E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilla për të përballuar sindromën premenstruale

• Humor i keq, humbje energjie, irritim.. janë disa nga shenjat e asaj që përkufizohet si “sindromë premenstruale”.AIDA MALAJ Janë gati 30 % e grave në moshën fertile, që ankojnë të tilla shqetësime, duke ndikuar në jetën e përditshme të tyre. Në një intervistë për “Panorama”, mjekja gjinekologe, Kozeta Mustafaraj shpjegon pse ndodh ky fenomen, kur duhet ndërhyrë me medikamente dhe cilat janë “sekretet” për t’i përballuar sa më lehtë këto shqetësime:Doktoreshë, çfarë është sindroma premenstruale?Pjesa më e madhe e grave në moshën fertile, me ardhjen e menstruacioneve ankojnë se kanë një “përzierje” ndjesish të vështira për t’u përkufizuar. Janë gati 12.6 deri 30 % e grave, që ankojnë një kuadër simptomash jo shumë specifik, që shumë prej tyre mund të hasen dhe në patologji të tjera. Këto shfaqen disa ditë deri 2 javë, përpara ciklit menstrual dhe përmirësohen apo zhduken plotësisht me nisjen e ciklit.Si mund ta kuptosh se vuan nga kjo sindromë?Nuk ekzistojnë teste laboratorike në gjendje të diagnostikojnë sindromën premenstruale. Diagnoza bazohet vetëm në karakterin ciklik, mujor, në shfaqjen e simptomave: nëse shfaqen zakonisht javën që paraprin menset; nëse përmirësohet apo zhduket plotësisht me fillimin e ciklit. Cilat janë shkaqet e shfaqjes së sindromës premenstruale?Shkaqet nuk janë shumë të qarta. Për shumë kohë ka ekzistuar teoria e luhatjeve hormonale, por nga studimet e fundit, shfaqja e këtyre shqetësimeve lidhet më tepër me ndryshimet e nivelit të beta-endorfineve dhe serotoninës, (një neuro-transmetues), mungesa e të cilëve ndikon në shfaqjen e shenjave me sferën emotive (irritim, ndryshim humori, depresion). Gjithsesi duhet theksuar se sindroma premenstruale, nuk është sëmundje dhe nuk shkaktohet nga anomali të organeve të brendshme apo nga deficite hormonale. Sindroma premenstruale nuk është e pranishme te të gjitha gratë. Ka faktorë risku të cilët ndikojnë në shfaqjen e këtyre shqetësimeve?Studimet që janë bërë në botë, nuk kanë treguar për një lidhje të fortë mes shfaqjes së simptomave të sindromës premenstruale dhe faktorëve si: niveli ekonomik, arsimor, përdorimi i kontraceptivëve, apo statusi civil dhe mëmësia. Faktor risku janë konsideruar stresi, mbipesha dhe gjendja shëndetësore e përgjithshme jo e mirë. Gratë të cilat kanë sëmundje të tjera  kronike kanë më shumë predispozicion për të shfaqur simptoma të sindromës premenstruale, sidomos në rastet kur kanë probleme me ankthin apo vuajnë nga depresioni. Kur duhet të mjekohen këto shqetësime?Shpeshherë shenjat nuk janë kaq të rënda sa të kërkojë një trajtim specifik: sindroma në këtë rast është lehtësisht e njohur, dhe e “diagnostikueshme” nga vetë pacienti. Por te disa gra, sindroma premenstruale ndikon në jetën e përditshme, në punë dhe në sjelljet sociale, për shkak të shqetësimeve. Në këto rrethana është e domosdoshme një ndihmesë terapeutike e përshtatshme. Shpeshherë vetëm një ndryshim i lehtë në dietë apo në stilin e jetës, ulja e konsumit të alkoolit apo të kafeinës, përveç se të cigareve, e bëjnë simptomat premenstruale më të përballueshme. Në disa raste rekomandohen medikamente. Zakonisht rekomandohet vitaminë B6, që këshillohet në trajtimin e simptomave që lidhen me sferën emotive, mjaft të mirë janë diuretikët, që ndihmojnë në trajtimin e edemës, apo dhe pilulat kontraceptive. RekomandimeDieta: fruta, fibra dhe pak kripë Gjatë ditëve që i paraprijnë menstruacioneve janë të shpeshta “episodet” e shtimit të oreksit, të karakterizuara shpesh nga dëshira për ëmbëlsira: çokollatë, tortë, etj. Kjo mendohet se lidhet me uljen e sheqerit në gjak dhe ndryshimet e nivelit të serotoninës. Faktorë që ndikohen nga mënyra e ushqyerjes. Prandaj është e rekomandueshme të ndiqet dieta e përshtatshme. Ushqimet më të rekomandueshme janë ato që përmbajnë karbohidrate komplekse: cereali dhe drithërat si: makaronat, orizi, buka e crackers, apo dhe perimet: si fasulet, bathët, thierzat, etj. Eshtë e rëndësishme dhe marrja e sasive të duhura të kripërave minerale, si kalciumi dhe magnezi. Kalciumi ndihmon në parandalimin e kontraktimit muskular dhe krampeve. Ndërsa magnezi ndihmon në lehtësimin e krampeve të uterusit. Ky i fundit mund të gjendet në: bananet, perimet me gjethe jeshile: spinaq, sallatë, karçofi, kungull. Duhet të evitohet kripa, sepse favorizon akumulimin hidrik dhe pijet me bazë kafeine si: kafe, çaj, dhe koka-kola.Mjaft të mira janë frutat, sidomos molla dhe dardhët, sepse favorizojnë kalimin intestinal dhe ndihmojnë në uljen e problemeve me kapsllëkun apo fryrjen abdominale, karakteristikë për këto ditë.Krampet dhe dhimbja e kokësNë rastin e dhimbjeve të kokës dhe krampeve rekomandohet kalcium. Niveli i kësaj kripe pëson ulje gjatë ciklit, dhe një suplement me bazë kalciumi ndihmon në funksionimin më mirë të muskujve dhe të fibrave nervore. ANKESATSIMPTOMA FIZIKE- Dhimbje gjoksi - Ndjesi fryrjeje - Ënjtje të fytyrës, barkut dhe gishtërinjve - Shtim në peshë - Dhimbje koke - Ndryshime në oreks - Akne dhe probleme të tjera me lëkurën - Kapsllëk ose diarre - Rigiditet muskulor ose të kockave - Dhimbje të përgjithshme, sidomos në shpinë - Krampe/dhimbje barku - Dhimbje koke, migrenëSIMPTOMA PSIKOLOGJIKE- Luhatje të humoritdhe depresion - Dëshirë përtë qarë - Lodhje, përgjumje - Tension, irritim - Vështirësi në përqendrim - Ndryshimenë dëshirat seksuale - Shqetësimeme gjumin - Agresivitet- Humbje e vetëkontrollit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›