Promocioni, për festa shkoni në Londër
• Udhëtimi drejt Londrës është më i shkurtër nëse zgjedh kompaninë ajrore “British Airways”. Në të vërtetë Londra prej kohësh ka qenë një nga qytetet më romantike të botës.Sa për ta vërtetuar këtë, hidhini një sy ekranit të kinemasë suaj më të afërt, ku për dekada, kamera ka fiksuar joshjen magjike të këtij qyteti të paharrueshëm nga përrallat moderne të dashurisë dhe romancës si “Notting Hill” apo “Love Actually”. Me ajrin e freskët dhe të qartë dhe me premtimin e pranverës krejt aty afër, dita e “Shën Valentinit”, është koha perfekte për të zbuluar Londrën me njeriun tuaj të zemrës. Dhe nuk janë të pakta gjërat që mund të shihni apo të bëni, duke filluar nga një darkë romantike, një shfaqje në “West End”, apo edhe një shëtitje dorë për dore përgjatë bregut të lumit, nën vështrimin e njëri-tjetrit përmes Tamizit drejt Tower Bridge-it.