E Diel, 1 Nëntor 2026

METE masa ndaj shoqërive që s’kanë përmbushur detyrimet

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës merr masa për disa shoqëri konçensionare, të cilat nuk kanë plotësuar detyrimet e përcaktuara në kontratat koncensionare që kanë lidhur me këtë ministri, për ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri.

Shoqëritë e penalizuara megjithë paralajmerimet e ministrit Nasip Naco nuk kanë respektuar afatet për dorëzimin e projekteve të zbatimit megjithëse janë njoftuar që në muajin shkurt.

Ministria e Ekonomisë kërkon shlyerjen e detyrimeve brenda 30 ditësh dhe në rast të mosshlyerjes në kohë të këtij penaliteti, do të kërkojë pagesën e kamatave ligjore dhe zgjidhjen e kontratave.

Subjektet që janë penalizuar janë: Tulla T shpk; Belesove shpk, By Best Duty Free & Vortex, Çaushi K, Komp Energi shpk, Stgc Corp Inc, Merga & Shansi Invest & Lala shpk, Qeramika e Jugut shpk.

Shumat e penaliteteve për këto subjekte shkojnë deri në 2 .5 miljon lekeë. Ndërkohë që janë parlajmëruar dhe 30 subjekte të tjera për mosrespektim afatesh.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›