COSMOTE mbi 15 milionë abonentë
• COSMOTE MOBILE TELECOMUNICATIONS S.A. bën të ditur se, në fund të vitit 2007, numri i abonentëve të saj në pesë shtetet e Evropës Juglindore ku shtrin aktivitetin kjo kompani, kaloi shifrën 15.5 milionë, duke tejkaluar në këtë mënyrë objektivin e parashikuar për vitin 2009. “COSMOTE, 10 vjet pas fillimit të veprimeve, është më e fortë se kurrë. COSMOTE, me mbi 15.5 milionë abonentë dhe një paketë konkurruese produktesh e shërbimesh që u përgjigjen nevojave të sotme të konsumatorëve, shënon ritmin më të lartë të rritjes në sektorin e telekomunikacionit në Evropë. Objektivi ynë i ri, në përputhje me rrugën e deritanishme të suksesshme të kompanisë, është që brenda tre viteve t’u shërbejmë pothuajse një në dy konsumatorëve në zonën ku shtrijmë aktivitetin”, është shprehur nëndrejtori i Përgjithshëm i “COSMOTE Group”, zoti Michael Tsamaz.