E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasuria e Dritan Dajtit, prokuroria nis kontrollet

Ekzekutori i katër punonjësve
të Policisë së Shtetit në pasditen
e 7 gushtit të këtij vitit,
dyshohet se ka prona e llogari
bankare të majme. Prokuroria e
Përgjithshme dyshon se Dritan
Dajti mund të ketë kryesuar një
aktivitet kriminal gjatë arratisë
gjashtëvjeçare dhe paratë e fi tuara
në mënyrë të paligjshme i ka investuar
në biznese e pasuri të paluajtshme
në Tiranë e Durrës. Zyra
e sekuestrimeve në Prokurorinë e
Krimeve të Rënda ka fi lluar veri-
fi kimet dhe ka depozituar në çdo
bankë të nivelit të dytë në Shqipëri
një kërkesë, ku kërkohet informacion
nëse Dajti, bashkëshortja apo
rrethi i ngushtë familjar zotërojnë
pasuri të paluajtshme. Nëse po,
do të kërkohet çdo faturë apo e
ardhur që mund të zbardhë nëse
pronat janë ngritur nga të ardhura
kriminale, apo nga të ardhura të
tjera. Krahas bankave, prokuroria
kërkon informacion në zyrën e
Hipotekës së Durrësit e Tiranës,
nëse prindërit dhe vëllai i Dajtit
zotërojnë pasuri të paluajtshme.
E njëjta procedurë është realizuar
për të arrestuarin tjetër për masakrën,
Ergest Xhaxhin.
Kontrolli
Prokuroria ka identifikuar
si "fortesa" të Dritan Dajtit një
sërë banesash në disa qytete të
Shqipërisë, madje në to është
ushtruar edhe kontroll. Nga
hetimet ka rezultuar se Dajti
frekuentonte një sërë banesash
e lokalesh në Tiranë, Durrës, Fier
e Lushnjë, ku banojnë familjarët
dhe miqtë. Verifi kimeve të prokurorisë
nuk do t‘u shpëtojnë as
banesat e familjarëve të afërt të
Dajtit, si banesa e prindërve në
rrugën "Mine Peza", banesa e
bashkëshortes në rrugën "Myslym
Shyri", ku banonte gruaja
dhe kunati i tij, tashmë i arrestuar,
Ergest Xhaxhi. Gjithashtu, zyra e
sekuestrimeve në prokurori do të
marrë të gjitha informacionet nga
hipoteka për banesën ku ndodhi
edhe masakra në zonën e plazhit
në Durrës, si dhe një nga banesat
e familjarëve të bashkëshortes në
Lushnjë dhe një shoku në Fier.
Për banesën në qytetin e Durrësit
ka dyshime se prona është në një
emër tjetër, megjithatë do të veri-
fi kohet çdo e ardhur nga është
ngritur një pasuri e tillë. Prokuroria
thotë se prona është bllokuar
dhe pritet që në të të ushtrohet
kontroll për dokumente që mund
të hedhin dritë mbi pronësinë e
saj. Fakti se mobilimi i banesës
në katin e gjashtë të pallatit ka
ngritur dyshimet se prona ishte
e Dritan Dajtit.
Hetimet
Puna e organit të prokurorisë
po përqendrohet kryesisht në
mënyrën e ekzekutimit të katër
punonjësve të policisë, ndërsa
një dekonspirim i mundshëm i
operacionit për kapjen e Dajtit
apo implikimet e ndonjë zyrtari
të policisë do të verifikohen
bashkërisht. Prokuroria ka sekuestruar
dhjetëra dokumente nga
policia për planin operacional,
ndërsa një vëmendje e madhe po
i kushtohet këqyrjes së telefonave
të Dajtit, si dhe rezultateve të
tabulateve. "Hetimet ndaj Dajtit
po vazhdojnë për zbardhjen e të
gjithë ngjarjes së 7 gushtit, ku u
vranë katër agjentë policie dhe po
punohet për identifi kimin e personit
të katërt që është arratisur
nga vendi i ngjarjes", thanë burimet
zyrtare të organit të akuzës.
Sipas tyre, në banesën e Dajtit
në Durrës janë administruar dhe
mbajtur në procesverbal disa
sende të sekuestruara, si këllëfi
i një pistolete, disa shkresa që
fl asin për kontratën e shtëpisë ku
ai strehohej dhe disa dokumente
të makinës me të cilën po udhëtonte
Dajti, kunati i tij Xhaxhi dhe
i vrari tashmë, Mara.

Avokati kërkon takim me Dritan Dajtin

Avokati Arben Qeleshi, që mbron interesat e Dritan
Dajtit, është paraqitur dje në Prokurorinë e Krimeve të
Rënda, ku ka zhvilluar një takim me hetuesit e çështjes.
Sipas burimeve nga prokuroria, Qeleshi ka kërkuar leje
për të takuar klientin e tij në Spitalin e Burgut në Tiranë,
për të përgatitur mbrojtjen në sallën e gjyqit. Gjithashtu,
Qeleshi është interesuar edhe për zhvillimin e hetimeve,
ku jo të gjitha faktet i janë servirur. Mësohet se avokati
nuk ka marrë ende një përgjigje nëse do ta takojë apo
jo Dritan Dajtin, ndërsa mësohet se ai do të njoftohet
zyrtarisht. Prokuroria mund të refuzojë që Dajti të takohet
me familjarët gjatë kohës që është nën hetim, por ai ka
të drejtë të takohet me avokatin.

Personi "i arratisur", një i kërkuar i bandave të Durrësit

Prokuroria ka dalë në përfundimin
se Dritan Dajti ka pasur
një shoqërues të tretë gjatë ekzekutimit
të katër punonjësve të
Policisë së Shtetit, të cilët kishin
shkuar për ta prangosur, ndërsa
ka ngritur dyshime se ai është një
person i kërkuar si bashkëpunëtor
në bandat e Durrësit. Emri i tij
nuk bëhet i ditur për arsye hetimi,
ndërsa kanë nisur verifi kimet për
gjurmët e lëna në makinën "Tuareg",
ku ndodhi përplasja midis
grupit të Dajtit dhe punonjësve
të policisë. Prokuroria ka fakte se
personi ka çarë rrethimin e policisë,
duke u shpëtuar prangave.
Nga hetimet është bërë i mundur
ndërtimi i identikitit të përafërt
të "shokut" të Dajtit, i cili falë
rrëmujës ka mundur të shpëtojë
nga arrestimi. Prokuroria thotë se
personi i katërt misterioz ndodhej
në makinë me të arrestuarin
Dajti, kunatin e tij Ergest Xhaxhin
dhe të vrarin Ledion Mara. Nga
rindërtimi i skemës së ngjarjes
dhe akt-ekspertimeve mjekoligjore
të katër agjentëve, grupi
hetimor i prokurorisë ka arritur
në përfundim se të katër agjentët
dhe shtetasi Ledion Mara janë
vrarë nga plumbat e dy pistoletave
të Dritan Dajtit. I pari që
është qëlluar me plumb në kokë
ka qenë drejtuesi i grupit, Festim
Xhani. Në këtë pikë të aksionit ka
pasur debate. Sipas prokurorisë,
i ndjeri Xhani ka pasur kartën
e identitetit të policisë në dorë
dhe ka shqiptuar fjalët: "Policia,
dorëzohuni", kur është afruar
dhe ka hapur derën e parë të
pasagjerit të "Tuareg"-ut. Plumbi
e ka marrë në kokë anash, duke
e rrëzuar përdhe. Pas vrasjes së
Xhanit, Dajti është kthyer në
krahun tjetër të dritares së pasme,
ku po qëndronte kryeinspektori
Saimir Duçkollari. Ka shkrepur në
drejtim të tij katër plumba, duke e
lënë të vdekur. Më pas ka zbritur
nga makina, nga dera e pasme
e krahut të djathtë. Pak metra
pas makinës ka parë "ushtarin"
e tij, Ledion Mare, të shtrirë në
tokë, duke u lidhur nga agjenti
Altin Dizdari. Në drejtim të tyre
ka shkrepur dy pistoletat, duke
qëlluar agjentin në kraharor dhe
Maren. Të dy mbetën të vdekur.
Pas këtyre shkrepjeve, Dajti ka
lëshuar pistoletën tip "Revolver"
në tokë dhe ka qëlluar me pistoletën
tjetër, tip "Glock", agjentin
Kastriot Feska. Ky i fundit ishte
kapur për krahësh me personin
e tretë që shoqëronte Dajtin.
Feska është qëlluar mbrapa shpinës.
Pasi ka qëlluar Feskën, i
shumëkërkuari Dajti ka shkrepur
edhe disa plumba mbi një makinë
të parkuar aty afër dhe më pas
ka fi lluar të largohet me ecje në
drejtim të plazhit. Nga një derë
aty pranë ka dalë një fëmijë, që
është qëlluar në ecje e sipër nga
Dajti, duke mbetur i plagosur
në këmbë. Më pas ka tentuar të
ndërrojë karikatorin e pistoletës
"Glock". Në atë moment është
qëlluar nga tre plumba, një në
krah, një në kraharor poshtë
shpatullës dhe një në këmbë.
Plumbi i fundit e ka rrëzuar përdhe.
Ndërkaq, në krah të makinës
"Tuareg", agjentët e tjerë kishin
mundur ta arrestonin kunatin e
Dajtit, shtetasin Ergest Xhaxhin,
pa shumë rezistencë, ndërsa nuk
mundën të vinin në pranga personin
e katërt. Hetuesit e Krimeve
të Rënda kanë marrë në pyetje
agjentët e policisë, si dhe dëshmitarë
okularë, që kanë treguar
detaje nga fiziku i personit që
është larguar. Nga krahasimet
është ndërtuar një identikit dhe
dyshohet se personi i arratisur
mund të jetë një i kërkuar i bandave
të Durrësit, të cilat prej dy
vitesh po gjykohen në Gjykatën
e Krimeve të Rënda.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›