E Shtunë, 31 Tetor 2026

COIN - ITALIAN DEPARTMENT STORE HAPET NË TIRANË

Breaking Views

Coin sjell markat më të njohura të veshjeve italiane, në qendrën moderne ABA Business Center, projektuar nga Studio Comi Grupi Coin, lider në tregun e modës në Itali, hap të premten të parin department store në Shqipëri në bashkëpunim me ABA Trade. Për këtë është zgjedhur pikërisht ABA Business Center, një ndërtesë e standarteve bashkëkohore në qendër të Tiranës.

Për të përshëndetur bashkëpunimin midis Coin dhe ABA Trade në konferencën për shtyp e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe ambasadori Italian z. Saba D’Elia i cili i vuri theksin marrëdhëniëve të mira midis dy vendeve. Ai përgëzoi ABA Trade për investimin dhe afrimin e Coin në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Coin z. Francesco Sama, u shpreh se ishte i lumtur për praninë e Coin në Tiranë. Ai bëri një parqitje të shkurtër të Grupit Coin dhe u shpreh entuziast për atë që klientët do të gjejnë tek Coin. “Në department store që Coin do hapë në Tiranë, qytetarët do të ndjejnë atmosferën e një dyqani të madh italian. Aty do të ofrohen më shumë mundësi zgjedhjeje të markave më të njohura italiane si dhe tendencave të reja të stinëve me çmime të pranueshme” u shpreh ai.

Znj. Hasnie Kasneci, administratore e ABA Trade u shpreh se “Coin Tirana Department Store, ndodhur në qendrën ABA Business Center, është ndër projektet më ambicioze të kompanisë sonë ABA Ttrade. Për realizimin e këtij projekti janë shpenzuar shumë energji nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. ABA Trade i dhuron kështu sot Shqipërisë dhe veçanerisht kryeqytetit shqiptar një qendër tregtare mjaft moderne, e para dhe e vetmja në llojin e vet.”

Grupi Coin, që operon në tregun italian dhe atë ndërkombëtar me markat COIN dhe OVS industry, numëron 540 dyqane në qytetet më të bukura italiane dhe në kryeqytetet kryesore jashtë saj dhe tashmë sjell edhe në Tiranë stilin italian të veshjes dhe dekorimit të shtëpisë.

Coin, një emër mjaft i njohur, ka zgjedhur të operojë në një godinë me arkitekturë bashëkohore siç është ABA Business Center. Coin do të shtrihet në një sipërfaqe prej më shumë se 5000 metrash katrorë në 5 kate. Grupi i punës që është marrë me kurimin e mjediseve të brendshme ka krijuar një koncept të veçantë, duke përdorur forma dhe materiale të personalizuara që përputhen me cilësitë e markave dhe identitetin e tyre.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›