Nis shpërndarja e parave për 60 ish të përndjekur
Ministria e Financave njoftoi dje se ka dërguar për në Bankën e Shqipërisë shkresën zyrtare për kalimin e parave për llogari të 60 ish të dënuarve të parë, që kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar. Pas publikimit të listës me rreth 1400 ish të përndjekur që u verifikuan nga ministritë e linjës, Ministria e Financave bëri publike në media se ishin autorizuar 8 banka të nivelit të dytë ku ish të përndjekurit e listës zyrtare do të mund të hapnin llogaritë depozitë për të marrë dëmshpërblimin. "Deri më tani rreth 60 shtetas shqiptarë kanë përmbushur këtë detyrim, i cili është pasuar me çeljen e fondit nga ana e Ministrisë së Financave", njofton zyrtarisht zyra e shtypit në ministri.
Ata që kanë përfituar dje, janë të kategorisë me moshë të madhe, 70 vjeç e sipër, ku fondi i dëmshpërblimit nuk i kalon 10 milionë lekë të vjetra për secilin.
Mendohet se janë rreth 20 mijë ish të përndjekur politikë, me një
faturë financiare prej rreth 400 milionë dollarësh. Megjithatë, qeveria mendon të zgjerojë rrethin e përfituesve, duke vendosur në lista të afërmit e të dënuarve politikë.
Ndërkohë, Ministria e Financave rikujton se në zbatim të ligjit nr. 9831 datë 12.11.2007 "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist", si dhe VKM nr. 1699 datë 29.12.2008 "Për miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist për vitin 2008" të gjithë personat e listuar në këtë vendim duhet të hapin llogari depozitë në një nga bankat e përzgjedhura sipas ligjit, neni 33.
Me hapjen e llogarisë, personat do të depozitojnë fizikisht në degët e thesarit të çdo dege vërtetimin/konfirmimin për emër, atësi, mbiemër dhe nr. e llogarisë në formë të shkruar. Me përcjelljen e këtij informacioni nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave, kjo e fundit do të procedojë pagesat për në llogaritë e përfituesve.