën në burgun e Ballshit
Kanë kaluar 90 vjet që nga lindja e Vangjush Tushit, njërit prej artistëve më të mëdhenj të penelit korçar dhe atij shqiptar.
Ky përvjetor është bërë shkas edhe i ekspozimit të 50 pikturave të pashfaqura dhe të papublikuara nga ky artist. Kjo është bërë vetëm në sajë të gruas së tij, Konstandinës dhe fëmijëve. Përvjetori i kujtimit të piktorit është shoqëruar nga një ceremoni e veçantë, në të cilën morën pjesë artistë dhe miq të Vangjushit, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe të afërm dhe familjarë të tij.
Për herë të parë për artëdashësit dhe miqtë e Piktorit të Popullit, Vangjush Tuçi, është hapur një ekspozitë me 50 punime, të cilat pikasin për risitë, befasitë piktoreske jo të zakonshme. Piktura në peizazh dhe portret janë ato që të ze syri kudo në Galerinë e Arteve në Qendrën Kulturore të qytetit të tij të dashur, Korçës.
Dashuria e tij e madhe për vendin e lindjes, bëri që ai të fillonte të punonte dhe të stivoste piktura nga më të ndryshmet për qytetin e tij.
Karakteristikat korçare, ku ndërthuren tradita me kohën në të cilën ka jetuar piktori, ishin shumë të lidhura edhe me ndërtimet karakteristike si të shtëpive, po ashtu edhe me rrugicat korçare. Peizazhi dimëror i rrugëve të Korçës është mjaft i pranishëm në këtë ekspozitë. Nuk mungojnë edhe portretet si “Vajza me pëllumb në dorë”, apo edhe linja klasike e femrës së bukur, të cilën ai e konsideronte si pjesë të jetës dhe që e bëri realitet në disa prej pikturave nudo.
Vangjush Tushi lindi në qytetin e Korçës, më 20 dhjetor 1914, në një familje të zakonshme dhe me tradita. Studimet e para, si të shkollës fillore dhe atë të gjimnazit, i mori në vendlindje, nga ku u frymëzua nga bukuria e qytetit dhe traditat e shumta të qytetit. Fitoi të drejtën për të filluar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë, deri në vitin 1939 dhe më pas deri në vitin 1942 ai zhvilloi të tjera studime në Romë, vend ku edhe diplomohet për pikturë. Rikthehet sërish në vendin e tij të lindjes, ku jep kontributin e tij në shumë ekspozita, fillimisht, jo të modernizuara. Lidhet me disa ikonografë të njohur të kohës, të cilët i mësojnë atij metodat e para të bërjes së portreteve kishtare. Ato e ndihmojnë të rritet në pjekurinë e tij dhe më pas të fillojë të punojë vetë, duke bërë portrete nga më të ndryshmet. Është iniciatori i hapjes së shkollës së mesme artistike për pikturë në qytetin e Korçës, ku, fillimisht punon si mësues vizatimi për disa vjet dhe më pas emërohet edhe drejtor i kësaj shkolle në të njëjtën kohë. Bëhet edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të vendit, ku ndihmon me pikturimin e shumë botimeve të ndryshme, thuajse në të gjitha gjinitë. Ka marrë shumë medalje të ndryshme si: çmimin e parë në Romë si studenti më i mirë, medalje për punën më të mirë në bienalen e Aleksandrisë në Egjipt në vitet 1957-‘63, në vitin 1992 i jepet titulli Piktor i Popullit dhe në vitin 2002 merr titullin “Qytetar Nderi” i Korçës.
Për shkak të njohjes mjaft të madhe që pati në punën e tij si piktor, Vangjushi u pëlqye shumë dhe ka marrë pjesë në ekspozita të zhvilluara edhe në Rumani, Kinë, Egjipt, Rusi, por edhe në shumë vende të tjera, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Por jeta e tij nuk pati vetëm suksese. I dënuar me akuzën agjitacion dhe propagandë (politike), Vangjush Tushi, nga sistemi komunist i atëhershëm, dënohet me 10 vjet burg, të cilin e vuan në burgun e Ballshit. Atje jeton edhe për disa kohë dhe më pas vdes në të njëjtin vend. Kërkesa e tij për t’u varrosur në qytetin e tij të lindjes, bëri që familjarë dhe të afërm të tij ta sillnin artistin e madh të prehej në paqe në vendin e tij të lindjes.
Piktori që solli medaljen e Romës
Vangjush Tushi lindi në qytetin e Korçës, më 20 dhjetor 1914, në një familje të zakonshme dhe me tradita. Studimet e para si të shkollës fillore dhe atë të gjimnazit i mori në vendlindje, nga ku u frymëzua nga bukuria e qytetit dhe traditat e shumta të qytetit. Fitoi të drejtën për të filluar studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë, deri në vitin 1939 dhe më pas deri në vitin 1942, ai zhvilloi të tjera studime në Romë, vend ku edhe diplomohet për pikturë. Rikthehet sërish në vendin e tij të lindjes, ku jep kontributin e tij në shumë ekspozita, fillimisht jo të modernizuara. Lidhet me disa ikonografë të njohur të kohës, të cilët i mësojnë atij metodat e para të bërjes së portreteve kishtare. Ato e ndihmojnë të rritet në pjekurinë e tij dhe më pas të fillojë të punojë vetë, duke bërë portrete nga më të ndryshmet. Është iniciatori i hapjes së shkollës së mesme artistike për pikturë në qytetin e Korçës, ku, fillimisht punon si mësues vizatimi për disa vjet dhe më pas emërohet edhe drejtor i kësaj shkolle në të njëjtën kohë. Bëhet edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të vendit, ku ndihmon me pikturimin e shumë botimeve të ndryshme thuajse në të gjitha gjinitë. Ka marrë shumë medalje të ndryshme si: çmimin e parë në Romë si studenti më i mrië, medalje për punën më të mirë në bienalen e Aleksandrisë në Egjipt në vitet 1957-‘63, në vitin 1992 i jepet titulli Piktor i Popullit dhe në vitin 2002 merr titullin “Qytetar Nderi” i Korçës.
Mariza Ikonomi, rikthehet në Festival për Evropianin
Gati pati bërë benë se nuk do të shkelte më kurrë në Festivalin e Këngës së RTSH-së. Këngëtarja Mariza Ikonomi thyen këtë premtim, duke qenë një konkurrente e fortë e festivalit, që hapet sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve.
Një vit më parë, Ikonomi do të reagonte mjaft ashpër për çmimin dhe jo ndaj fitueses, për këtë shkak la dhe skenën në mënyrë demonstrative.
Gara e vjetshme pati shtënë në antkh të madh këngëtarët, pasi u ishte deklaruar pas kaq vitesh se fituesi i festivalit do të shkonte në Festivalin Evropian. Shumë sërish nuk e besuan, por për Marizën si duket u bë obsesion. Krijoi vetë këngën, enkas me motive që ajo mendonte se do mund të tërhiqte vëmendjen. Por nuk ndodhi, nga zhgënjimi këngëtarja e re, që u sfidua nga etheistja Anjeza Shahini, deklaron se nuk do të merrte më pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH. Për këtë reagim, Mariza ka pasur dhe një telefonatë anonime, që ka pretenduar se ia ka njohur mjaft mirë zërin njeriut që e kërcënoi pas receptorit që të mbyllte gojën. Kaq ishte çudia, ndërsa Anjeza Shahini thithi gjithë entuziasmin e shqiptarëve, duke zënë vendin e gjashtë në Evropian dhe hapur automatikisht rrugën një këngëtareje tjetër shqiptare për të marrë pjesë këtë vit në Festivalin Evropian, pa qenë nevojë të kalojë hallka skualifikimi.
Ndërsa konkurrenca në Festivalin shqiptar është bërë e fortë për këtë arsye, përballë Mariza Ikonomit me sa shihet ka një sfidë të fortë po nga të rinjtë, që janë etheistët e Adi Krastës.
Pjesëmarrja në Festivalin Evropian deri para disa vitesh ishte kthyer gati në sindromë të këngëtarëve me përvojë, duket se këto dy vite ka humbur fare interesi.
Po kështu dhe në rang më të gjerë, ashtu siç u pa dhe këtë vit, edhe Festivalit Evropian i janë zbehur emrat e mëdhenj të Evropës. Këtë fakt e kanë pranuar dhe kritikët nëpër media, duke pohuar se është radha e sfidës së këngëtarëve të rinj.
V.M