E Shtunë, 31 Tetor 2026

CHAT, mirëseerdhët në Perandorinë e Mashtrimeve

Autori i Lajmit: Denisa Kona
Njohjet online kanë filluar prej vitesh edhe në Shqipëri. Presupozohet si një mënyrë e shpejtë për të zënë shoqëri, në mungesë të kohës efektive. Por më shqeto, chat funksionin si një mënyrë për të gjetur partnerë seksualë në rastin ideal, ose për të flirtuar virtualisht në rastet më të shpeshta.

Frekuentimi i CHAT-eve, pavarësisht nga reklama, që sitet e ndryshme i bëjnë chatit të tyre, është tepër i vogël. Bëhet fjalë për disa qindra persona, që klikojnë çdo ditë këtë dritare nga Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera, ku ka shqiptarë. Deri nga Australia dhe Kanadaja ka djem që frekuentojnë chatet shqiptare, por janë me kokrra. E zakonisht, për këta besohet më tepër, se kërkojnë të realizojnë kështu kontaktin e parë në kërkim të martesës…
Besueshmëria e chatit është tepër e vogël, vetë frekuentimi i pakët e tregon këtë. Thuajse çdo herë janë po ata persona, të cilëve u bie të takohen dhe ritakohen online, (gjë që e mësojnë më pas), për shkak të mundësisë që u jepet, për të dalë si anonimë dhe sa herë të duan, me nicke (pseudonime) të ndryshme, të papërdorura më parë. Chat funksionon si një lojë, ku i fituar është ai që gënjen më tepër...Chatomania ka gllabëruar kryesisht adoleshentë, por nuk është çudi që pas 20-vjeçarëve të deklaruar fshihen “xhajet” e Chatit, e që thuajse kurrë nuk i kalojnë 40-50 vjetët.
Pse gënjejnë për moshën në chat?
Chat është “territor” i adoleshentëve dhe moshave që pasojnë adoleshencën. Ata që kanë kaluar këta kufij moshorë, nuk duan të përjashtohen nga mundësia për të biseduar me më të rinj apo për t u etiketuar si “teze” a “pensionist” dhe kjo është një arsye për të fshehur moshën reale. Zakonisht, jo vetëm femrat, por edhe meshkujt mbi 30 vjeç, i heqin disa vite vetes. Ndihen kaq të mëdhenj, ndoshta pikërisht se chat është kthyer në zbavitje edhe të minorenëve. Djem nga 12 apo 15 vjeç prezantohen me disa vjet më të mëdhenj se vetja. Kështu që, disa i heqin dhe disa i shtojnë vitet e jetës së tyre e të gjitha moshat rezultojnë thuajse brenda limitit 20-35 vjeçar.

Kujdes nga burrat e martuar!
Ndoshta deri dje, nuk kanë ditur se si përdoret tastiera, ndërsa sot kanë mësuar si të “gjuajnë” në Chat. U kanë thënë se aty gjen dashnore, dhe për një ofertë të tillë, ia vlen një mësim i shpejtë. Shume njerëz nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër me kompjuterin, veçse ta përdorin atë si agjenci thashethemesh dhe flirtesh me të panjohura. Por, kujdes nga burrat e martuar! Ia kanë gjetur edhe këta portën Chatit dhe ndërsa gruaja kujton se burri po punon me një program në internet, lan pjatat e qetë duke kënduar...Burra të tjerë “dergjen” zyrave, ku punët nuk kanë të sosur, orar e pa orar. Ata më modestët, por po kaq kërkues për gjah të freskët, konkurrojnë adoleshentët nëpër internet-kafetë, me paret e bukës së fëmijëve. Se jeta ka nevojë për variacion! Ndodh që në CHAT, të të dalë “fati” brenda orës, por edhe nëse nuk del, çdo ditë është një fillim i ri, një shpresë e re për të gjetur “dashurinë”. Të martuarit ndonjëherë bëhen beqarë, harrojnë madje të heqin unazën, ndërsa ajo i tradhton se llamburit fort ne kamer. Ndonjëherë hiqen se janë në prag divorci; i bëjnë gratë të sëmura dhe të vdekura, ankohen se nuk janë të lumtur.
Disa të tjerë nuk e lodhin bashkëbiseduesen, por i bien drejt e drejt: “Dua një lidhje sekrete”, “jam i martuar, kam fëmijë, por dua të zë një mike”. Disa herë pas nickit “beqar 38 vjeç”, del një burrë i martuar që kërkon aventurë. Por...ka edhe më...I martuari mund të kërkojë të “martohet” përsëri. Bën biseda serioze, pyet për gjendjen tënde civile, për shëndetin dhe familjen, thotë se tani 40 vjeç e ka të vështirë të marrë vendim, por nëse del rasti i favorshëm, pse jo. Dalngadalë, hapen sahanët dhe burri 40 vjeç, del kaq i zhgënjyer nga jeta, saqë nuk ka ndër mend fare të martohet. Do thjesht një lidhje dashurie. Dhe që të marrësh vesh qëllimin e tij, ndonjëherë duhen orë e ditë të tëra përpjekjesh për të folur. Janë të lodhshëm disa burra të martuar, dhe jo për të keq, por ja,... nuk duan të bëhen vulgarë, kanë etikë, përdorin shprehje mirësjelljeje, nuk duan ta çosh nëpër mend se nuk janë seriozë...Por në fund, kur maska ka rënë, pranojnë: “Duhet pak stil, për të qenë modern, për t u dukur më interesant”. Kështu që, ruhuni nga stili i stërholluar i meshkujve ose nga shprehjet me dykuptime.

Treg për martesë
Ofertat, nga beqarë të stazhionuar dhe të divorcuar
Burrat që kanë kaluar të 40-tat ose disa herë edhe të 50-tat, zakonisht nëpunës që njohin kompjuterin dhe format e reja të komunikimit online, kanë filluar t i besojnë më tepër chatit se tezeve dhe xhaxhallarëve për të gjetur nuse. Ngaqë kategoria e tyre është e pakët në internet, frenohen të prezantojnë menjëherë moshën dhe qëllimin pse chatojnë. Të thonë “kam dalë për nuse”, u duket sikur do t ua marrin për prapambetje kulturore. Sepse në chat, nuk është turp të thuash “kam dalë për femër”, por kurrësesi për grua. Se ja dhe përgjigja është gati: “Pse, këtu e gjete të gjesh gruan?” Në fakt, shumica e përdoruese të chatit, edhe ata që vetë janë seriozë, mendojnë se ky nuk është një vend serioz dhe i përshtatshëm për të kërkuar lidhje serioze. Edhe pse tashmë ai funksionon për një pjesë të vogël djemsh e vajzash edhe si i tillë. “Chati shqiptar është shumë i pistë,- thotë një prej djemve. -Vendet e tjera kanë chate të ndara sipas moshave dhe kategorive shoqërore. Fjalët e pista nuk i përdor dot, sepse janë të bllokuara”. Kurse chati shqiptar fillon me “A ke noj menje?” dhe mbaron me të gjitha fjalët e ndaluara të fjalorit. Për këtë arsye, ai paragjykohet dhe madje nxit “frymëzimin” për të gënjyer. Por përsëri, mbetet një alternativë, që mes gurëve, të gjesh arin.
Edhe burrat e divorcuar e kanë kuptuar, se chati është një mundësi e re. Me një të klikuar mund të flasësh me një prej vajzave të “gatshme” për njohje. Dhe nëse të refuzojnë, turpi nuk të zë, pasi je vetëm një anonim. Në fund të fundit, është më mirë sesa t i vish vërdallë 100 herë, një varianti të vetëm që të ka propozuar një i njohur, e që të duhet domosdo t i mbushësh mendjen vetes, se nuk ke ku gjen tjetër.
Zakonisht, kategoria e meshkujve që u ka kaluar rinia me kohë, meshkujt e divorcuar e me fëmijë dhe emigrantët që kanë kapërcyer të 30-tat, janë më të besueshmit për lidhje serioze.

Anonimati
Jemi ne, ata të përditshmit e jetës
Anonimati i jep kurajo shumicës, që të gënjejnë rëndshëm; gënjeshtra të bukura, e disa të rrezikshme. Fillon nga emri i rremë, që nga nicki (e kjo është genjeshtra më formale, e pakonsideruar e dëmshme) e vazhdon me moshën, shkollimin, punën, vendbanimin, qëllimin se pse chaton, e me lloj-lloj trillesh. Në chat gënjehet edhe për gjininë. Kjo është gjëja, që tremb zakonisht meshkujt. Vajza që paraqiten si djem dhe djem që paraqiten si vajza, një lojë e pafund, që vë në dyshim në çdo sekondë sinqeritetin e bisedës. Në këtë klimë, askush nuk i shpëton dot gënjeshtrës. Parimi është “gënje siç të gënjejnë” dhe i përngjan lojës “kukafshehti” të cilën disa e mësojnë, vetëm pasi janë parë në webcamer dhe kanë folur në msn. Chat i jep dorë fantazisë së pakufi. Por pas anonimatit, ndodh që shumë vetë humbasin etikën, humbasin kontrollin mbi fjalët; fyese apo eksituese. Nuk është e pamundur, që t i nxjerrë njerëzit nga natyra e tyre e vërtetë. Chat provokon jetë të disafishtë, dhe është i rrezikshëm jo vetëm për adoleshentët. Psikologët kanë vënë në dukje, se ai krijon probleme identiteti, e bën një person të krijojë disa identitete për veten, të ketë disa modele sjelljeje. Zakonisht, në kurthin e anonimatit bien më të papjekurit, që e shfrytëzojnë këtë si mundësi për të nxjerrë jashtë të fshehtat e nëvtetëdijes, dëshirat e ndaluara apo për të shfryrë dufin e mossuksesit të përditshëm. Pas fjalëve monstruoze që përdorin, mund të mendosh, se qëndrojnë manjakë, persona të çekuilibruar, paranojakë apo tejet vulgarë.
Por, zakonisht, fjalët janë boshe në vetvete. Pas tyre janë ca djem të parritur mirë, që nëse do ta kishin një vazjë përballë, do të skuqeshin të thoshin edhe më të voglën prej atyre fjalëve. Mjafton të provosh t u ndërrosh kursin e fjalorit, të përdorësh të tjera fjalë nga të tyret, t i vendosësh në sedër, dhe do shikosh, se shumica prej tyre, nuk janë aspak të tillë, por janë djem krejt të zakonshëm. Nuk është e vërtetë, se ata që hyjnë në chat, janë të fëlliqur, më të këqij se të tjerët. Janë njësoj, dhe të njëjtët si ata që takojmë në jetën e përditshme, vetëm se të fshehur, guxojnë të thonë “marrëzira” për të cilat do të turpëroheshin në jetën reale.
Jeta virtuale është veçse një shprehje e pandërgjegjjes sonë, e pjesës më të errët të instiktit...

Krijon vartësi
Interneti po dëmton marrëdhëniet shoqërore

Përdoruesit e Chatit dhe të msn-së janë shtuar vit pas viti. Por bashkë me ta, janë shtuar edhe “të droguarit” e tij. Gjithnjë e më tepër të rinj po bëhen viktima të komunikimit online, duke humbur orë të tëra për ditë para kompjuterit të shtëpisë ose nga internet-kafetë. Nga një sondazh i bërë para disa kohësh, rezultonte se numri më i madh i përdoruesve të internetit në Shqipëri, e përdorte atë për të chatuar. Chat zinte vendin e dytë dhe pas lojërave(conte strice), ndër interesat e frekuentuesve të qendrave të internetit. Mjafton edhe një sy i shpejtë nëpër disa nga internet-kafetë, për të kuptuar se interneti përgjithësisht nuk përdoret nga të rinjtë për kërkim informacioni. Dhe nisma e Ministrisë së Arsimit “Shqipëria në moshën e internetit” i shkon fiks këtij realiteti, që mund të quhet: “Shqipëria në moshën e Chatit”. Ndërkohë, që duhet ndërtuar nga kjo ministri, një tjetër nismë, për t i shpëtuar të rinjtë nga varësia e internetit. Shoqëritë online nuk kanë shumë nga komponentët e shoqërisë reale dhe shumë rrallë ndodh, që e para të konvertohet në të dytën. Duke qenë se të rinjtë e qendrave të mëdha rubane po përfshihen gjithnjë e më tepër në jetën virtuale, kjo do të thotë se lidhjet shoqërore po dobësohen e rrallohen.

Takime nga chat, trille që hanë kohë
Disa nga bisedat në chate përfundojnë me takime. Shpesh, me anë të tij “lihen” orare dhe vende ku do të takohen “gjahu” me “prenë” e tij. Meqenëse në chat, pak prej atyre që thuhen janë të vërteta, shpesh po kaq të rreme janë edhe takimet, të cilat nuk realizohen kurrë. Zakonisht “këto janë “grackat” e vajzave që tallen dhe u ngrejnë mendjen djemve, për takime të shpejta seksi. Jo rrallë këmbehen edhe numra celulari apo adrsa msn-je, ku në vend të fotos së vërtetë, vendoset një foto e marrë nga interneti. Takime të tilla në adresa të paqena apo në lokale, ndodh të përfundojnë me të qeshura shokësh që presin “dashnorin” me një shenjë treguese në dorë, pikërisht në lokalin e adresuar. Ndërsa në një adresë shtëpie të lëshuar kuturu, ndodh që në vend të “karameles 17-vjeçare”, del një gjyshe e paqederosur fare, që nuk të merr vesh se ç kërkon.

Prostitucion online, seanca sexi me para
Por takimet e chatit nuk janë krejt të pamundura. Mund të të buzëqeshë fati me një “mami” që e ka burrin në emigracion dhe do një djalë të ri hamshor, ose me një punëtore të rregullt seksi. Chat në një mënyrë ka zëvendësuar linjën e nxehtë 0900. Aty shumë adoleshentë hyjnë për të dëgjuar fjalë erotike dhe disa guxojnë madje, seks në msn, duke këmbyer në kamer, pamjet nudo. Dikush del me një ofertë për seks me para dhe dikush me një kërkesë të kësaj natyre. Kur kërkesa me ofertën takohen, pazare të tilla përfundojnë me sukses. Por jo gjithnjë, pazari bëhet me para kesh. Më shpesh, “gjuetarët” që zakonisht kanë ndonjë biznes të vogël, ndonjë tip tregtie, preferojnë një partenre seksi për shumë më tepër se për një herë të vetme. Oferta të natyrës “Unë mund të të ndihmoj ekonomikisht, nëse lidhesh me mua” janë të pëlqyera sidomos nga gra të reja me probleme social-ekonomike, por edhe nga një kategori studentesh, pasi fitimi është më i madh, sesa për 1 orë sex me para në dorë. Ku i dihet? Ndoshta këto janë gjuetaret, dhe ata preja.

Shqiptarët kanë tendenca pedofilie, i martojnë vajzat që 15 vjeç. Problemin e parë e kemi me mentalitetin, pastaj me ligjin

Pedofilët në Chat, u lënë takime dashurie edhe 12-vjeçareve

Marrëdhëniet seksuale që në gjimnaz, madje edhe 9-Vjeçare, tregues për “tregun” e pedofilëve

Në Shqipëri nuk ka struktura antikrim që të hetojnë në labirinthet e internetit. Kështu që, këtu më tepër se kudo tjetër, ndihen të qetë pedofilët. Po, po. Në sitet shqiptare të chatit, mund të takosh persona të tillë, që ndoshta as vetë nuk u ka shkuar ndër mend, se janë pedofilë (pasi u duket se të tillë janë vetëm ata, që shkojnë me fëmijë 6 vjeçarë, dhe jo me 12 vjeçare në pubertet). Disa djem u lënë takime dashurie vajzave 10-15 vjeçare, dhe nuk frenohen aspak nga mosha që ato u thonë. Duke përmendur shprehjen e një shkrimtareje të njohur shqiptare, “meshkujt shqiptarë janë pedofilë. U pëlqen të bëjnë dashuri me vajza të njoma 15 vjeçe”, (që merr shkas edhe nga vargjet e një kënge popullore “Ti je hana 15”,) tani shumë prej tyre mund ta gjejnë veten brenda kësaj dëshire. Dhe nuk është fjala vetëm për djem 15- 17 vjeç, që janë edhe vetë minorenë. Psikologët me kohë kanë konstatuar, se marrëdhëniet seksuale po fillojnë gjithnjë e më herët, dhe se po masivizohem qysh në shkollë të mesme. Mësuesit e pohojnë gjithashtu: nxënësit e tyre kanë nisur jetën seksuale….Madje, edhe në shkollat 9-vjeçare ka të dhëna që flasin për minorene, që tashmë e kanë provuar “mollën e ndaluar”. Ndonëse nuk ka asnjë statistikë zyrtare apo më saktë, një studim, se sa përqind e vajzave e kanë humbr virgjërinë pa hyrë në gjmnaz dhe sa të tilla përpara se të kenë arritur maturën, qoftë edhe i përfytyruar në minimumin e tij, ky fenomen tregon se një pjesë e meshkujve preferojnë marrëdhëniet me minorene, marrëdhënie të cilat ligji i dënon.
Por, sa persona janë dënuar me akuzën e marrëdhënieve me minorene, krahasuar me numrin e atyre vajzave nën 18 vjeç, që tashmë janë futur në botën e seksit?...
Një person akuzohet për pedofili, rëndom në rastet kur denoncohet nga prindërit ose fëmija, për përdorim dhune. Por mashtrimi dhe seksi me një fëmijë, qoftë edhe me dëshirën e tij, ka mbetur i pandëshkuar në këtë vend. Përveç rasteve ekstreme, kur në trupin e fëmjëve gjenden shenja dhune, në pjesën më të madhe, aktet seksuale me minorene kalojnë pa denconcim, pa u deklaruar si krime. Madje edhe nga opinioni i gjerë, gati është harruar, se të hysh në marrëdhënie dhe me një 17-vjeçare, duhet të përballesh me ligjin. Për të mos folur për atë pjesë të opinionit, që përbëhet kryesisht nga popullsi fshatare e ardhur nga zona të thella dhe popullsi rome, të cilët largojnë vajzat nga shkolla që në klasën e pestë ose të gjashtë dhe i martojnë përpara se të kenë mbushur moshën 18 vjeç. Edhe vetë martesat me minorene dëshmojnë për këtë kulturë të dobët të shumë familjeve, që i fut vetë- vajzat e vogla në jetën seksuale. Kjo tregon, se ne shqiptarët, problemin e parë e kemi me mentalitetin dhe pastaj me ligjin.

Manjakët e seksit dhe ata që CHAT i bën manjakë
Para disa kohësh u mësua historia e një manjaku seksual, i cili u linte takime nga kodrat e liqenit vajzave, me anë të njoftimeve në një gazetë. Por në internet, këto rreziqe janë edhe më të mëdha, pasi një manjak mund të kontaktojë edhe brenda një dite, me dhjetëra vajza dhe t u lërë takime. Ende nuk ka sinjale për raste të tilla mashtrimesh dhe përdhunimesh, por shumë besojnë se interneti po kthehet në një manovër edhe për manjakët në Shqipëri.
Por jo gjithnjë, manjakët janë edhe përdhunues. Disa prej tyre rrinë gjithë ditën në chat dhe msn, duke masturbuar pas bisedave me ju, madje, edhe pas një fjale të paqëllimshme të lëshuar, pas një fotoje tuajën, pas një detaji që atyre u mjafton për të “përfytyruar” se po e bëjnë me ju. dhe, do të ishit shumë e degustuar po ta dinit këtë.
Chat me anonimatin dhe gjuhën e shfrenuar rrezikon të kthejë në manjakë seksualë minorenët dhe adoleshentët djem e vajza, që e frekuentojnë atë pa doganë. Shpesh, ata humbasin kohë me biseda erotike, pas të cilave bëhen gjithnjë e më të fiksuar, duke lënë mënjanë aktivitete dhe detyrime të përditshme. Chat i përngjan një tregu të madh seksi, ku i riu në fillim hutohet, pastaj nuk e kupton se si fillon dhe bie pre e fantazive mbi seksin, të cilat deformojnë imazhin për jetën e vërtetë në çift dhe për dashurinë. Ndodh jo rrallë një ndryshim fiziologjik i parakohshëm, që i nxit ata të fillojnë seksin në një moshë të papërshtatshme. Nëse interneti kthehet në një obsion të fëmijëve tuaj, duhet të dyshoni se ai po shndërrohet në një obsion seksual. Pra, mendojeni edhe këtë.

Gjuha e Chatit
Nicket, fantazi pa fund, çfarë përfaqësojnë
Nicki apo pseudonimi, që çdo anëtar i chatit përdor, të mbledhura në një rregjistër përfaqësojnë një tematikë interesash dhe vetë pskologjinë e chatuesve. Me pak nuhatje, mund të dallosh nga nicku, se personi që kërkon të të flasë, është një adoleshent apo ka një moshë më të pjekur. Ndonjëherë ai identifikon veten si homo, si i martuar ose si beqar. Nicki mund të përmbajë një datë që tregon moshën ose vitin e lindjes, vendin nga përdoruesi flet ose origjinën e tij, ndoshta ndonjë pasion apo divizë të tijën, një personazh të preferuar apo një model, një metaforë apo hiperbolë me të cilën do të tregojë cilësitë e tij. Jo rrallë, shpreh direkt kërkesë për seks ose për një aventurë më të gjatë. Disa prej nickeve (pseudonimeve) përmbajnë doza romantizimi, apo vargje që e bëjnë më të besueshme, se bashkebiseduesi është minoren. Fraza, reklama, copëza nga realiteti i bashkangjiten këtyre nickeve, duke sjellë një mesazh se me cilin person ke te bësh, edhe pse nuk është tërësisht kështu, edhe pse nicki mund të jetë jo rrallë, vetëm një emër që nuk thotë asgjë veç gjinisë, ose një bashkim i pakuptimtë shkronjash. Por sa më të çuditshme që janë nicket, aq më e sigurt është, se ato janë të djemve më të rinj dhe pse jo, të harakatëve. Nicket e vajzave janë më të pakta, sepse adhe ato janë më të pakta, dhe kanë të gjitha ngjyrat kuptimore si nicket e meshkujve si femër që të djeg”, çokollata”, “mami qeflie”, “shamikuqja”, “karamelja”, “pa tanga në msn”, etj.
Nicket (pseudonimet) dhe zhargoni i chatit ka sjellë një model të ri gjuhës së shkruar, i cili duhet hulumtuar dhe për frazat e veçanta dhe figuracionet e pazakonta që mbart. Pse jo, mirë apo keq, CHAT po çliron nga ngurtësia për t u shprehur me shkrim shumë njerëz, që në shkollë nuk do të ishin në gjendje të lidhnin qoftë edhe dy fjali të vetme. Në fund, të fundit, ai po u mëson të rinjve, disa klishe të formulimit të mendimit që disa mund t i zhvillojnë vetë më tej.

Disa nga nicket e Chat

Engjëll në Ferr
Ai qjfliu jom
Babë Myslymi
M_për lidhje sekrete
Seleksioniste
Djal Serioz
syjeshili_nanes
SEX ne MSN
Beqari_ 38
Dekani
Profesori
Enver Hoxha
Psikologu
terapi_sexi
i vetmuari
Të bëj të qash
Di Caprio
djali_usa
dua_f_qeflie
Enigmatiku
Kafshoje buzën bebi
Hot_m
harrami
first_class
Flori_unik
KATILI
Frojdi
Don Zhuani
I kënaq femrat
M_22cm
Boss-tr
Goca nuk gjen babi
babi 33
i martuari mëkatar
i prekshëm
Kërkoj f_25-35vj
Ledi me tanga
T i gris tangat
kukulla barbi
Fshima lotin
Made In Gallata
m_perfect
paguaj per sex
puzzle
Dashuria në parajsë
Romantik_ 25
i thjeshti
Top model
Tano Karidi
Vajzë e vërtetë

Homoseksualët, “surpriza” e bisedave erotike

Të gjitha do t i gjeni në Tiranën tonë të konraditës, ku brenda saj gëlon edhe Chat. Nëse hyn për herë të parë, nuk do ta kuptosh menjëherë, se një djalë që të kërkon për të folur, ty që je vetë djalë, nuk ka asnjë interes tjetër, përveç prapanicës tënde. Mund të kujtosh, se këtu mund të të flasë kushdo natyrshëm, si në jetën e përditshme, e pse jo, të të ftojë një shok për një orë futboll. Por në chat gjëra të tilla janë të papara. Ata, që nuk janë homoseksualë apo lesbike, nuk klikojnë asnjëherë mbi adresën e një personi të të njëjtit seks (veçse për lojë). Ndërsa personat e orientuar drejt seksit të tyre, ndodh të shkruajnë “gay” ose “less”, për të tërhequr vëmendjen e “llojit” të tyre. Zakonisht këta individë që e përdorin chatin për të gjetur partnerë të të njëjtit seks, shkaktojnë nervozizëm dhe neveri tek të tjerët dhe e kanë kuptuar këtë gjë. Pse jo, edhe panik, pasi asnjëherë nuk mund të jesh i sigurt, se po bën një bisedë intime, me një person të seksit tjetër. Zakonisht, për të hequr këto dyshime, djemtë sidomos kërkojnë “garanci” nga kamera ose nga celulari, edhe pse këto garanci mund të shërbejnë si pretekste, për të acancuar komunikimin me personin tjetër. Kjo ndodh edhe për faktin, se në chat ka shumë më tepër meshkuj se femra, dhe disa prej meshkujve, duke mos pasur mundsi të flasin me vajza, “argëtohen” me djem të tjerë, duke “ndërruar” gjininë.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›