E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Do furnizohen me energji vetëm ata që paguajnë

FIER- Në një deklaratë për mediat kompania CEZ shpërndarje pas protestes së Dermenasit në Fier njofton se do furnizohen me energji vetëm konsumatorët që paguajnë.

Sipas CEZ në Dermenas paguajne energjine vetëm 23% e banorëve, kurse ne fshatin Gril të Shkodrës 15% e banorëve paguajnë.

Për të mos penalizuar gjithë banorët CEZ njofton se ka instaluar dy transformatorë në dy fshatrat për të bërë furnizim vetëm për banorët që paguajnë.

CEZ deklaron se është e vendosur të mos lejohen abuzimet me energjinë elektrike

Banorët e komunës Dermenas kanë bllokuar sërish aksin rrugor Fier-Seman, të cilët kanë kërkuar rikthimin e energjisë elektrike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›