ISHP: “Epidemi gripale, merrni vaksinën antigrip”
Autori i Lajmit: red.
Periudha shtator-nëntor, vlerësohet si më e përshtatshmja për kryerjen e vaksinës antigrip dhe e vetmja mënyrë që krijon uljen e qarkullimit të gripit sezonal në vend, duke shmangur një epidemi të mundshme. Mundësia për ardhjen e një virusi gripal, që rrezikon më shumë të vegjlit dhe të moshuarit, lidhet me ndryshimin e shpejtë të temperaturave dhe hyrjen në stinën e vjeshtës. "Fluksi i infeksioneve respiratore të rrugëve të frymëmarrjes rrezikon të shtohet, ndaj nevojiten masat për të shmangur komplikacionet që sjell gripi", - tha shefi i sektorit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP), Dritan Ulqinaku. Gripi i zakonshëm ende nuk ka shpërthyer në Evropë, por Shqipëria si një vend i hapur, ku njerëzit qarkullojnë në të gjithë botën, mundëson importimin e virusit. Disa farmaci kryesore në Tiranë thonë se këto ditë, kur temperaturat kanë pësuar një luhatje të menjëhershme, kërkesat për vaksinë janë rritur. "Që tani, mjekët e familjes dhe të shëndetit publik kanë nisur sensibilizimin në popullatë për përdorimin e nevojshëm të vaksinës kundër gripit, e cila, nëse merret brenda periudhës tetor-nëntor, krijon mbrojtje të mjaftueshme nga gripi",- theksoi Ulqinaku. Pavarësisht se sëmundja infektive e gripit konsiderohet e lehtë, ajo ka kosto të lartë humane dhe ekonomike, si për qytetarin, ashtu dhe për shtetin. Sipas burimeve të ISHP-së, kostot mujore në rastin e një epidemie të rëndë gripale në vend për trajtimin e sëmundjes, mund të arrijë në rreth 10 milionë dollarë. Përdorimi i vaksinës anti grip është një mënyrë më efektive në plan shëndetësor dhe ekonomik, pasi një vaksinë kushton mesatarisht 7-10 dollarë. Gjatë vitit 2007, në Shqipëri u prekën nga sëmundja e gripit rreth 10 mijë persona.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008